Home Aktualitet Bujar Nishani zgjidhet President me votat e mazhorances

Bujar Nishani zgjidhet President me votat e mazhorances

607
0

Bujar Nishani është Presidenti i ri i Shqipërisë. Ai ka marrë 73 vota nga mazhoranca, një kundër, ndërsa dy të tjera kanë qenë të pavlefshme. Anetari i sekretariatit, demokrati Viktor Gumi lexoi vendimin në vota të Kuvendit për zgjedhjen e Nishani si President i ri i vendit. Topalli: Se shpejti betimi i Kreut të ri të vendit.

HASHIM THACI URON NISHANIN
Ora 22.30-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Në telegramin e tij të urimit, kryeministri Thaçi ka thënë se ndjehet shumë i kënaqur me lajmin për zgjedhjen e tij për President të Republikës së Shqipërisë.Thaçi e ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë në emër të Qeverisë dhe emrin e tij personal, duke i dëshiruar sukses në punën tuaj, në krye të shtetit shqiptar.
“Zgjedhja juaj President i vendit Tuaj, është edhe një e arritur e demokracisë shqiptare dhe shenjë e gatishmërisë së Shqipërisë për të ecur e sigurt nga e ardhmja. Shteti shqiptar ka luajtur dhe luan rol të rëndësishëm në rajonin tonë, dhe çdo stabilitet, përparim dhe e arritur demokratike është fitore për qytetarët e Shqipërisë, për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë”, citohet të ketë thënë Thaçi.
Thaçi ka uruar Nishanin që mandati i tij presidencial të jetë i mbushur me arritje, fitore dhe suksese në të gjitha fushat, si në rrafshin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

SHBA: DO TA NDIHMOJME PER PAVARESINE INSTITUCIONALE
Ora 22:03 – Ambasada e SHBA i përcjell “urime të ngrohta Z. Bujar Nishani për zgjedhjen e tij sot si President i Republikës së Shqipërisë. Në postin e tij aktual dhe ato të mëparshme qeveritare, Z. Nishani ka shërbyer në mënyrë të respektueshme dhe të përgëzueshme, si dhe ka bërë shumë për të çuar përpara marrëdhëniet e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, thuhet në një njoftim për shtyp të Ambasadës së SHBA në Tiranë.

“Shtetet e Bashkuara i urojnë suksese Z. Nishani dhe presin me kënaqësi të punojnë me të për të çuar përpara arritjet demokratike të fituara gjatë 21 viteve të shkuara. Në veçanti, do të mbështesim përpjekjet e tij për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të ruajtur pavarësinë e institucioneve të Shqipërisë, dhe, së bashku me partnerë të tjerë ndërkombëtarë, për të realizuar aspiratat legjitime të popullit shqiptar për ta parë vendin të marrë vendin që i takon si një anëtar i integruar plotësisht në bashkësinë euro-atlantike”, përfundon njoftimi.

SEQUI: VENDIMTAR ROLI I TIJ NE INTEGRIMIN E VENDIT
Ora 20:05 – Edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi, ka përshëndetur zgjedhjen e Bujar Nishanit në krye të shtetit. “Dëshiroj t’i uroj z. Nishani suksese si President, post i cili përfaqëson unitetin e popullit. Roli i Presidentit në konsolidimin e pavarësisë së institucioneve shtetërore të Shqipërisë dhe për të ndihmuar vendin në bashkimin e të gjitha përpjekjeve do të jetë me rëndësi të vendimtare për Shqipërinë për të përballuar me sukses sfidat në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në një mesazh të ambasadorit Sequi.

TOPI URON NISHANIN: SUKSESE NE DETYREN E LARTE
Ora 19:19 – Presidenti në detyrë, Bamir Topi, ka përshëndetur sot vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Bujar Nishanit si kreu i ardhshëm i shtetit. “Presidenti Topi përshëndet vendimin e Parlamentit për zgjedhjen e zotit Bujar Nishani sot pasdite me 73 vota në krye të Shtetit shqiptar duke i uruar zotit Nishani suksese në detyrën e lartë”, thuhet në njoftim të Presidencës.

META: OPOZITA TE MOS MENDOJE BOJKOTIN
Kreu i LSI, Ilir Meta pak minuta pas takimit tha se procesi i sotëm ishte shumë transparent. “Edhe pse presidenti mund te zgjidhej me kohe me 71 vota, u bene te gjitha perpjekjet per nje president me shume konsensual. Opozita duhet ta kuptoje se bojkoti nuk i takon se ardhmes”, tha Meta.

WOLLFARTH PËRSHËNDET ZGJEDHJEN E NISHANIT
Ora 19:05 – Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, mirëpriti sot zgjedhjen e Bujar Nishanit në postin e Presidentit të Shqipërisë.
“Zgjedhja e z. Nishani si president i ardhshëm i Shqipërisë është lajm i mirë. Ne e çmojmë punën e vendosur të Ministrit për shtetin e së drejtës, në projekte të shumta me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri. Unë jam i bindur se dija e tij e thellë dhe përvoja e gjerë do të bëjnë që ai t’i shërbejë vendit të tij në mënyrën më konstruktive,” tha Wollfarth

KUVEND, PERFUNDON VOTIMI. BERISHA E TOPALLI LARGOHEN NGA SALLA
Pas afro 60 minutash, ka perfunduar procesi i vorimit per Presidentin. Te fundit qe kane votuar kane qene anetaret demokrate te sekretariatit Gumi dhe Trashani, ndersa nuk ka marre pjese ne votim socialisti Armando Subashi. Nis numërimi i 76 fleteve te votimit.

VOTON DULE: FLETA IME E BARDHE, NE SHENJE PROTESTE PER MOSKANDIDIMIN E NANOS
Ora 18:20 – Mes deputetëve që kanë marrë pjesë në votime janë edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, aleat i dikurshëm i demokratëve dhe socialistëve, si dhe deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami, tashmë i larguar nga kjo forcë politike. Dule ka bere te ditur per mediat se fleta e tij e votimit ka qene e bardhene shenjte proteste per moskandidimin e ish kryeministrit Fatos Nano.

VOTON BERISHA, AMBASADORI ARVIZU MUNGON NE KUVEND
Ora 17:57 – Kryeministri Berisha ka votuar në Kuvend për kandidatin për Presidentin e ri të vendit. Pasi ka mbaruar votimin Berisha është ulur në sallë dhe është filmuar duke përdorur një IPAD nëpërmjet të cilave ka lexuar në internet lajmet e agjencive shqiptare të lajmeve për garën presidenciale. Ambasadori amerikan Arvizu nuk ka qenë në lozhën e Kuvendit, ku pjesa tjetër e trupit diplomatik ka ndjekur votimin.

KUVEND, TOPALLI LAJMERON FILLIMIN E VOTIMIT PER NISHANIN
Ora 17:40 – Në Kuvend kanë nisur procedurat për votimin e kandidaturës së Bujar Nishanit. Votimi po bëhet me kuti dhe po drejtohet nga sekretariati. Në fletën e votimit ka firmë dhe kundërfimë të anëtarit të PD dhe të PS. Deputetët e Partisë Socialiste janë të pranishëm në sallë por nuk marrin pjesë votim.

NANO: KANDIDATURA E NISHANIT, GAFE KUSHTETUESE
Ora 16:05 – Kandidati i vetëshpallur për president, Fatos Nano, e ka cilësuar kandidaturën e ministrit të Brendshëm Bujar Nishani nga ana e mazhorancës si “një gafë e rëndë kushtetuese dhe rrezikon të kthehet në një shkelje të rëndë kushtetuese”.
Sipas Nanos, Kushtetuta e Shqipërisë thotë se “një Ministër i Kabinetit Qeverisës nuk mund të kandidojë për President në rast se ai nuk ka dhënë më parë dorëheqjen. Dhe dorëheqja e tij ka vlerë ligjore vetëm pasi është pranuar me drekt nga Presidenti i Republikës, për t’u votuar nga Kuvendi”.
Nano shtoi gjithashtu se “ministri kandidat për president e ka të pamundur sipas Kushtetutës që të votojë për veten në Kuvend në cilësinë e tij si Deputet”.
Nano i kërkoi “shumicës qeverisëse që të mos e thellojnë krizën” e “të respektojë e vlerësojë me qetësi e seriozitet të thellë thirrjen e vazhdueshme të partnerëve tanë euroatlantik për të mos e kthyer procesin e zgjedhjes së Presidentit në një proces të zgjedhjes së një Ministri të Kabinetit”.

VASILI: MBËSHTESIM BUJAR NISHANI
Ora 13:44 – Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili deklaroi se kjo parti do të mbështesë emrin e Bujar Nishani si kandidat për president, për të shpëtuar vendin nga zgjedhjet e parakohshme dhe për të respektuar marrëveshjen e vitit 2009 me PD.
“Për muaj të tërë LSI ka kontribuar në mënyrë active për ndërtimin e një procesi transparent, por edhe për t’I dhënë frymëmarrje të gjithë aktorëve. LSI duke vlerësuar procesin do të mbajë pozicion në respect të Kushtetutës. Por, ne kemi një marrëveshje politike me PD që nga shtatori 2009”, tha Vasili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here