Home Aktualitet Xhuvani shoqerohet ne gjykate nen masa te rrepta sigurie

Xhuvani shoqerohet ne gjykate nen masa te rrepta sigurie

652
0

xhuvani2Kostandin Xhuvani, djali i ish-deputetes Luiza Xhuvani dhe shoku i tij Erald Sida kanë mbërritur rreth orës 10:30 në Gjykatën e Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë. Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” pasi sipas dosjes së saj, Xhuvani është gjetur fajtorë për vrasjen e 4 personave në të gdhirë të 4 nëntorit në lokalin e natës “Ante Grand”. Ndërsa 24-vjecari Sida akuzohet për ndihmë të autorit në krim dhe për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit.

Gjykata i caktoi Xhuvanit avokat Violen Çelnikun. 26-vjecari Xhuvani kishte kërkuar që mbrojtjen e tij ta bënte avokati Ardian Leka, me të cilin është përfaqësuar në proceset e tjera, por ky i fundit nuk e ka pranuar cështjen. Madje gazetarët, të cilët kanë ndjekur seancën ndaj Xhuvanit vetëm minutat e para, në ambientet e jashtme të gjykatës kanë hasur avokatin Leka i cili ka thënë se nuk e ka marrë këtë cështje. Seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj Kostandin Xhuvanit dhe Erald Sidës zhvillohet me dyer të mbyllura.

Sipas prokurorëve të gjitha deklarimet e administruara në dosje nxjetrin se personi që ka qëlluar me armë zjarri është shtetasi Kostandin Xhuvani. Ky i fundit ka qëlluar direkt dhe pa paralajmërim mbi  Edison Jahon, i cili ndodhej në një tavolinë tjetër në lokal natën kur ndodhi masakra.  Më pas me një plumb në kokë është qëlluar dhe shoku i tij Enea Xhaj, që ndodhej në një tavolinë me Jahon. Gjashtë plumba që ka marrë në kokë Edison Jaho, sipas prokurorisë kanë qënë të gjithë tejshkues dhe për pasojë kanë vrarë dhe shtetasin italian Paolo Azola, dhe Arbër Demiraj, djalin e ish-prokurorit Skënder Demiraj i cili, ndodhej në një tavolinë me grupin e Xhuvanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here