Home Shendetesi Muzika i ben mire zemres

Muzika i ben mire zemres

905
0

music-heartNjë provë mjaft e rëndësishme për efektin pozitiv që ka muzika e preferuar tek shëndeti  vjen nga një studim i vogël, por shumë interesant i  paraqitur në kongresin vjetor të Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë të mbajtur në Amsterdam.

Studimi tregon se: kur një pacient i sëmurë nga zemra dëgjon një melodi të ëmbël dhe të këndshme mund të përmirësohet gjëndja e përgjithshme e tij dhe ti zgjerohen arteriet. Shoqërimi i kësaj muzike me disa ushtrime aerobike sjell rezultate edhe më të mira.

Kur ju thonë se muzika është terapi, jemi para një të  vërtete shkencore. Eksperimenti është kryer mbi 74 pacientë me sëmundje të arterieve koronare të zemrës dhe tregoi se dëgjimi i melodisë së preferuar mund të ketë një përfitim të rëndësishëm në sëmundjet e zemrës.
Njërëzit e përfshirë në eksperiment kanë qënë të ndarë në tre grupe, grup i parë i është nënshtruar  ushtrimeve gjimnastikore për tre javë të shoqëruara me muzikë për rreth 30 minuta në ditë, grupi i dytë ka dëgjuar vetëm muzikë ndërsa grupi tjetër ka kryer vetëm ushtrime gjimnastikore.

Grupi i parë, pas përfundimit të periudhës së provës dhe matjes së parametrave , tregoi përmirësim të përgjithshëm prej 39 për qind, 19 për qind grupi i dytë dhe i treti  29 për qind, duke treguar në mënyrë të qartë një rol më të madh të sportit, por edhe një ndikim  të rëndësishëm  të  terapisë së muzikës.

Siç është shpjeguar nga autorja e studimit,  Marina Delijanin Iliq, Instituti i Kardiologjisë, Universiteti i Nishit në Serbi, “rritja e funksioneve të endoteliumit (ind që vesh enët e gjakut), për të cilën ndihmon  muzika vjen nga prodhimi i endorfinave nga truri, një element i cili  e përmirëson shëndetin e enëve të gjakut. Prodhim i endorfinës është i lidhur me një ndjenjë  kënaqësie dhe mirëqenie  si pasojë e një përvojë të këndshme emocionale si dëgjimi i një muzike të këndshme që e bën të lumtur pacientin duke përmirësuar njëkohësisht edhe kuadrin klinik të tij.”

Një studim tjetër i publikuar në Cochrane Systematic Revieë tregoi se muzika ka fuqinë të ulë presionin e gjakut dhe rrahjet kardiake duke ulur njëkohësisht edhe nivelin e ankthit tek pacientët me sëmundje të zemrës.
Rëndësia e muzikës duhet parë në kontekstin e përgjithshëm të rëndësisë së psikologjisë dhe lidhjes mes përvojës së gëzueshme dhe shëndetit.

Në këtë kuptim pak rëndësi ka lloji i muzikës. Sipas autorëve të studimit,  gjëja më e rëndësishme është që muzika të jetë e këndshme për pacientin, në varësi të një shije shumë personale. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për të kuptuar se mendja dhe gjendja emocionale ushtrojnë një pushtet tashmë të njohur në trup dhe nuk janë vetëm notat që e vërtetojnë këtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here