Home Aktualitet Korrupsioni ne tender,le policet pa uniforma verore.

Korrupsioni ne tender,le policet pa uniforma verore.

997
0

TIRANE – Anulimi disa herë i tenderëve të uniformave për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, është bërë shkak që mjaft prej gardianëve të mbeten pa uniforma. Ankesat vijnë nga vetë efektivët e burgjeve, të cilët pohojnë se një pjese të konsiderueshme të tyre u mungojnë uniformat zyrtare verore, këmishë dhe pantallona, çka i detyron që të përdorin vetëm uniformat që disponojnë bluza dhe pantallona. Shkak për mungesën e uniformave në magazinat e Burgjeve është bërë anulimi i tenderëve të uniformave në Ministrinë e Brendshme në dhjetor të vitit të kaluar pasi u arrestuan disa zyrtarë dhe biznesmenë të përfshirë në një aferë korruptive 125 mijë euro. Arrestimi i tyre solli anulimin e tenderit me 14 lote që në total shkonte në 170 milionë lekë të reja. Një nga lotet e tenderit përcaktonte blerjen e uniformave për policët e burgjeve. Ndërkohë policë të burgjeve ankohen se për shkak të temperaturave të larta e kanë të domosdoshme disponimin e më shumë se një uniforme, por mungesat bëjnë që të përdorin kamishat me mëngë të gjata apo të sajojnë uniforma nga veshjet civile të përafërta. Po kështu burime të tjera pohojnë se situata pritet të zgjidhjet së afërmi, pas realizimit të tenderëve për uniformat e burgjeve dhe furnizimin e magazinave të Burgjeve me këto mallra. Sipas tyre, janë shumë pak ata efektivë të burgjeve që nuk disponojnë uniforma rezervë pasi pjesa më e madhe prej tyre janë furnizuar rregullisht me të gjithë llojet e uniformave të domosdoshme. Të paktën uniformat dimërore, dhe mjetet e tjera të efektivëve të burgjeve mësohet se janë plotësuar që nga viti i kaluar. Po kështu bëhet e ditur se mungesa e uniformave dhe mjeteve të tjera vërehet kryesisht nëpër paraburgime, ku personeli policor kryesisht është rekrutuar i ri, pasi më parë administroheshin nga Ministria e Brendshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here