Në sheshin përpara Katedrales së “Shen Shtjefinit” në Shkodër, janë duke u bërë përgatitjet e fundit për kremtimin e Meshës Solemne së Lumturimit të 38 Martirve të Kishes Katolike.
Mesha, e cila do mbahet të shtunën do kremtohet nga Eminenca e Tij, Kardinal Angelo Amato në praninë e zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të Vatikanit.
Në vigjilje të Lumturimit të 38 Martirëve është përkujtuar 26-vjetori i meshës së parë pas përmbysjes së regjimit komunist në Varrezat e Rrmajit, kremtuar nga Dom Simon Jubani.
Ndërkohë ne sheshin e Kadetrales në Shkodër kanë filluar të mbërrijnë grupe besimtarësh dhe nga jashtë kufijve.
“Jemi një grup prej 50 personash që vijmë nga provinca e Udines që jemi munduar të kontribojmë për Famullinë e Shkodrës dhe kemi ardhur për të ndjekur meshën e Lumturimit të 38 Martirve. Jemi të kënaqur është një atmosferë shumë e ngrohtë”, thotë Bianca Rossa.
Policia e Shkodrës, në një njoftim për media ka bërë të ditur se të shtunën në shesh priten të jenë rreth 10.000 përsona dhe janë marrë një sërë masash teknike dhe organizative për sigurimin e rendit para, gjatë dhe pas zhvillimit të aktivitetit.
Kështu rruga kryesore për te Katedrialia do jetë e bllokuar për lëvizje dhe parking automjetesh si dhe rrugët dytësore që të shpien për te Katedralia do jenë të bllokuara për automjetet. Gjithashtu policia kërkon mirëkuptimin e njësive tregtare në zonën ku do zhvillohet aktiviteti që të mbyllin dyqanet nga ora 06.00 deri në përfundimin e aktivitetit.