Home Aktualitet Belleair drejt falimentit, ngelen ne Verona 200 pasagjere

Belleair drejt falimentit, ngelen ne Verona 200 pasagjere

636
0

belleairKompania e fluturimeve ajrore “Belle Air” bën me dije se është e detyruar të pezullojë përkohësisht fluturimet e saj. Shkak për këtë masë sipas kompanisë është bërë situata ekonomike.

“Pas tetë vjet operimesh të susksesshme nga Shqipëria drejt destinacioneve Evropiane dhe anasjelltas, kompania “Belle Air” është detyruar të pezullojë përkohësisht fluturimet e saj. Arsyet që na çuan në këtë pezullimim janë situata e përgjithshme ekonomike, rënia e fuqisë blerëse, reçesioni në tregjet kryesore ku operojmë, si edhe bllokimi prej më se 18 ditësh i të gjitha llogarive bankare të kompanisë “Belle Air””,- bën me dije kompania.
Nderkohe ne Verona te Italise mesohet se jane bllokuar rreth 200 pasagjere qe kishin prere bileten per ne Tirane diten e djeshme.
Belle Air ristrukturohet: Gjatë kësaj periudhe kompania “Belle Air” do të rinisë një proçes ristrukturimi për t’u rikthyer së shpejti me shërbime dhe çmime më të lira në tregun shqiptar. Në këtë proçes kompania “Belle Air” fton të gjithë investitorët shqiptarë e të huaj të marrin pjesë për ripërtëritjen e kësaj historie suksesi të biznesit shqiptar.

Mbrojtja e pasagjerëve dhe rimbursimi i biletave
“Belle Air” sqaron se me ndihmën e kompanisë ajrore italiane Blue Panorama, do të ofrojë mundësinë e mbrojtjes nëpërmjet blerjes së biletës me një çmim tarife mbrojtje të gjithë pasagjerëve me bileta “Belle Air”, duke filluar nga 25.11.2013 nën markën Loë Cost Blu Express të kompanisë Blue Panorama Airlines nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, ofertë që varet nga sasia e vendeve të mbetura në shitje dhe destinacioni i përzgjedhur. “Për të vazhduar procedurat ju lutemi telefononi në +355 42 390 111.

Të gjithë pasagjerët qe kanë prerë bileta nëpermjet kartës së kreditit dhe që kërkojnë rimbursimin e biletave, duhet të kontaktojnë me bankat që kanë lëshuar këto karta krediti dhe të paraqesin kërkesën së bashku me referencat e biletës.
Për të vazhduar procedura të tjera rimbursimesh ju lutem kontaktoni në 355 42 390 390.

Të gjithë klientët “Belle Air” dhe kushdo që dëshiron të blejë një biletë nga Tirana drejt Bergamos (Orio Al Serio), Bolonjës, Milano Malpensa, Romë Fiumicino, Pizës, Venecias dhe Veronës dhe anasjelltas, mund të telefonojnë në qendrën e kontaktit Blue Express të Blue Panoroma Airlines +39 06 959 86666 ose të vizitojnë faqet web: www.blu-express.com, www.blue-panorama.com”,- sqaron kompania.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here