Home Ekonomi Rriten perseri sigurimet e makinave

Rriten perseri sigurimet e makinave

607
0

makinatÇmim i rritur njëkohësisht dhe në të njëjtin nivel. Është kjo situata e radhës që paraqitet në tregun e sigurimit të mjeteve në vend.

Kompanitë e kanë ndryshuar sërish primin e MTPLsë për të gjitha kategoritë e mjeteve dhe kjo duket se ka ndodhur pas mbledhjes që u zhvillua me AMF-në pak ditë më parë. Tashmë prej disa ditësh primi i sigurimit motorik për autoveturat është unifikuar, duke shkuar në 14 600 lekë. Pra, nëse deri dje një makinë me kapacitet motorik sigurohej për një çmim nga 4 500 lekë deri në 6000 lekë, tashmë ajo sigurohet për 14 600 lekë, ndërkohë po kaq është edhe çmimi për makinat me kapacitet motorik mbi 1.6 cm3. Deri dje primi për këtë mjet ishte 7000 ose 7500 lekë, kjo varej nga kompania që individi zgjidhte për ta siguruar mjetin. Ndryshimi i çmimeve për këtë vit ka pasur shifra rekord dhe pothuajse çdo muaj ka pasur lëvizje drastike.

Çmimet herë kanë prekur tokën dhe herë kanë shkuar në nivele ekstremisht të larta, duke krijuar kështu konfuzion te njerëzit, pakënaqësi te të tjerë dhe në shumë raste edhe injorim të pagesës së siguracionit si rezultat i pritshmërive se çmimet do të ulen nga momenti në moment. Vetëm pak ditë më parë, kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enkeleda Shehi, në një takim më drejtuesit e kompanive bëri thirrje për një përcaktim më të mirë të primit të sigurimit motorik të mjeteve, e cila ato ditë ishte mjaft e ulët.

Kompanive u është kërkuar prej kohësh që të aplikonin çmime objektive dhe të bazuara mbi riskun që ka secila, por një gjë e tillë nuk është zbatuar nga asnjëra. Pothuajse në çdo moment që kanë ndryshuar çmimet, kompanitë e kanë bërë lëvizjen njëkohësisht dhe të gjitha kanë aplikuar një standard, duke sjellë kështu një treg me çmime të njëjta. Periudha e verës ka qenë edhe piku i ndryshimeve të çmimit të primit të MTPL-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here