![brace 1](https://lajmetshqip.com/wp-content/uploads/2010/07/brace-1-300x214.jpg)
“Qeveria nuk ka para për shkak të krizës dhe për shkak të atyre që u morën për nevoja elektorale”- ka thënë Braçe, duke krahasuar një për një rritjen që do u bëhet pensioneve të fshatit, qytetit dhe suplementare, duke i vënë përballë faturat dhe pamundësinë për përballimin e jetesës.
“Një pjesë e popullit emigrant në Greqi, nën panikun e krizës greke paratë e kursimeve i depozituan këtu, por qeveria ka rritur huamarrjen e brendshme.
Qeveria nuk po mbledh dot para, 12.4 miliardë lekë të reja më pak nga plani për shkak të akcizës”- tha ai.
Pas tij, ka reaguar ministri i Financave, Ritvan Bode, duke premtuar se pas rritjes së pensioneve do të rriten edhe pagat. “Rritja është shprehje e shëndoshë e financave në vend. Ne do të rrisim pagat minimale me 5.6% krahasuar me ato ekzistuese, kurse maksimalet vetëm me 2%. Shërbimi civil do të përfitojë rritje 2-7%”- tha Bode, duke shtuar se vetëm për qershorin Doganat kanë tejkaluar realizimin e të ardhurave, me 2.3 miliardë lekë të mbledhura më shumë se qershori i vitit të shkuar.