Home Aktualitet Venizellos ne Tirane, takime me kreret e shtetit

Venizellos ne Tirane, takime me kreret e shtetit

526
0

velizellos-bushatiMinistri i Jashtem grek Evangjelos Venizelos e ka nisur serine e takimeve te tij ne Tirane me nje takim me homologun shqiptar, Ditmir Bushati.
Takimi eshte mbajtur ne ambientet e ministrise se Jashtme dhe me pas te dy ministrat do te dalin ne nje konference per mediat.

Vete ministria e Jashtme greke duke zbardhur axhenden e Velizelos sqaronte se ai do të pritet nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, si dhe do të ketë takime me kryeministrin, Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.
Po ashtu, Venizelos do të takohet edhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha si dhe me kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Pjesë e axhendës do të jete edhe një vizitë në selinë e Kishës Ortodokse Shqiptare, ku Venizelos do te pritet nga Kryepeshkopi, Anastas.

Vizita zyrtarit të lartë grek në Tiranës është paralajmëruar disa kohë më parë, nga ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here