Pak ditë pas masakrës së ndodhur në bulevardin Zogu i parë, ku mbetën të vrarë Mentor Lufi, Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulkut, A1 Report zbulon se dy nipërit e Mentor Lufit, janë akuzuar se kanë dashur të vrasin nënën e tyre.
Lajmi bëhet i ditur nga burime të Policisë së Shtetit që thanë se në vitin 2013, të dy vëllezërit janë denoncuar nga nëna e tyre, Dh. K.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Koçej të Bulqizës, kur dy vëllezërit janë konfliktuar me nënën e tyre, për motive ende të panjohura.
Më pas një prej vëllzërve ka qëlluar ndaj nënës së tyre Dh. K, por për fart të mirë ajo nuk ka marrë dëmtime. Pas denoncimit, policia arrestoi dy vëllezërit, dhe atyre iu bllokua edhe një armë dhe një sasi marijuana. Gjatë hetimit akuza ndaj tyre u transformua nga tentativë vrasjeje në kanosje dhe prishje të rendit e qetësisë publike.
Të dy vëllezërit për këtë rast morën masa të ulëta dënimi dhe pas përfundimit të dënimit, ata u liruan nga burgu.
Të dy vëllezërit Doçi, nipër të Mentor Lufit, akuzohen si autorë të vrasjes së Besnik Sulkut, në masakrën e bulevardit me 26 maj. Ata reaguan me armë ndaj sulkut, pasi ai bashkë me italianin Salvatore Leticia, qëlluan xhaxhain e tyre Mentor Lufin. Italiani Leticia i njohur si pjesë e Kamorrës napolitane, arriti të largohej nga vendi i ngajrjes, por se u ndalua pas ngjarjes nga policia.
Përveç kësaj ngjarjeje policia ka të faktuar tashmë edhe vrasjen e vëllait të Besnik Sulkut, në Roterdam të Hollandës, Durim Sulkut, ngjarje e ndodhur me 6 prill të këtij viti.