Home Ekonomi Kuponi tatimor,kush perjashtohet nga detyrimi per prerjen

Kuponi tatimor,kush perjashtohet nga detyrimi per prerjen

269
0

Çdo e dhënë nga kasat e instaluara fiskale do të përcillet “on line”, sipas teknologjisë së re të licencuar, tek organet vendore të Tatimeve çdo ditë. Krahas ruajtjes dhe dërgimit të të dhënave tek Tatimet, tashmë kasave do t’iu instalohet një pajisje që regjistron në mënyrë të pavarur të gjitha lëvizjet që do të bëhen nga biznesi. Në rastet e anulimit të kuponit tatimor, subjekti duhet ta ruajë atë deri në momentin e raportimit në organet tatimore. Krahas regjist-rimit të shitjeve, me anë të kasës fiskale biznesi do të bëjë një raport, që në fund të ditës do t’i niset administratës tatimore. Pjesë e raportit do të jetë numri i klientëve dhe xhiroja ditore. Krahas kësaj, biznesi është i detyruar të raportoje edhe mënyrën se si është bërë pagesa. Pjesë e raportimit do të jetë edhe sasia e parave që janë në arkë në fund të ditës, nga e cila do të verifikohet se sa pagesa janë bërë me para në dorë (cash) dhe sa në formë elektronike. Kuponi tatimor nuk do të jetë i detyrueshëm për shitësit në tregjet e miratuara nga pushteti vendor, ata që janë ambulantë, apo bizneset që ndodhen në zonat e thella malore me popullsi më të ulët se 300 banorë, por me kushtin që të mos jenë zona turistike. Kupon, gjithashtu nuk do të presin as pronarët e autobusëve e furgonëve.

Previous articleLuan Rama: Zgjidhja e krizes, e bazuar ne kushtetute.
Next articlePS: Berisha refuzoi,ne ishim dakort

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here