Artan Hoxha tërhiqet nga gara presidenciale. “Politika nuk do shoqerine civile”. PD i rikthehet listes se mbremshme. Patozi para mediave: Do votojme Bujar Nishani. Dule e Idrizi: Mazhoranca deshtoi, Rama të kandidojë Nanon. Kreu i PS: Votojmë Nanon nëse do ishte kandidat konsensual. Qeveria po tallet e ben diversion me emrin e Nanos. Kadare propozoi gjeneral Lleshin. Nano: Kandidatura e Nishanit gafë kushtetuese
NANO: KANDIDATURA E NISHANIT, GAFE KUSHTETUESE
Ora 16:05 – Kandidati i vetëshpallur për president, Fatos Nano, e ka cilësuar kandidaturën e ministrit të Brendshëm Bujar Nishani nga ana e mazhorancës si “një gafë e rëndë kushtetuese dhe rrezikon të kthehet në një shkelje të rëndë kushtetuese”.
Sipas Nanos, Kushtetuta e Shqipërisë thotë se “një Ministër i Kabinetit Qeverisës nuk mund të kandidojë për President në rast se ai nuk ka dhënë më parë dorëheqjen. Dhe dorëheqja e tij ka vlerë ligjore vetëm pasi është pranuar me drekt nga Presidenti i Republikës, për t’u votuar nga Kuvendi”.
Nano shtoi gjithashtu se “ministri kandidat për president e ka të pamundur sipas Kushtetutës që të votojë për veten në Kuvend në cilësinë e tij si Deputet”.
Nano i kërkoi “shumicës qeverisëse që të mos e thellojnë krizën” e “të respektojë e vlerësojë me qetësi e seriozitet të thellë thirrjen e vazhdueshme të partnerëve tanë euroatlantik për të mos e kthyer procesin e zgjedhjes së Presidentit në një proces të zgjedhjes së një Ministri të Kabinetit”.
VASILI: MBËSHTESIM BUJAR NISHANI
Ora 13:44 – Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili deklaroi se kjo parti do të mbështesë emrin e Bujar Nishani si kandidat për president, për të shpëtuar vendin nga zgjedhjet e parakohshme dhe për të respektuar marrëveshjen e vitit 2009 me PD.
“Për muaj të tërë LSI ka kontribuar në mënyrë active për ndërtimin e një procesi transparent, por edhe për t’I dhënë frymëmarrje të gjithë aktorëve. LSI duke vlerësuar procesin do të mbajë pozicion në respect të Kushtetutës. Por, ne kemi një marrëveshje politike me PD që nga shtatori 2009”, tha Vasili.
RAMA: DO VOTONIM NANON NESE DO ISHTE KONSENSUAL
Ora 13: 40 Kryetari i Partisë Socialiste deklaron se PS do të votojë Fatos Nanon nëse do të ishte kandidat konsensual. Duke folur për tryezën e mbrëmshme Rama tha se qeveria po tallet e po bën diversion me Fatos Nanon. “Me Fatos Nanon qeveria po bën diversion e po tallet. Me Fatos Nanon po bëhet diversion i pashembullt ndaj PS. Nuk dua të komentoj se me sa seriozitet është hedhur emri i tij në tavolinë. Ju siguroj se seriozitet la shumë për të dëshiruar. Ia kemi thënë në sy e publikisht mund ta konsideronim nëse do të ishte një emër konsensual, që është qartësisht e pamundur. Nano nuk mund të jetë kandidat sepse PS ka një parim …Fatos Nano ka ikur nga PS kohë më parë. Kemi respektuar zgjedhjen e tij dhe në funksion të vetëofrimit kemi mbajtur një qëndrim coherent, nëse do të lexohej si consensus nuk do të ishim pala që do thyenim konsensusin.”- tha Rama në një prononcim për top channel. Rama pranoi se është e vërtetë që është bërë propozim nga shkrimtari Ismail Kadare, se propozimi mjaft i arsyeshëm që i jep zgjidhje konsensusit” ndërkohë që në media u përfol se emri i hedhur nga PS ishte gjenerali Sandër Lleshi.
Rama tha për top channel se “zgjedhjet e parakoshme të ardhura nga kriza e presidentit nuk janë gjërat që do të uronim para kërcënimit me humbjen e statusit të vendit kandidat dhe zgjedhjet e vitit të ardhshëm”
RAMA: NUK PRANOJMË MINISTRIN SI PRESIDENT
Ora 13: 15 – PS ka paralajmëruar se nuk do të pranojë emrin e Bujar Nishanit si kandidatin e rradhës së mazhorancës për president. Kryetari Edi rama tha gjatë një conference për shtyp se zgjidhja e emrit duhet të jetë në funksion të së ardhmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve. “Po vërtetohet akjo që kemi thënë në fillim. Rruga e arsyes është ajo që I con palët drejt nja candidature që merr mbështetje. Rruga e krizës largon Shqipërinë nga provimit i 12 tetorit në Bruksel dhe e fut vendin në rreth vicioz”, tha Rama. Kryesocialisti argumentoi sërish pse nuk dha konsensus për Artan Hoxhën.
“Kandidatura e Artan Hoxhës nuk kishte asnjë mundësi që ne të jepnim mbështetjen. Kriza po thellohet dhe ajo është edhe një shans për të dalë prej saj përmes një hapi të ri në drejtim të kundërt me inercinë e krizës. Është e mundur që spiralja e krizës ta përpijë tërësisht mundësinë e Shqipërisë ta hedhi hapin drejt familjes europiane. E papranueshme që një ministët të bëhet president dhe një president të behet ministër”, tha Rama.
ARTAN HOXHA: U TERHOQA SEPSE POLITIKA NUK DO SHOQERINË CIVILE
“Deri pas mbledhjes se mbrëmshme kam shpresuar se procesi presidencial do te mbante frymën minimale të mirëkuptimit dhe konsesualitetit, madje dhe sot ne mëngjes pasi kam marrë me qindra e qindra mesazhe urimi një pjesë e mirë e të cilave më kanë ardhur nga individë brenda dhe pranë partisë socialiste, kam vazhduar të shpresoj se procesi presidencial premtonte ende mirëkuptim dhe konsensus, por duke parë qëndrimet e eksponnetëve socialistë dhe pranë tuye të cilët filluan të përdorin me agresivitet dhe egërsi të gjitha llojet e akuzave të bajatosura në këto 22 vite, përfshi shpifje dhe shantazhe arritën në përfundimin se procesi presidencial nuk mund të ketë as minimumin e civilizimit dhe të, dhe aq më pak të vullnetit të mirë për zgjidhje të arësyeshme dhe konsesuale. Arrita të kuptoj se në procesin presidencial për shkak të interesave politike nuk lejohet të kontribuojne faktorët civilë. Unë e kam ndjekur nga shumë pranë procesin presidencial, kam komentuar dhe pak shkuar në favor në favor të zgjdiejs së arësuysheme djhe konsesuale. Mendova të kontrbuoj në instancën e fundit për të njëtin qëllim, por për gjithcka cfarë shpjegova më lart deklaroj se nuk mund të se nuk mund të jem më pjesë e vazhdimit të këtij procesi, i cili me sa duket paralajmëron furtunë”.
IDRIZI: PS TE KANDIDOJE FATOS NANON, META MBREME ISHTE DAKORD PER NANON
Ora 12: 53 Kreu i PDIU-së i bën thirrje PS të kandidojë liderin e saj historik për postin e presidentit. Në tryezën e mbrëmshme, Idrizi bëri të qartë se kishte propozuar kandidaturën e Nanos. Një propozim i tillë kishte gjetur dakordësi nga Meta ndërsa Rama e kishte kundërshtuar. “Edhe në takimin e djeshëm e kërkova këtë. Në një moment diskutimi kërkova që kandidat të jetë Fatos Nano. Një figurë e spikatur që ka marrë dakordësi dhe ka axhendë të BE. Më vjen keq që nuk e mora mbështetje nga PS. Pati një dakordësi nga Meta. PS ka kohë që ti ofrojë kandidimin Nanos. Më vjen keq që PS e cila e ka obligim, të madh e moral apeloi që PS të kandidojë liderin e vet historik, një figurë që e nderon të gjithë shqiptarët. Ne jemi pjesë e mazhoracës kemi dhënë dakordësinë për Nishanin, do preferonim një kandidat sa më konsensual. PS të kandidojë liderin e saj historik”- deklaroi Idrizi në prononcim për median. Idrizi ka firmosur kandidatin Hoxha dhe nuk mund të firmosë kandidaturë tjetër.
MALAJ:TË MOS NGUTEMI
Ora 12: 30 – Deputeti i PS-së Arben Malaj deklaroi se “Ps dorëheqjes së Hoxhës nuk ka nevojë të ngutemi. Liderët politikë të ulen të flasin e që presidenti i ardhshëm të jetë sa më kredibël. Krerët e të gjithë partive të ndjejnë përgjejgësinë e rrezikut që raundi i katër të shkojë në zero. Është mirë të diskutojmë për atë që është më e mirë për forcat politike e për vendin
OKETA: PROCESI JO NORMAL
Ora 12: 24 Kryetari grupit nismëtar Fryma e re Demokratike, Gazmendo Oketa deklaron “Nuk e di sesa procese pë zgjedhje të tilla do t’i vijnë në ndihmë integrimit. Përzgjedhja nuk duhet parë si një përzgjedhje për hatër të BE por për intersat e qytetarëve. Kemi shumë kohë që vëmendja është përqëndruar te procesi i zgjedhjes së presidentit. Një proces që rezulton jo normal, ndërkohë që qytetarët kanë probleme të tjera, kriza ekonomike thellohet dhe kriminaliti shtohet, në vend që të përqëndrohet këtu, kemi procese të tilla. Do të jemi këtu pasdite do të shohim nëse do të kermi apo jo kandidat tjetër”
DULE: VENDI NE PRAG KRIZE, TE KANDIDOJE NANO OSE ZGJEDHJE TE PARAKOHSHME
Ora 12:10 Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule deklaroi ne seline e Kuvendit se mazhoranca nuk mundi dot të zgjedhë asnjë president me 71 vota. Ndaj ai i ka bere thirrje kryesocialistit Rama te mbeshtesin emrin e Fatos Nanos per te shpetuar vendin nga kriza dhe mundesia e zgjedhjeve te parakoshme.
ARTAN HOXHA TERHIQET NGA KANDIDATURA, PATOZI: SOT DO VOTOHET NISHANI
Ora 12:00 – 13 orë pasi mori mbështetjen politike për të qenë kandidati i mazhorancës, Artan Hoxha njësoj si Xhezair Zaganjori është tërhequr nga gara për president. Ende nuk behen te dtiura arsyet.Kreu i grupit Kuvendor Patozi deklaroi për mediat se mazhoranca është e vendosur t’i japë vendit një president. Ai tha se mazhoranca do të paraqesë sot në Kuvend emrin e ministrit të brendshëm Bujar Nishani, i cili një ditë më parë ishte në listen e propozimeve mes PS e PD.
“Unë dëshiroj të konfirmoj lajmin që kandidatura e mazhorancës e propozuar mbrëmë është tërhequr nga gara. Por mazhoranca është e vendosur që ta bëjë vendin me President të Republikës dhe kandidatura tjetër do të jetë z. Bujar Nishani i cili është një nga emrat e propozuar edhe dje në tryezën e negociatave. Për shkaqe teknike seanca shtyhet dhe do të zhvillohet në orën 17.00”, tha Nishani.
ILIR META LARGOHET NGA SALLA E KUVENDIT
Ora 11:35 – Pasi ka dhënë firmën për Artan Hoxha, kreu i LSI, Ilir Meta është drejtuar për në sallën e Kuvendit ku ka qëndruar për gati 30 minuta. Mediat raportojnë se Meta është larguar nga salla e seancave pak minuta më parë
AMBASADA E SHBA: ARVIZU S’DO JETË NË VOTIMIN NË KUVEND. HOLTKEMPER LARGOHET NGA SALLA
Ora 11:15 – Ambasadori amerikan nuk do të jetë i pranishëm në seancën e sotme në Kuvend ku pritet të votohet kandidati zyrtar i mazhorancës, Artan Hoxha. Lajmi konfirmohet nga Ambasada Amerikanë në Tiranë, burime pranë së cilës deklaruan se Arvizu nuk do ta ndjekë votimin në sallë.
Prej kohësh, kryediplomati amerikan u angazhua për javë të tëra në takime me drejtuesit politikë në vend, duke bërë thirrje për një president konsensual. Raportohet se ambasadorja gjermane Carola Holtkemper pasi ka qëndruar për më shumë se 60 minuta në sallën e seancave plenare është larguar pak minuta më parë.
KOMISIONI I LIGJEVE ZYRTARIZON KANDIDATUREN E ARTAN HOXHES
Ora 10: 40 – 40 deputetë të PD dhe aleatëve kanë depozituar firmat e tyre në mbështetje të kandidaturës së Artan Hoxhës. Mes tyre, Patozi, Mediu, Idrizi, Tahiri, Meta e Tavo. Nuk figurojnë në listën e firmave Berisha e Topalli. Sekretari i Komisionint Viktor Gumi ka lexuar raportin, i cili shkon tani Kuvendit. Deputeti socialist Sajmir Tahiri ka deklaruar se institucionet shtetërore duhet të verifikojnë “pastërtinë” e kandidatit për president. Raporti është miratuar vetëm me votat e mazhorancës.
DEBATI NË KOMISIONIN E LIGJEVE PËR VERIFIKIMIN E PASTËRTISË
TAHIRI: Nuk ka dyshim që të mbajmë peshën e përgjegjësisë për këtë moment për vendin. Dëgjova relacionin e relatorit. Na është vënë përpara një CV e kandidatit. E konsideroj të pamjaftueshëm informacionin që kemi përpara në lidhje me kandidatin për president. CV ka të dhëna kontradiktore.
RUSMALI: Ne nuk bëjmë debat për të dhënat e individit
TAHIRI: Relatori të na thotë procedurën e verifikimit për kriteret si edhe na duhet më shumë informacion për disa të dhëna. Mbase na duhen të dhëna nga prokuroria e SHISH para se të kalojmë në votim. Kjo që kur të marrë detyrën ne të jemi të qetë, që të mos jetë i shantazhueshëm.
GUMI: Në rastin e shqyrtimit të kandidaturave, detyra e komisionit të ligjeve është e përcaktuar me vlerësimin e kritereve. Paralelizmi me procedura të tjera në këtë rast është i pavend.
DEPUTETËT FIRMËTARË
1. Astrit Patozi
2. Fatmir Mediu
3. Dashamir Tahiri
4. Ilir Meta
5. Vangjel Tavo
6. Shpetim Idrizi
7. Albana Vokshi
8. Kosta Barka
9. Sokol Olldashi
10. Ndue Paluca
11. Edi Paloka
12. Gerd Bogdani
13. Fatos Hoxha
14. Luan Skuqi
15. Ridvan Bode
16. Genc Ruli
17. Edmond Spaho
18. Igli Cara
19. Aldo Bumci
20. Majlinda Bregu
21. Mesila Doda
22. Fatbardh Kadilli
23. Lajla Pernaska
24. Besnik Dushaj
25. Lefter Maliqi
26. Arben imami
27. Adriana Gjonaj
28. Tritan Shehu
29. Myqerem Tafaj
30. Gjergji Papa
31. Lediana Aliolli
32. Spiro Ksera
33. Ramiz Cobaj
34. Bujar Nishani
35. Vasillaq Ngresi
36. Ilir Bano
37. Osman Metalla
38. Ismail Hoxha
39. Rrajmond Hoxhaj
40. Rrahim Çota
MAZHORANCA MBLEDH FIRMAT PËR ARTAN HOXHËN
Ora 10:15 – Në ambjentet e kryesisë së Kuvendit, deputetët e mazhorancës kanë nisur hedhjen e firmave për të zyrtarizuar Artan Hoxhën si kandidatin e tyre për President. Burime pranë mazhorancës konfirmojnë se pjesë e mbështetësve janë edhe Ilir Meta e Vangjel Tavo të LSI, të cilët kanë firmosur emrin e analistit Artan Hoxha.
PS VENDOS: NUK DO MARRIM PJESE NE VOTIM
Ora 09: 20 Grupi i PS pak minuta më parë ka vendosur të mos marrë pjesë në votimin e sotëm për presidentin e ri. Vendimi në mbledhjen e orës 9.00.
Deputeti socialit Erion Braçe nëpërmjet komentit në rrijetin social Facebook i ka bërë thirrje institucioneve shqiptare të verifikojnë e kandidatit të mazhorancës për president. “Institucionet shtetërore të Republikës duhet të verifikojnë dhe çertifikojnë figurën e kandidatit për President! Pra të verifikojnë e certifikojnë “pastërtine e tij”!! Ne nuk mund teë kemi një President peng!! Nëse Presidenti është peng, Republika është peng, gjithë zinxhiri institucional do jetë peng!”, deklaron Braçe. Këtë kërkesë PS do ta paraqesë edhe në mbledhjen e Komisionit të ligjeve.
BERISHA MBLEDH GRUPIN PD: RAMA I PASINQERTE, NE LOJE HYRI DHE NANO
Kryeministri Sali Berisha deklaron se nga mazhoranca kishte bërë të gjitha përpekjet, për arritjen e një konsensusi në tryezën e mbrëmshme me kreun e opozitës Edi Rama por ishte “e pamundur të bindje Ramën për një kandidature.
“Si duket ai vuan nga misoginia. Në greqishten e lashtë është urrejtje e grave. Po të vijë puna tek personat, më parë kalon detin me këmbë sesa nxjerr një person konsensual me të. Mbrëmë më thoshte të kthehemi te modalitetet, ndërkohë që më kishte thënë më përpara më sill dy tre emra, se se ke bërë mirë me Zaganjorin. Më kishte dërguar 10 herë fjalë, sill 3-4 emra. Është shumë i pasinqetë. Ka mungesë të jashtëzakonshme sinqeriteti kur flitet për personat. Erdhi problemi te Artan Hoxha, këtij i tha se ka bërë avokaturën e qeverisë, ky zotëria ka bashkëpnuar me socialistët për reformat, ka bashkëpunuar me ne po për reformat, jo, tha se nuk i plotëson kriteret e tij”- informoi kryeministri deputetët e grupit PD.
Berisha bëri të qartë se në tryezën e mbrëmshme ishin hedhur për diskutim dhe një kandidaturë tjetër, përfshi dhe ajo e zotit Nano, për të cilin Berisha kishte bërë të qartë qëndrimin e tij, ndërsa një aleat, kishte ngurruar.
“Hyri dhe zoti Nano në lojë dhe e bukosi për kandidaturat. Për fat të keq ndonjë aleat i yni u ngatërrua. Unë absolutisht e kisha bërë të qartë kandidimin e Nanos. Unë sugjerova garën me përfaqësuesit tonë më të mirë, dhe ai me përfaqësuesit e tyre, dhe kush do fitonte, por s’e pranonte. 3 orë për të arritur një marrëveshje por nuk deshti.”- tha Berisha.
Më tej Berisha deklaroi se grupi PD do të votonte në seancë Artan Hoxhën, i bindur se ”do të jetë shërbëtor i denjë i qytetarëve të vendit të tij. Ka një formim poliedrik në shkollimin e tij. Ka të gjitha aftësitë për ta përmbushur me dinjitet detyrën më të lartë të shtetit. Sot do votojmë për Artan Hoxhën. Mbyllim procesin më të rëndësishëm”.
NUMRAT NE KUVEND
Partia Demokratike ka 66 deputetë, 4 të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Dy të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, dhe 1 nga Partia Republikane. Deputetët Gazmend Oketa. Dritan Prifti dhe Kastriot Islami janë të pavarur. Partia Socialiste ka 63 deputetë dhe 1 deputet ka Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
NEGOCIATAT E SE DIELES U MBYLLEN PA KONSENSUS
Takimi i nisur në 19:00 ne kryesine e Kuvendit mes Ramës, Berishës, Metës e Idrizit përfundoi pa konsensus. Mazhoranca con në Kuvend kandidaturën e analistit Artan Hoxhes. Lideri i opozites deklaroi se ishte i pamundur konensusi, pais Berisha e sakrifikoi atë për një emër. Rama: Berisha sakrifioi konsensusin për një emër. Berisha: Rama refuzoi një tjetër kandidat para Zaganjorit dhe Artan Hoxhës. Meta: Kandidati ynë zyrtar analisti, Artan Hoxha