Home Aktualitet Arrest shtepie per Fatmir Kajollin, trafikanti i lidhur me ministrat

Arrest shtepie per Fatmir Kajollin, trafikanti i lidhur me ministrat

658
0

Gjykata e Fierit ka dhënë masën ‘arrest shtëpie’ për Fatmir Kajollin, anëtarin e Këshillit Bashkiak të Fierit, i cili u arrestua dy ditë më parë për llogari të dejtësisë italiane. Vendimi u dha sot nga gjyqtari Gentian Hamitaj, ndërkohë që vetë Prokuroria e këtij qytetit kishte kërkuar po të njëjtën masë sigurie.

Më 9 prill anëtari i Këshillit Bashkiak të Fierit, i përfolur për lidhjet e tij të ngushta me politikanë mjaft të fuqishëm në vend, u ndalua në afërsi të një lokali përpara Bashkisë. Arrestimi i Kajollit u bë për qëllim ekstradimi në shtetin fqinj, ku ai është dënuar nga dy gjykata, në Romë dhe Milano, me 16 dhe 24 vite burg nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.

Emri i Fatmir Kanjollit nuk është i panjohur për opinionin publik shqiptar dhe jo vetëm, pasi ai është cilësuar në një prej kabllogrameve të Wikileaks-it, si mik disa ministrave të qeverisë “Berisha”. Në kabllogramin e datës 18.03.2009, të hartuar nga ambasadori i asaj kohe Xhon Widhers, me titullin “Kriminelët bëjnë ligjin në parlamentin shqiptar”, përmendet dhe emri i Kajollit si një prej personave që bashkë me 2 ministra kanë krijuar një skemë për të liruar të burgosurit dhe për t’i përdorur ata si të fortë në zgjedhje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here