Home Aktualitet Degjohen 2 shperthime te fuqishme ne Durres, avionet e Natos kalojne shpejtesine...

Degjohen 2 shperthime te fuqishme ne Durres, avionet e Natos kalojne shpejtesine e zerit

566
0

139863DURRES– Sqarohet misteri i shpërthimit në Durrës. Mësohet se shpërthimet janë prodhuar nga shpejtësia e fluturimit të dy avionëve ushtarakë italianë, të cilët ishin duke shoqëruar një avion civil gjerman të dyshimtë. Si pasojë e shpejtësisë së fluturimit është krijuar në “boom sonic”. Avioni civil gjerman nuk iu përgjigj Kullës së Kontrollit ajror, duke ngritur edhe dyshime, çka bëri që avionët ushtarakë italianë ta shoqëronin.

Sipas shpjegimeve nga autoritetet ushtarake u sqarua emergjenca e ndodhur me avionin gjerman.

Rreth orës 16:00 u raportuan dy shpërthime të fuqishme të dëgjuara në zonën e Currilave në Durrës.

Mësohet se shpërthimet e ndodhura në Durrës janë dëgjuar deri në Kavajë dhe Shijak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here