Home ShowBiz “Miss Dhoqina”, pushime me te dashurin ne Jug te Shqiperise

“Miss Dhoqina”, pushime me te dashurin ne Jug te Shqiperise

570
0

delinda-zhupa1

Delinda Zhupa është aktorja simpatike e spektaklit “Portokalli”, e cila qëlloi menjëherë në shenjë me personazhin tipik, Miss Dhoqina Shtrëmbari. Me paruke të verdha, e pesë fjalë në fjalor, Delinda ka bërë shumë fansa për vete me humorin e saj, ndërsa përfaqëson fenomenin “Miss” në Shqipëri, ose ndryshe vajzën e bukur, por që s’di të lidhë dy fjalë. Shumë pak e njohin atë në jetën reale, në të cilën është krejt ndryshe, brune, e bukur dhe shumë e shkathët. Për herë të parë Delinda na prezanton me partnerin e saj të zemrës, i cili po ashtu ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Arteve, në degën Kostumografi-Skenografi.

delinda-zhupa2

Njihesh si Miss Dhoqina, personazhi me impaktin më të madh në kohë shumë të shkurtër në “Portokalli”. Cili ishte bilanci yt i mbylljes së sezonit televiziv?
Sezoni televiziv i “Portokallisë” ka qenë shumë i bukur, plot emocione e sukses. Ndihem e kënaqur me personazhin e Miss Dhoqinës, pasi goditëm në shenjë brenda një sezoni. U pëlqye shumë nga publiku karakteri i vajzës Miss, së cilës po t’i japësh mikrofonin, nuk di të lidhë dy fjalë. Ndërkohë që po punojmë për një tjetër sezon të goditur televiziv.

delinda-zhupa3

Shumë foto të bukura në rrjetet sociale ndërsa je me pushime. Ku po argëtohesh këtë verë?
Pushimet po i kaloj me partnerin tim të zemrës, i cili quhet Eldo Disha, kunatën Aselda dhe bashkëshortin e saj. Pushimet do t’i përshkruaja si një turne të vërtetë që nisi nga Dhërmiu për të vazhduar në Jalë, Himarë, Sarandë, Ksamil dhe një vizitë dy-tri orë në plazhin e virgjër të Gjipesë, pranë Shpellës së Pirateve. Me pak fjalë, po shijojmë gjithçka në brigjet e Jugut.

Për herë parë po njihemi me të dashurin tënd të zemrës. Si nisi kjo lidhje?
Ka disa vite që jemi të dashuruar, por së fundi e kemi bërë publike lidhjen tonë. Jemi njohur në Universitetin e Arteve, ku jemi diplomuar të dy. Është një histori shumë e bukur dashurie, dhe ne tani po e shijojmë në maksimum.

delinda-zhupaJeni në të njëjtën moshë, apo keni diferencë?
Jo, kemi vetëm dy vite diferencë moshe. Eldo është 27 vjeç, ndërsa unë jam 25.

Si ndihet ai pranë një aktoreje humori në profesion si ti?
Ndihet shumë mirë. Ai më mbështet dhe më përkrah, madje më jep dhe ide në punën time. Nisur nga fakti që është dhe vetë artist, ai natyrisht që e kupton shumë mirë profesionin tim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here