TIRANE – Një gjimnaziste është hedhur nga kati i dytë i shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku shkak për këtë mësohet se ka qenë dëshira e adoleshentes me iniciale K.H. për të lënë mësimin që të takonte të dashurin e saj.
Gjimnazistja u dërgua me urgjencë në spital, ku nga të dhënat e para bëhet e ditur se si pasojë e hedhjes, e dëmtuara ka ka thyer dorën. Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.