Home Sport PSG ndal Barcelonën, Juventus bie në Mynih

PSG ndal Barcelonën, Juventus bie në Mynih

533
0

PSG v BarcelonaJuvetusi ka humbur në mënyrë surprizë me rezultatin 2-0 përballë Bayernit të Mynihut në Gjermani në ndshjen e parë gjysmëfinalen të Ligës së Kampioneve, ndërsa PSG ka ndaluar ekipin e Barcelonës në një barazim spektakolar 2-2 në Paris duke shpresuar për një kualifikim në ndeshjen tjetër.’Bavarezët’ nuk e kanë menduar kurrë se mund të shënonin në portën e Buffonit në vetëm 20 sekonda lojë duke shtangur miqtë nga Italia dhe ngritur në peshë stadiumin në ‘Allianz Arena’ që ishte i tejmbushur.

Pas një gabimi në mbrojtjen juventine, aty ku mendohej se ishte pika më e fortë e këtij ekipi përfiton Bayerni që zotëron topin me Alaban. Mbrojtësi nuk heziton të godasë edhe pse nga një distancë e largët duke lëshuar një silurë dhe mposhtur portierin Buffon, puna e të cilit u vështirësua pas një devijimi të vogël të topit nga një nga mbrojtësit bardhezinj. Goli shokon ekipin e Antonio Contes që nuk e priste kurrësesi një gol kaq shpejt, megjithatë Conte inkurajon ekipin që të mos dorëzohet pavarësisht rezultatit.

Miqtë tentojnë të kundërpërgjigjen me Kualiarelën dhe Pirlon, por ‘bavarezët’ janë të pakalueshëm në repartin difensiv duke mos lejuar të kalojën asnjë top. Pirlo krijon disa raste për shënim, mes të cilave në minutën e fundit të ndeshjes nga një krosim nga këndi, por pa rezultat. Në pjesën e dytë të ndeshjes Bayerni sulmon pa pushim për të vulosur rezultatin, sulmuesi Thomas Muller në minutën e 63′ dyfishon shifrat duke venitur shpresat e Juventusit se mund të marrë një barazim.

PSG-Barcelona 2-2
PSG ka ndalur Lionel Mesin në Francë vetëm për 38′ minuta lojë më pas është dorëzuar përpara veprës së argjentinasit që vazhdon të shënojë përballë cdo ekipi që i del përpara. Sheikët e kanë nisur mirë ndeshjen duke rrezikuar disa herë me Ibrahimovic dhe Bekam, ndërsa portieri Valdes nuk ka lejuar prekjen e rrjetës.

Në të 38′ Alvesh jep një top për Mesin që nuk e ka të vështirë të dërgojë sferën ën rrjetë. Në pjesën e dytë protagonisti i ndeshjes është Ibrahimovic që është i kudogjendur në fushë me gjuajtje dhe pasime spektakolare, por blaugranët mbrohen mirë dhe sulmojnë në grup. Megjithatë suedezi e gjen rrugën e rrjetës në minutën e 80′, vendasit godasin tranversën, topi kthehet dhe Ibra zgjatet duke gjuajtur e dërguar topin në rrjetë duke barazuar, pavarësisht protestave për pozicion jashtë loje.

Në fund Barcelona kthen në gol një penallti të Xavit, ndërsa bendasit nuk dorëzohen dhe shënojnë me Matudin me një gjuajtje fluturimthi nga jashtë zone duke shokuar ekipin e Barcelonës në Paris.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here