Home Kosova Tensionohet me shume situata në veri, plagosen 23 ushtarë të KFOR

Tensionohet me shume situata në veri, plagosen 23 ushtarë të KFOR

578
0

Edhe 23 ushtarë të tjerë të forcave paqeruajtëse të KFOR-it kanë marrë lëndime gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në Jagnjenicë të Zubin Potokut. Lajmin e njofton zyra për informim e KFOR-it.

Në një komunikatë për shtyp, të lëshuar në orët e vona të mbrëmjes së 28 nëntorit, thuhet se “dhuna nga protestuesit ende vazhdon”.

“Protestuesit nuk mund të cilësohen aspak si demonstrues paqës

orë, por si të dhunshëm dhe kriminalë”, thuhet në komunikatë.

Deri më tani, KFOR-i ka përdorur vetëm gaz lotsjellës, plumba gome dhe topa uji. “Në situata kërcënuese për jetën sikurse kjo, ushtarët e KFOR-it do të përgjigjen me te gjitha mjetet proporcionale”- theksohet në komunikatë.

Zhvillimet e djeshme

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar. Siç raporton Radio Evropa e Lirë, protestuesit serbë në Jagnjenicë të Zubin Potokut, pasdite vonë, kanë përdorur fishekzjarre dhe koktej molotovi kundër trupave të KFOR-it.

“Përsëri një numër i ushtarëve të KFOR-it janë plagosur”, thuhet në një komunikatë të KFOR-it, në të cilën nuk jepet numri i saktë i të plagosurve.

KFOR-i ka bërë me dije se cisternat me ujë janë ende të pozicionuara dhe janë përdorur për t’i parandaluar demonstruesit nga reagimet e mëtutjeshme të dhunshme kundër trupave të këtij misioni.

Zubin Potok, plagosen 2 ushtarë të KFOR-it

Dy ushtarë të KFOR-it janë plagosur me armë zjarri nga protestuesit serbë në veri të vendit.

Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, i tha Radios Evropa e Lirë se ushtarët janë lënduar gjatë një operacioni të KFOR-it për zhvendosjen e një barrikade në Jagnjenicë të Zubin Potokut.

“Siç e dimë, sot në mëngjes, pas orës 9, trupat e KFOR-it kanë hequr me sukses bllokadën në Jagnjenicë të Zubin Potokut. Trupat e KFOR-it, së pari, kanë siguruar bllokadën me këmbësorinë, e pastaj kanë përdorur makinerinë e specializuar për të larguar automjetet nga barrikadat. KFOR-i ka përdorur topa uji për të penguar dhunën e mëtejme të protestuesve ndaj trupave të KFOR-it. Në ndërkohë, gjatë operacionit, një grup i vogël i protestuesve ka përdorur armë të vogla zjarri, me të cilat i ka plagosur dy ushtarë të KFOR-it”, tha Novicki.

Mediat serbe citojnë zyrtarë të shtëpisë së shëndetit në Zubin Potok të kenë thënë se dhjetëra qytetarë kanë marrë lëndime gjatë konfrontimeve të sotme, “porse asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën”.

Ka qenë e pamundur që të kontaktohen me telefon punonjësit shëndetësorë apo edhe përfaqësuesit politikë të kësaj komune për të marrë informacione më të detajuara.

Zëdhënësi Novicki konfirmoi se KFOR-i ka përdorur plumba gome e gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve, e cila po kundërshton heqjen e barrikadës.

“KFOR-i konfirmon se ka paralajmëruar protestuesit që të mos përdorin armë të vogla, sepse përndryshe do të detyrohemi që të reagojmë, ndërsa ajo që bëmë ne, ishte përdorimi shumë i izoluar i plumbave të gomës, gazit lotsjellës dhe sprejit djegës, me qëllim që t’i mbajmë larg nga ushtarët protestuesit. E tërë kjo është ndërmarrë si reagim ndaj protestuesve, pasi ata plagosën dy ushtarët tanë”, u shpreh Novicki.

Në KFOR thonë se janë vënë kontakte me përfaqësues të komunës veriore të Zubin Potokut dhe se aktualisht situata është më e qetë, edhe pse protestuesit serbë, sqaroi Novicki, hedhin ujë mbi ushtarët nga automjetet e zjarrfikësve.

Përplasja e sotme pason atë të 24 nëntorit, me  ç’rast 21 ushtarë të KFOR-it kishin pësuar lëndime, pas përpjekjeve për të larguar një barrikadë në veri të Kosovës.

Që pas aksionit për futjen nën kontroll të dy pikave kufitare në veri të vendit, të cilin autoritetet kosovare e ndërmorën kah mesi i muajit korrik, e deri më tani, në veri të Mitrovicës vazhdojnë të mbesin disa barrikada rrugore, të vendosura nga serbët si shenjë kundërshtimi për shtrirjen e autoritetit shtetëror të Prishtinës zyrtare edhe në atë pjesë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here