Home Politike Luan Rama: Zgjidhja e krizes, e bazuar ne kushtetute.

Luan Rama: Zgjidhja e krizes, e bazuar ne kushtetute.

788
0

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, tha dje se ekzistojnë hapësira për kompromis për zgjidhjen e krizës politike, e cila mund të vijë vetëm bazuar në Kushtetutë. “Këmbëngulja e ndërkombëtarëve dhe investimi i tyre i vazhdueshëm dhe mosreshtja, duke apeluar që palët politike në Shqipëri të gjejnë një zgjidhje është padyshim edhe ajo çfarë duhet të bëjnë aktorët politikë. Hapësirat për kompromis janë, por që të shohim këto hapësira duhet të kuptojmë se në një shtet të së drejtës demokratik dhe ligjor çdo gjë fillon dhe mbaron me respektimin e Kushtetutës”, u shpreh zyrtari i lartë i LSI-së. Rama komentoi dje gjatë një konference për mediat pretendimet se janë paraqitur drafte për zgjidhjen e krizës, për sa kohë palët qëndrojnë larg tryezës së dialogut. “Kam përshtypjen se ky qëndrim është spekulativ, sepse draftet rrëzohen apo pranohen kur palët janë ulur në tryezën e dialogut. Nga pozicione in-ekstremis apo nga bunker partish nuk mund të gjykojmë dhe nuk mund të konkludojmë se cili draft është pranuar apo cili draft është rrëzuar. Unë e quaj spekulim këtë qëndrim për sa kohë që palët, dhe këtu kam parasysh Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste, si dy partitë që kanë numrin më të madh të deputetëve në Kuvend, nuk janë ulur ë tryezën e dialogut, nuk janë ulur në një proces jo vetëm bashkëpunues, por edhe transparent të gjykimit të drafteve apo alternativave që gjykojnë, atëherë nuk mund të shprehemi me të tilla qëndrime, që akuzojnë njërën palë dhe kërkojnë të nxjerrë jashtë përgjegjësisë ata vetë”, u shpreh Luan Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here