Home Aktualitet Meta lë qeverinë, Berisha: Çdo parti bën zgjedhjen që dëshiron

Meta lë qeverinë, Berisha: Çdo parti bën zgjedhjen që dëshiron

561
0

meta-ramaPak minuta para se Partia Socialliste të mbledhë kryesinë e PS-së për t’i bërë ftesën zyrtare për koalicion parazgjedhor LSI-së, Kryeministri Berisha reagon në facebook. Berisha thotë se çdo forcë politike bën zgjedhjen që dëshiron, ndërsa lë qartë të kuptohet se nuk do ketë votëbesim por do zëvendësohen ministrat. Mbledhja e kryesisë pritet të nisë brenda pak minutash. Kryesia do të diskutojë në lidhje me aleancat e reja parazgjedhore PS pritet të bëjë sot ftesën zyrtare LSI për tu bashkuar në një koalicion parazgjedhor. Shqiptarja.com zbardh çfarë u bisedua në takimin kokë më kokë me kryeministrin.

Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli komenton largimin e LSI-së nga koalicioni qeveritar. “E respektoj çdo lloj vendimi të partive politike, megjithatë Edi Rama na e ka bërë Kushtetutën të fortë për të vazhduar qeverisjen dhe ne do e bëjmë edhe pas 23 qershorit.”- tha Topalli nga qyteti i Shkodrës ku ishte e pranishme në ceremoninë përkujtimore të 2 prillit 1991 ku u vranë 4 dëshmorët e demokracisë”

Ora 10: 49
Kryesia do të diskutojë në lidhje me aleancat e reja parazgjedhore PS pritet të bëjë sot ftesën zyrtare LSI për tu bashkuar në një koalicion parazgjedhor.

Nga hotel Tirana ku ndodhet në një tryezë për cështjet e ekonomisë kryetari i Frymës së re Demokratike komenton koalicionin PS- LSI. “Kalimi PS- LSI krijon destabilitet politik, dhe destabiliteti politik ndikon në jetën në vend dhe në ekonomi”- tha Bamir Topi.

Në selinë PS kanë nisur të mblidhen anëtarët e kryesisë. Bashkim Fino në një prononcim për gazetaren e TVA1 REPORT Joniada Koçi tha se “Mbështeste marrëveshjen PS-LSI. Ndërkohë që Arben Ahmetaj i pyetur nëse do të miratojnë 3 ligjet e integrimit seancën e së enjtes u përgjigj në mënyrë retorike “Punon me Jozefinën ti?!.

Kryeministri Berisha ka publikuar një prononcim në facebook në lidhje me debatin për prishjen e koalicionit me LSI dhe bashkimin e kësajt ë fundit me PS-në. Berisha thotë se çdo forcë politike bën zgjedhjen që dëshiron, ndërsa lë qartë të kuptohet se nuk do ketë votëbesim por do zëvendësohen ministrat.

“Nje debat i gjere ka shperthyer lidhur me njoftimet se LSI do te vendos te lere qeverine. Qendrimi im ka qene dhe mbetet i pandryshuar se çdo force politike ben zgjedhjen qe deshiron. Natyrisht per mua, qeveria dhe qeverisja jane pergjegjesi qe behen edhe me te madha ne periudhe elektorale.

Me kete rast dua te siguroj zgjedhesit se asgje nuk do te cenoje vendosmerine e qeverise per organizimin e nje procesi zgjedhor te lire dhe te ndershem ne perputhje me Kodin Zgjedhor dhe Kushtetuten e vendit. Se dyti, dua te garantoj qytetaret se Kushtetuta e vendit ka te gjitha percaktimet e qarta per zgjidhje plotesisht kushtetuese te çdo problemi institucional dhe se ajo do te respektohet me rigorozitet ne frymen dhe germen e saj. Une mbetem totalisht i perkushtuar te punoje me te gjithe energjite e mia, ne interesin me te mire te qytetareve dhe te vendit. Pershendetje, sb”

Partia Socialiste do të mbledh sot kryesinë ku pritet të diskutohet në lidhje me aleancat e reja parazgjedhore dhe në veçanti do të diskutohet në lidhje me zhvillimet më të fundit në politikën shqiptare ku kreu i LSI Ilir Meta deklaroi “divorcin” me Berishën në qeverisje.PS pritet të bëjë sot ftesën zyrtare LSI për tu bashkuar në një koalicion parazgjedhor.

Pika kryesore e diskutimit në mbledhjen e sotme të kryesisë së PS pritet të jetë marrëveshja me aleatët, pa përjashtuar ndonjë debat për listat e kandidatëve.

Ndërkohë që pritet të diskutohet dhe në lidhje me tre ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash dhe që mësohet se janë dhe një mundësi për arritjen e paktit me LSI për një koalicion parazgjedhor.

Shqiptarja.com (print) zbardhi sot sekretet e takimit të djeshëm mes Berishës e Metës. Në takimin e zhvilluar në kryeministri me Berishën, Meta i ka deklaruar largimin nga koalicioni, tërheqjen e ministrave nga qeveria dhe arsyet se përse do të bëjë koalicion parazgjedhor me PS e Edi Ramës.

Meta i ka thënë:

-Do të bëj koalicion me Partinë Socialiste, nuk kam asnjë alternativë tjetër. Me ty nuk dal dot në koalicion parazgjedhor.

-Nuk po arrij të formatoj Polin e Tretë politik. Nuk kam arritur akord për koalicion as me FRD e Topit, as me PBDNJ e Dules dhe as me PDIU të Idrizit.

-Unë arrij të fitoj deputetë duke barazuar votën me mandatet vetëm në koalicion parazgjedhor me PS.

-Do të tërheq ministrat përfaqësues të LSI nga kabineti qeveritar

-Çdo emër për ministër që do të sjellësh në Kuvend unë do ta votoj, por nuk rri më në qeveri

-Do të votoj dekretet e Presidentit Nishani për Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese

Ndërkohë pasditen vonë të ditës së djeshme (1 prill) Kryetari socialist Edi Rama ka mbledhur te “Xibraku” stafin e tij më të ngushtë për të diskutuar e vendosur në lidhje me marrëveshjen me partitë aleate, pas tryezës së para disa ditëve dhe kërkesave të tyre të përsëritura për skemë të re të përfshirjes në Kuvend. I përfshirë nga një axhendë e ngjeshur tashmë kur ka mbetur dhe pak kohë nga formatimi i koalicioneve parazgjedhore, deri në orët e vona të natës lideri i opozitës ka prezantuar situatën politike në vend pas kërkesës këmbëngulëse të partnerëve ndërkombëtarë për bashkëpunim në funksion të një procesi të drejtë zgjedhor por dhe të majtëve evropianë dhe të Internacionales Socialiste për bashkëpunim të të gjthë të majtës shqiptare në funksion të fitores. Mësohet se në takimin me kreun e PS morën pjesë Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, Bashkim Fino, Ben Blushi, Ditmir Bushati, kryetari i Bashkisë Elbasan Sejdini, kryetari i Bashkisë Korçë, Peleshi, kreu i bashkisë Durrës Dako. Në takim morën pjesë gjithashtu Eduart Shalsi, Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj dhe Damjan Gjiknuri.

Më 20 Mars, Edi Rama mblodhi në një takim rreth 34 parti, të cilat kanë pranuar të jenë pjesë e koalicionit me PS. Aleatëve në këtë koalicion u është paraqitur një një formulë bashkëpunimi, e cila do të bazohet në votat që do të sigurojë secila parti. Sipas kësaj formule këto parti do të bëhen pjesë e qeverisjes së përbashkët me Partinë Socialiste, vetëm nëse sigurojnë rreth 10 mijë vota në një qark, pra nëse ato vetë sigurojnë të paktën një deputet. Pritet që marrëveshja tip të miratohet në këtë mbledhje kryesie sëbashku me sygjerimet e aleatëve për ti bërë gati më pas për firmë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here