Home Politike Presidenti, kandidati Hoxha. PD voton sot PRO, PS nuk paraqitet

Presidenti, kandidati Hoxha. PD voton sot PRO, PS nuk paraqitet

629
0

Parlamenti pritet të votojë sot, në raundin e katërt, kandidaturën e zotit Artan Hoxha si president i ri i vendit, i propozuar nga mazhoranca. Kryeministri Berisha mblodhi sot herët grupin PD për të informuar mbi negociatat e zhvilluara mbrëmë në kryesinë e Kuvendit e deklaroi: Do votojmë Artan Hoxhën. Rama i pasinqetë. Në lojë hyri dhe Nano. Nga selia rozë grupi parlamentar i PS-se deklaron: Nuk do jemi në seancë. Pritet mbledhja e komisionit të ligjeve i cili do të trajtojë nga ana ligjore plotësimin e kushteve të përcaktuara në Kushtetutë dhe më pas do të depozitojë në seancë një raport. Në ora 10:00- 10- 30 Votimi ne Parlament.

PS VENDOS: NUK DO MARRIM PJESE NE VOTIM
Ora 09: 20 Grupi i PS pak minuta më parë ka vendosur të mos marrë pjesë në votimin e sotëm për presidentin e ri. Vendimi në mbledhjen e orës 9.00.
Deputeti socialit Erion Braçe nëpërmjet komentit në rrijetin social Facebook i ka bërë thirrje institucioneve shqiptare të verifikojnë e kandidatit të mazhorancës për president. “Institucionet shtetërore të Republikës duhet të verifikojnë dhe çertifikojnë figurën e kandidatit për President! Pra të verifikojnë e certifikojnë “pastërtine e tij”!! Ne nuk mund teë kemi një President peng!! Nëse Presidenti është peng, Republika është peng, gjithë zinxhiri institucional do jetë peng!”, deklaron Braçe.

BERISHA MBLEDH GRUPIN PD: RAMA I PASINQERTE, NE LOJE HYRI DHE NANO
Kryeministri Sali Berisha deklaron se nga mazhoranca kishte bërë të gjitha përpekjet, për arritjen e një konsensusi në tryezën e mbrëmshme me kreun e opozitës Edi Rama por ishte “e pamundur të bindje Ramën për një kandidature.

“Si duket ai vuan nga misoginia. Në greqishten e lashtë është urrejtje e grave. Po të vijë puna tek personat, më parë kalon detin me këmbë sesa nxjerr një person konsensual me të. Mbrëmë më thoshte të kthehemi te modalitetet, ndërkohë që më kishte thënë më përpara më sill dy tre emra, se se ke bërë mirë me Zaganjorin. Më kishte dërguar 10 herë fjalë, sill 3-4 emra. Është shumë i pasinqetë. Ka mungesë të jashtëzakonshme sinqeriteti kur flitet për personat. Erdhi problemi te Artan Hoxha, këtij i tha se ka bërë avokaturën e qeverisë, ky zotëria ka bashkëpnuar me socialistët për reformat, ka bashkëpunuar me ne po për reformat, jo, tha se nuk i plotëson kriteret e tij”- informoi kryeministri deputetët e grupit PD.

Berisha bëri të qartë se në tryezën e mbrëmshme ishin hedhur për diskutim dhe një kandidaturë tjetër, përfshi dhe ajo e zotit Nano, për të cilin Berisha kishte bërë të qartë qëndrimin e tij, ndërsa një aleat, kishte ngurruar.

“Hyri dhe zoti Nano në lojë dhe e bukosi për kandidaturat. Për fat të keq ndonjë aleat i yni u ngatërrua. Unë absolutisht e kisha bërë të qartë kandidimin e Nanos. Unë sugjerova garën me përfaqësuesit tonë më të mirë, dhe ai me përfaqësuesit e tyre, dhe kush do fitonte, por s’e pranonte. 3 orë për të arritur një marrëveshje por nuk deshti.”- tha Berisha.
Më tej Berisha deklaroi se grupi PD do të votonte në seancë Artan Hoxhën, i bindur se ”do të jetë shërbëtor i denjë i qytetarëve të vendit të tij. Ka një formim poliedrik në shkollimin e tij. Ka të gjitha aftësitë për ta përmbushur me dinjitet detyrën më të lartë të shtetit. Sot do votojmë për Artan Hoxhën. Mbyllim procesin më të rëndësishëm”.

NUMRAT NE KUVEND
Partia Demokratike ka 66 deputetë, 4 të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Dy të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, dhe 1 nga Partia Republikane. Deputetët Gazmend Oketa. Dritan Prifti dhe Kastriot Islami janë të pavarur. Partia Socialiste ka 63 deputetë dhe 1 deputet ka Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut

NEGOCIATAT E SE DIELES U MBYLLEN PA KONSENSUS
Takimi i nisur në 19:00 ne kryesine e Kuvendit mes Ramës, Berishës, Metës e Idrizit përfundoi pa konsensus. Mazhoranca con në Kuvend kandidaturën e analistit Artan Hoxhes. Lideri i opozites deklaroi se ishte i pamundur konensusi, pais Berisha e sakrifikoi atë për një emër. Rama: Berisha sakrifioi konsensusin për një emër. Berisha: Rama refuzoi një tjetër kandidat para Zaganjorit dhe Artan Hoxhës. Meta: Kandidati ynë zyrtar analisti, Artan Hoxha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here