Home Aktualitet Tiranë, rritet niveli i kriminalitetit

Tiranë, rritet niveli i kriminalitetit

637
0

Tirana ka tendenca ne rritje te krimeve dhe veprave penale.Ne analizen nje vjeçare te policise se kryeqytetit Drejtuesi i saj Tonin Vocaj ka bere bilancin per vitin 2010 duke theksuar se ne Tirane ka pasur nje numer prej 4679 veprash penale te cilat jane me te larta krahasuar me nje vit me pare.

“Në territorin e Qarkut Tiranë gjatë vitit 2010 (si 11-mujor), është marrë dijeni dhe janë referuar 4679 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 3739 prej tyre, ose 80% e tyre. Ne krahasim me te njejten periudhe te vitit 2009 kemi nje rritje te evidentimit te veprave penale me 438 raste, por dhe nje rritje te fuqise zbuluese me 1 për qind. Në këtë veprimtari kriminale janë implikuar gjithsej 4260 autorë ku në sajë të masave të mara janë arrestuar në flagrancë 995 prej tyre, janë ndaluar 15, 3180 janë ndjekur në gjendje të lirë dhe për 70 autore janë shpallur në kërkim dhe ndiqen me masa kërkimi”, tha Tonin Vocaj, drejtor i policisë së Tiranës.

Sipas Vocajt me rritjen e rasteve te kryerjes se veprave penale ka pasur dhe nje ritje te zbulueshmerise se krimeve, ndersa sektori me me shume operacione mbetet ai kunder narkotikeve ku nga viti ne vit sekuestrimi i heroines eshte trefishuar ndersa ai i kanabis sativa eshte 10-fishuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here