Home Aktualitet Vdekja e minatorit, Berisha ngushëllon familjen

Vdekja e minatorit, Berisha ngushëllon familjen

590
0

Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së minatorit Naim Shyti, i cili humbi dje jetën, si pasoje e shperthimit ne njerin nga puset e minierës se Bulqizës.

“Vdekja tragjike e njëriut tuaj të dashur, birit, babait, prindit, ishte një lajm shumë hidhërues për mua dhe familjen time, por edhe për qeverinë e vendit”- thuhet ne mesazhin e kryeministrit.

Berisha ndan me familjaret dhumbjen e humbjes dhe u shpreh atyre permes mesazhit ngushëllimet më të sinqerta. “Lutem që shpirti i tij të gjej paqen e merituar’- perfundon mesazhi.

Minatori humbi jeten dje paradite, nderkohe qe nga shperthimi ne pusin numer dy te minieres mbeten te plagosur tete minatore. Tre prej tyre, sipas mjekeve ishin ne gjendje me kritike per jeten.

Ne Bulqize sot eshte nderprere puna, nderkohe qe po sot zhvillohet ceremonia mortore per percjelljen e minatorit Shyti.
Me respekt,
Sali Berisha”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here