Home Aktualitet SHKB, kontroll gjithe gradave ne polici

SHKB, kontroll gjithe gradave ne polici

575
0

tahiri-konferenceShërbimi i Kontrollit të Brendshëm në polici, ka nisur sot hetimin e të gjitha dosjeve të oficerëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Lajmi është bërë i ditur për Shqiptarja.com, nga burime të Ministrisë së Brendshme. Prej kohësh janë hedhur akuza ndaj drejtuesve të policisë, se kanë bërë selektime në mënyrën e ecurisë në gradë të oficerëve të ndryshëm, duke dhënë edhe gradime për oficerë policie që nuk e meritojnë.

Në fokus do të jenë verifikimi i marrjes së gradave nga Kryekomisar deri tek Drejtues i Parë. Burime nga Ministria e Brendshme, kanë bërë të ditur se, do të çohen për ndjekje penale, të gjithë ata personat që gjenden me shkelje ligjore.

Një grup i përbërë nga oficerë të Shërbimit të Kontrollit të Brendëshëm në Ministrinë e Brendshme janë paraqitur sot në orën 08:00 të mëngjesit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe kanë nisur punën për verifikimin e të gjitha dosjeve të punonjësve të uniformave blu. Kjo për të parë se sa është respektuar ngritja në detyrë apo emërimi në detyrë i tyre.

Por në fokusin kryesor të grupit të hetimit të ngritur nga SHKB-ja, do të jenë gradimi i oficerëve të lartë të Policisë së Shtetit. Për emërimet dhe dhënien e gradeve në kupolën e Policisë së Shtetit, janë hedhur akuza të ndryshme për dhënien pa meritë të tyre.

Nga të dhënat e mbledhura, SHKB-ja dyshon se janë bërë disa gradime pa meritë dhe duke mos respektuar edhe Ligjin për Policinë e Shtetit. Shkeljet më të mëdha mësohet se janë bërë në mos respektimin e periudhës kohore që i duhet një oficeri policie për të fituar të drejtën e marrjes së një grade tjetër.

Gjithashtu, në listën e verifikimeve të SHKB-së, do të jenë edhe procedurat e ndjekura në konkurset për gradimet dhe mënyrën e vlerësimit të oficerëve të cilët kanë konkuruar për gradë.

EMËRTIMET E GRADAVE SIPAS NIVELEVE
Emërtimet e gradave, sipas niveleve dhe ecurisë në karrierë, janë:
a) Punonjës policie i nivelit zbatues:
Nëninspektor;
Inspektor;
Kryeinspektor.
b) Punonjës policie i nivelit të parë drejtues:
Nënkomisar;
Komisar;
Kryekomisar.
c) Punonjës policie i nivelit të mesëm drejtues:
Drejtues;
Drejtues i Parë.
Punonjës policie i nivelit të lartë drejtues:
Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm;
Drejtor i Përgjithshëm.

KOHA, KUR LIND E DREJTA PËR TË KONKURRUAR PËR GRADË
Punonjësit të Policisë i lind e drejta të aplikojë për të konkurruar në procesin e përzgjedhjes, pas plotësimit të kohës së qëndrimit në gradë, sipas afateve të mëposhtme:
i) nga “Inspektor” në “Kryeinspektor” 2 vjet
ii) nga “Kryeinspektor në “Nënkomisar” 2 vjet
iii) nga “Nënkomisar në “Komisar” 3 vjet
iv) nga “Komisar në “Kryekomisar” 3 vjet
v) nga “Kryekomisar në “Drejtues” 3 vjet
vi) nga “Drejtues në “Drejtues i Parë” 4 vjet
vii) nga “Drejtues i Parë” në “Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm” 4 vjet
viii) nga “Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm”
në “Drejtor i Përgjithshëm” pa afat kohor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here