Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në shtetin grek ku babai shqiptar dhe fëmija e tij 3 vjeç janë gjetur të ekzekutuar në një makinë.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Kallamata të Greqisë, ku 35-vjeçari shqiptar është gjetur i ekzekutuar me një plumb në kokë ndërsa djali i tij vetëm 3 vjeç është gjetur i therur.
Sipas mediave greke makina e trupat e pajetë të dy shqiptarëve është gjetur në një kanal nga një banor i zonës i cili ka lajmëruar menjëherë policinë.
Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje thekson se nga kqyrja e kufomave mendohet se fillimisht është ekzekutuar 35-vjeçari dhe më pas djali i tij për të bërë të mundur që të zhduken edhe gjurmët.
Ndërkohë policia greke po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje tronditëse.