Home Aktualitet Perfundon procesi i votimit, se shpejti nis numerimi

Perfundon procesi i votimit, se shpejti nis numerimi

1109
0

Donald-LuProcesi i votimit është mbyllur zyrtarisht në orën 19:00, por pritet që ai të shtyhet në ato qendra votimi ku ka ende votues në radhë për të ushtruar të drejtën e votës. Qarku i Beratit raportohehet ta ketë mbyllur i pari të gjithë procesin.

Zgjedhjet vendore që u mbajtën sot në Shqipëri konsiderohen mjaft të rëndësishme për reformimin e qeverisjes vendore dhe ecurinë e procesit të integrimit. Këto janë zgjedhjet e shtata lokale që mbahen në vend, që nga viti 1991.

Qytetarët shqiptarë votuan sot për 157 kandidatë në 61 bashki dhe për 1595 vende në këshillat bashkiakë sipas ndryshimeve që solli reforma territoriale, që reduktoi ndjeshëm numrin e njësive vendore. 62 subjekte politike u regjistruan zyrtarisht në KQZ për të konkurruar në garën elektorale, 57 nga të cilat janë grupuar në dy koalicione.

Koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, i drejtuar nga Partia Socialiste, grupon 37 parti, ndërsa koalicioni i djathtë “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, i drejtuar nga Partia Demokratike, grupon 15 parti. 11 parti garojnë të vetme. Nga kandidatët e regjistruar në shkallë vendi për kryebashkiakë vetëm 15 prej tyre janë femra.

Janë thirrur për të votuar 3.382.295 zgjedhës. Ditën e votimeve do të funksionojnë 5299 qendra votimi. Dokumenti që do të përdoret nga zgjedhësit ditën e zgjedhjeve është pasaporta biometrike ose letërnjoftimi elektronik. 90 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor do të administrojnë procesin.

Në total janë prodhuar 6.876.366 fletë votimi, ku 3.437.683 janë fletë votimi për kryetarët e bashkive, ndërsa 3.438.683 të tjera janë për anëtarët e këshillave bashkiakë. Në zgjedhjet e këtij viti janë mbi 143 mijë të rinj që do të votojnë për herë të parë.

Votimi është hapur në orën 7:00. I gjithë procesi u monitorua nga rreth 3 mijë vëzhgues, 274 prej të cilëve janë përfaqësues të ODIHR-it. Për ruajtjen e rendit dhe sigurisë e për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë angazhuar 6699 forca policore vetëm për Qendrat e Votimit.

TAHIRI: FITUESI MË I MADH ËSHTË QYTETARIA, FALEMINDERIT MË SHUMË SE 7 MIJË EFEKTIVËVE

Ora 20:07 Pas përfundimit të votimit në mbarë vendin, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka përshëndetur ecurinë dhe mbarëvajtjen e procesit. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ministri Tahiri shkruan se fituesi më i madh në këto zgjedhje është qytetaria, duke e cilësuar procesin e sotëm të qetë dhe normal.

Ndërkaq, ministri i Brendshëm ka falënderuar efektivët e policisë që u angazhuan për mbarëvajtjen e këtij procesi.

JA POSTIMI I PLOTË I MINISTRIT SAIMIR TAHIRI

Fituesi me i madh është qytetaria! Kjo fale qytetareve ne çdo Bashki, fale vullnetit institucional për te garantuar zgjedhje te lira e te ndershme me shume sesa rezultatin e garës.

Faleminderit me shume se 7.000 punonjësve te Policisë se Shtetit ne çdo cep te Shqipërisë, qe kontribuuan bashke me qytetaret për te arritur standardet me te larta zgjedhore.

Kur fiton procesi, fitues nuk është vetëm fituesi, por fitojnë te gjithë. Ky është suksesi i vërtetë sot.

Faleminderit te gjithëve.

SHEREFEDIN SHEHU: ËSHTË DHUNUAR KREU I KOMUNËS SELISHTË

Ora 20:05-Demokrati Sherefedin Shehu ka denoncuar një incident sipas tij të ndodhur në Selishtë. Shehu deklaroi se është dhunuar kreu i Komunës Selishtë. Sipas Shehut ky i fundit është dhunuar nga kreu i Komunës Muhurr dhe militantë të PS.

DIBËR, VOTIMI NË SELISHTË I BLLOKUAR QË PREJ ORËS 17:00, NE KURBIN PJESEMARRJA 22,13%

Ora 20:00- Në Selishte te Dibrës votimi është bllokuara prej orës 17:00. Ndërkohë është mbyllur votimi në Rrëshen dhe Kurbin. Në Kurbin pjesëmarrja ka qenë 22,13%. Në këtë bashki ishin regjistruar 54589 votues dhe votuan 12082 persona. Kanë mbërritur kutitë e para në KZAZ 77 në Tepelenë të qendrës së Votimit 4393. Ndërkohë vijon procesi i votimit të burgosurve në burgun e Fushë-Krujës. Në Lezhë janë regjistruar 81138 votues dhe kanë votuar 30950 persona. Pjesëmarrja 42%. Votimi është mbyllur edhe në Mirditë ku kanë votuar 13292 persona. Pjesëmarrja ka qenë 47.21%. Pjesëmarrja në Shkodër ka qenë 45%, në Pukë 57% dhe Malësi e Madhe 51%. Në Vaun e Dejës pjesëmarrja ka kapur shifrën 52%. Në Kukës pjesëmarrja në votime ka qenë 80%, në Tropojë 50% dhe në Has 62%. Në Korçë janë vërejtur radhë për dorëzimin e kutive të votimit në KZAZ-në 71.. Në Këlcyrë pjesëmarrja e votuesve në ZAZ 75 ishte 50%. Numri i votuesve ka qenë 4899.

PS, XHAÇKA: PRITSHMËRI PËR REZULTAT SHUMË POZITIV

Ora 19:50- Në përfundim të orarit zyrtar të votimit, Olta Xhaçka zëdhënëse e fushatës së Partisë Socialiste falënderoi qytetarët për pëgjegjshmërinë e tyre, ndërsa shtoi se ASHE ka pritshmëri për një rezultat shumë pozitiv.

“Në emër të Partisë Socialiste të Shqipërisë dua t’i falenderoj me respekt të gjithë ata dhe ato që sot ishin në lartësinë e përgjegjësisë së tyre qytetare, duke marrë pjesë në votim.

Dua po ashtu t’u shpreh mirënjohjen më të thellë të kryetarit të partisë, si edhe të të 61 kandidatëve tanë dhe këshilltarëve të ardhshëm të Partisë Socialiste e të Aleancës për Shqipërinë Europiane, të gjithë atyre që e investuan votën për Drejtimin e Duhur. Bazuar në të dhënat tona operative kemi pasur pjesëmarrjen më të madhe ndonjëherë të zgjedhësve të PS e të aleancës sonë në historikun e zgjedhjeve vendore. Kjo përputhet me pritshmërinë tonë dhe për këtë edhe njëherë mirënjohje votuesve e votueseve që kanë mbështetur Drejtimin e Duhur. Natyrisht, që kjo do të thotë se bazuar mbi këto të dhëna kemi të drejtë të kemi pritshmëri për një rezultat shumë pozitiv të Aleancës për Shqipërinë Europiane në të gjithë vendin, ku padyshim lokomotiva e fitores do të jetë Tirana”,-tha ajo.

“Por, tani është koha për t’u fokusuar tek standardi i numërimit dhe prandaj në emër të kryetarit të Partisë Socialiste, por padyshim edhe të të gjithë koalicionit tonë, u bëj thirrje të gjithë komisionerëve të jenë në lartësinë e ambicies sonë për Shqipërinë Europiane.

Çdo votë duhet të numërohet me besnikëri të plotë ndaj votuesve dhe asnjë kandidat e asnjë subjekt që gjendet në fletën e votimit, nuk duhet të penalizohet me asnjë votë nga procesi i numërimit. Dua të nënvizoj se në nuk do të tolerojmë asnjë shkelje të standardeve më të larta europiane ne numërimin e votave në të 61 bashkitë e reja të vendit tonë. Komisionerët nuk duhet ta harrojnë se janë propozuar nga partitë, por në tryezën e numërimit përfaqësojnë ligjin e jo partitë dhe përgjigjen para ligjit jo përpara partive. Për në padyshim ka rendësi fitorja, por kurrsesi dhe ne asnjë rast nuk na duhet asnjë fitore që nuk buron nga standardi me i lartë zgjedhor për Shqipërinë. Sot duhet të fitojnë ata që ka zgjedhur populli, por mbi të gjitha duhet të fitojë Shqipëria Europiane ku zgjedhjet duhet të dëshmojnë një integritet të denjë për ambicien e madhe të shqiptarëve që të bëhen pjesë e familjes europiane. Pjesa e parë e zgjedhjeve ka qenë mjaft e qetë dhe krahasuar me të gjitha zgjedhjet e mëparshme, ka qenë e karakterizuar nga qetësia dhe vetëdija e lartë qytetare. Incidentet e raportuara kanë qenë minimale dhe sjellja e të gjithëve ka qene optimale. Por zgjedhjet nuk kane mbaruar. Pjesa e dytë e tyre që fillon me pas, ka një rëndësi themelore dhe standardet e pjesës së parë duhet të konsolidohen në të dytën. Prandaj dua ta përsëris apelin për të gjithë komisionerët: Jepuni shqiptarëve që votuan sot atë që u takon, një numërim të drejtë e të denje për ambicien e Shqipërisë Europiane. Suksese në punën tuaj, nga Tropoja në Konispol”.

DORËZOHEN KUTITË E PARA ME VOTIME

Ora 19:44- Mësohet se janë dorëzuar kutitë e para të votimit në KZAZ 57 në Fier. Dorëzimi i kutive i përket fshatrave si Levan, Frakull, komuna Qendër. Mësohet se edhe në Tepelenë mbërrijnë kutitë e para në KZAZ 77 të qendrës së votimit 4393. Në qarkun e Elbasanit janë mbyllur të paktën 40% e qv-ve.

PALOKA: KA SHKELJE TË FAKTUARA E TË DOKUMENTUARA, SHUMË RASTE ARRITËM T’I FRENONIM

19:35 Në përfundim të procesit zgjedhor për Lokalet 2015, PD ka denoncuar një sërë shkeljesh të ndodhura gjatë ditës së sotme. Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka është shprehur se ka patur shkelje të procesit të faktuara dhe të dokumentuara, ndërsa shton se PD ka arritur të frenojë shumë përpjekje të mazhorancës për manipulim të procesit.

MBYLLEN DISA QENDRA VOTIMI

Ora 19:30- Kur ka kaluar 30 minuta nga orari zyrtar i mbylljes së qendrave të votimit raportohet se ka nisur mbyllja e procesit në disa qendra votimi. Kështu qendrat e votimit janë mbyllur në të gjithë qarkun e Beratit, në Memaliaj, në Tepelenë por edhe në disa komuna të Fierit, si Levan, Frakull, komuna Qendër.

KREU I KZAZ NË VORË: PROCESI I VOTIMIT KA VIJUAR I QETË

Ora 18:50 Procesi i votimit në Qendrat e Votimit në Vorë ka ecur normalisht. Sipas kreut të KZAZ-së, pjesëmarrja në QV në Vorë deri më tani rreth 54%.

Ora 18:47- PJESËMARRJA NË TEPELENË 50%, NË PËRMET 40%

Pjesëmarrja në Memaliaj deri tani 7700 votues, rreth 43%,

Pjesëmarrja në Tepelenë, deri më tani 6000 votues, rreth 50%

Pjesëmarrja në Përmet, deri më tani 40%, Këlcyrë 45%

GJONÇAJ FLET PËR “NEWS24”: ARRITËM TË KEMI NJË DITË VOTIMI TË QETË

Ora 18:30 Përfaqësuesi ligjor i PS në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Genci Gjonçaj, është shprehur se procesi zgjedhor i ditës së sotme ka ecur normalisht, i qetë dhe pa incidente që rrezikojnë procesin. Duke u ndalur tek rastet konkrete, siç ishte rasti i bllokimit të votimit në burgun e Rrogozhinës, Gjonçaj tha se pas vendimit të KQZ-së, procesi po ecën normalisht.

“Besoj se dita e sotme ka qenë e veçantë krahasuar me eksperiencat që kemi patur vitet e fundit me zgjedhjet. Kjo ka qenë një ditë e qetë. Shqiptarët vendosin një standard ndryshe për zgjedhjet, pa incidente që cenojnë procesin. Më së fundi arritëm të kemi një ditë votimit të qetë, dhe qytetarët e ushtruan lirisht të drejtën e tyre të votës. Në KQZ është diskutuar për dy apo tre qendra votimi, që në morinë e 5400 qendrave të votimit që është votuar sot, nuk përbëjnë një përqindje të madhe. Por ka patur diskutim në KQZ për Rrogozhinën. Komisionerë të PD u përpoqën ta çonin deri në limitet e pavlefshmërisë procesit. Pas vendimit të KQZ edhe në këtë Qendër Votimi po votohet. Nuk besoj se ka patur incidente të cilat mund të ndikojnë në procesin zgjedhor”, tha Gjonçaj.

NDËRPRITET VOTIMI NË BURGUN E SHËNKOLLIT

Ora 17:40- Procesi i votimit për zgjedhjet lokale është ndërprerë edhe në burgun e Shënkollit. Personat që vuajnë dënimin në këtë burg, nuk kanë mundur të ushtrojnë të drejtën e votës ditën e sotme.

DURRËS, PJESËMARRJA 34%, KORÇË 35.5%

Ora 17:00- Pjesëmarrja në votime në Durrës, deri më tani shkon në shifrën 34%.

Ndërsa në Korçë pjesëmarrja ka shkuar në 35.5%, Pusteci 55%, në Pogradec pjesëmarrja është 47%, ndërsa Devoll 38%.

XHACKA: VOTONI, ESHTE INVESTIM PER TE ARDHMEN

Ora 16:30 Kur edhe 90 minuta na ndajnë nga mbyllja e procesit të votimit në mbarë vendin, deputetja Olta Xhaçka u ka bërë thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e votës.

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Socialiste tha se votimi në këto zgjedhje është i rëndësishëm, pasi është investim për të ardhmen.

“Edhe vetëm 90 minuta për të votuar të dashur qytetarë. Edhe vetëm 90 minuta të dashura nëna e motra, gra e vajza që ende nuk keni votuar. Ky 21 qershor ka një rëndësi të veçantë prandaj kush nuk ka votuar ende duhet të vlerësojë rëndësinë që ka shkuarja sot në qendrën e votimit.

Çdo votë më shumë ka rëndësi, pavarësisht se për kë votoni. Sepse sa më e lartë pjesëmarrja sot aq më e madhe përgjegjësia e të zgjedhurve nesër.

Çdo votë sot është një investim për të ardhmen e bashkisë suaj të re, të familjes suaj, fëmijëve tuaj, mbesave e nipërve tuaj.

Vota e sotme është një votë që prek në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën tuaj jashtë mureve të shtëpisë. Është një votë që vendos sesi do të pastrohet, përmirësohet, projektohet drejt të ardhmes bashkia ku ju jetoni. Prandaj këto 90 minuta të mbetura kanë shumë rendësi që t’i shfrytëzoni për të mos mbetur pa votuar.

Kjo e sotmja është një votë që përcakton nëse nesër do të keni bashkinë që doni, një bashki ku ju meritoni të jetoni më mirë prandaj edhe duhet të votoni për atë që meritoni.

Pavarësisht se për cilin kandidat apo forcë voton, fakti që voton ka një rëndësi të posaçme sepse të bën pjesë të përgjegjësisë së lartë qytetare. Prandaj votoni, votoni, votoni! Kanë mbetur edhe 90 minuta. Për të votuar duhen vetëm 4 minuta, por ndikimi i votës suaj zgjat 4 vjet.

Prandaj mos e lini në dorën e askujt tjetër të vendosë për ju! Votoni!

Dhe përsëri dua ta mbyll këtë thirrje me gratë e vajzat dhe për gratë e vajzat! Votoni sepse kjo dite është historike për ne dhe nuk ndodh shpesh të bëhesh pjesë e historisë me votën tënde. Votoni të dashura nëna e motra, mike e shoqe, në qytet e fshat, kudo që jeni votoni!”, tha Xhaçka.

DREJTORI I PËRGJITHSHËM I BURGJEVE: NË BURGUN E RROGOZHINËS NUK JANË ZHVILLUAR VOTIME

Ora 17:20 Të gjithë ata persona që vuajnë dënimin në Burgun e Rrogozhinës nuk kanë mundur të ushtrojnë ditën e sotme të drejtën e tyre të votës. Edhe pse kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefterie Luzi në një deklaratë për mediat tha se KQZ nuk ka informacion se në këtë burg nuk po votohej, rasti konfirmohet nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Artur Zoto ka konfirmuar se në burgun e Rrogozhinës nuk janë zhvilluar votime, pasi nuk kanë marrë pjesë në proces komisionerët e PD-së.

 

IGLI CARA DENONCON RASTIN E DHUNIMIT TË NJË QYTETARI NË DURRËS

Ora 17:11 Deputeti Igli Cara ka denoncuar në “News 24” rastin e dhunimit të një votuesit në Durrës. Cara i ka bërë thirrje kandidatit Vangjush Dako që të tërhiqet nga kërcënimet dhe dhuna ndaj qytetarëve.

“Janë dhunuar votuesit. Një qytetar jo vetë është dhunuar fizikisht, por i është prishur dhe fleta e votimit së bashku me bashkëshorten. Kemi edhe dhjetëra raste të tjera që do t’i bëjmë të ditura. I bëjmë thirrje zotit Dako që edhe kur të humbë të humbë me nder, e të mos dhunojë qytetare”, tha Cara.

KVV: DISA PROBLEME GJATË VOTIMIT, PENGESA PËR VËZHGUESIT

Ora 17:07- Komisioni i Vëzhguesve Vendorë në një deklaratë për media tha se janë regjistruar disa probleme gjatë procesit të votimit në rang vendi.

Sipas KVV-së, KQZ ka pasur mungesë njoftimi në kohë. Një tjetër problem ishte ai i ndërrimit të komisionarëve në disa qendra votimi.

“Disa persona kanë pasur pamundësi që të votonin, “mospërputhje mbiemrash në kartë dhe listë”.

Probleme të tjera ishin, pengesat për vëzhguesit, prezencë militantësh nëpër QV, një operatori iu kërkua të mos filmojë po ashtu edhe fletë votimi me defekte.

MERO THYEN HESHTJEN ZGJEDHORE, SMS QYTETARËVE NË TELEFON “VOTONI PD”

Ora 17:01- Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar Bashkie në Korçë Gjergji Mero ka thyer heshtjen zgjedhore ditën e sotme. Gjergji Mero u ka dërguar SMS në telefon qytetarëve të bashkisë së re të Korçës, duke u kërkuar të votojnë Partinë Demokratike.

Në telefonin e qytetarëve korçarë ditën e sotme ka mbërritur SMS “Votoni PD”, duke mbajtur emrin e kandidatit të djathtë për bashkinë e këtij qyteti.

Vetë kandidati Gjergji Mero ka reaguar lidhur me këtë rast, duke u shprehur se SMS-në e ka dërguar tek qytetarët Partia Demokratike, dhe jo ai. Mero shprehet se PD e Korçës u ka bërë thirrje qytetarëve për të votuar kandidatin e djathtë.

KOALICIONI PËR ZGJEDHJE TË LIRA E TË NDERSHME: JA SHKELJET E KONSTATUARA

Ora 17:00 – Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e Demokraci të Qendrueshme (Koalicioni) prezantoi gjetjet e vëzhgimit të procesit të pjesës së parë të ditës së votimit, të cilat pasqyrojnë situatën në të gjitha Qendrat e Votimit në mbarë vendin.

“Bazuar tek informacioni i marrë nga vëzhguesit jo-partiakë të Koalicionit, pjesa e parë e Ditës së Zgjedhjeve vazhdoi në një mënyrë të rregullt, me përjashtim të pak incidenteve të izoluara” – tha znj. Mirela Bogdani, eksperte ligjore e KZLNDQ-së.

Incidentet e izoluara të raportuara nga vëzhguesit e KZLNDQ-së deri në orën 14.00 ishin:

* Katër (4) raste në të cilat votimi u pezullua për më shumë se 30 minuta (Tirana QV 1939; Shkodër QV 0089 dhe QV 0092; Fier QV 3034)

* Pesë (5) raste në të cilat fshehtësia e votimit nuk u garantua (Tirana QV 2082, QV 2009, QV 19791; Vlora QV 4585; Korçë QV 4103)

* Pesë (5) raste të asistencës në mënyrë të papërshtatshme në votim (Tirana QV 17721, QV 1926, QV 19791, QV 2127, Vlora QV 4585), si dhe 3 raste votimi familjar (Gjirokastër QV 4120, Dibër QV 1151; Shkodër QV 81).

* Dy (2) raste të presencës së personave të paautorizuar (në QV nr. 19791 në Tiranë, në QV nr. 4585 në Vlorë)

* Dymbëdhjetë (12) raste të të bërit fushatë përpara Qendrave të Votimit (në Durrës: QV nr. 1373, QV nr. 14602, QV nr. 1416; në Dibër QV nr. 1111; në Korçë QV nr. 3979, QV nr. 3740; në Tiranë QV nr. 18761, QV nr.1789, QV nr. 17121; në Shkodër QV nr. 259; në Vlorë QV nr. 4585, QV nr. 4598).

Vëzhguesit e KZLNDQ kanë pasur mundësi që gjatë pjesës së pare të ditës së votimit të vëzhgojnë të lirshëm procesin e votimit, siç edhe parashikohet në Kodin Zgjedhor.

Sipas të dhënave të KZLNDQ, pjesëmarrja mesatare në nivel kombëtar deri në orën 14.00 ishte

31.6 % me marzh gabimi prej +/-0.8%. Ndarja e pjesëmarrësve në votim sipas gjinive ishte 47 % gra dhe 53 % burra.

LSI, XHIXHO: APEL GRAVE, VOTA JONË PËR MË SHUMË SHËRBIM DHE PUNËSIM NESËR

Ora 16:57- Kryetarja e Këshillit Kombëtar Drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho ftoi të gjitha gratë dhe vajzat të cilat për arsye të ndryshme nuk kanë pasur mundësi të votojnë, t’i drejtohen kutive të votimit dhe të bëhen pjesë e kësaj dite historike të përfaqësimit tonë.

Në nje deklarate per median, Xhixho tha se “këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë mbi të gjitha për gratë, pasi sot me votën tonë na jepet mundësia të mbështesim përfaqësimin e grave në vendimmarrjen lokale”.

2Qetësia me të cilën po ecën proçesi, u shpreh ajo, padyshim është edhe falë kontributit të grave dhe vajzave në këto zgjedhje të cilat do të përfaqësohen me 50% në këshillat bashkiak.

“Pjesëmarrja jonë masive dhe vota jonë do të garantojë më shumë shërbim dhe punësim nesër, prandaj duhet të votojmë masivisht për të pasur mundësinë për të kërkuar më shumë llogari nga të zgjedhurit tanë nesër”, tha Xhixho.

CANNON: VËZHGIMI, PËR TË DHËNË NJË VLERËSIM SA MË TË DREJTË

Ora 16:56- Ambasadori i Britanisë së Madhe, Peter Cannon flet nga Vora, aty ku ka shkuar për të mbikëqyrur procesin e votimit.

Cannon ka thënë se ka shkuar atje për të dhënë një vlerësim më të drejtë për mbarëvajtjen e procesit.

KQZ, LUZI: DERI NË ORA 16:00 PJESËMARRJA NE VOTIME 38%

Ora 16:50 Deri në orën 16:00 në vendin tonë rezulton të kenë marrë pjesë në votime 38% e votuesve, për 1053 qendra votimi në 11 qarqe të vendit. Këto janë të dhënat më të fundit të bëra publike nga KQZ. Në një deklaratë për mediat, kryetarja e KQZ-së Lefterie Luzi i ka bërë thirrje sekretarëve të KZAZ-ve që të përcjellin informacion në kohë reale sa i përket ecurisë së procesit të numërimit dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në votime.

“Të gjitha qendrat e votimit janë hapur normalisht, dhe të gjitha janë pajisur me bazën materiale.

KQZ komunikon në dinamike me të gjitha qendrat e votimi për mbarëvajtjen e procesit.

Kemi informacione për 1053 qendra votimi në 11 qarqe, dhe pjesëmarrja është 38%. I bëj thirrje sekretarëve të KZAZ për sjelljen e të dhënave në KQZ. Duke qenë se votohet deri në orën 19:00 i bëj thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit”, tha Luzi.

KANDIDATI I PBDNJ-SE NUK VOTON, KALLËZIM SE I KA HUMBUR KARTA E IDENTITETIT

Ora 16:35- Kandidati i PBDNJ-së në Himarë, Fredi Beleri kallëzon humbjen e kartës së identitetit. Sipas Belerit, humbja e mjetit të identifikimit ka bërë që ai të mos lejohet të votojë.

SHTABI I DUMËS: DAKO KËRCËNON ANËTARËT E KZAZ

Ora 16:29- Shtabi i kandidates Grida Duma ka akuzuar kandidatin e majtë Vangjush Dako, se po kërcënon anëtarët e KZAZ. Në denoncimin e PD, thuhet se kandidati Dako ka kërcënuar anëtarët e KZAZ 22.

“Dako tha ju po luani me jetën time, do merrem unë me tuajat. I bëjmë thirrje Dakos të tërhiqet nga kërcënimet”.

VAU I DEJËS, DENONCOHET VËLLAI I KANDIDATIT ZEF HILA, BANORI: DONTE TE ME PËRPLASË ME MAKINË

Ora 16:27- Një banor i Vaut të Dejës ka denoncuar vëllain e kandidatit Zef Hila. Në denoncimin e tij qytetari pretendon se vëllai i kandidatit ka tentuar ta përplasë me makinë.

Alfred Hila u denoncua nga një banor i zonës, shtetasi Rrok Hejlli simpatizant i PS-së.

SHKODËR, NJË TJETËR RAST I DUBLIMIT NË LISTAT E VOTUESVE

Ora 16:25- Një qytetar nga Shkodra iu drejtua ditës së sotme qendrës së votimit, por rezultoi se kishte ushtruar më parë të drejtën e votës.

Në këtë qytet ka pasur edhe më herët gjatë ditës së sotme, denoncim të rasteve të dublimit të votave.

HALIMI: NË KAVAJË TENTATIVA PËR TË BLLOKUAR ZGJEDHJET

Ora 16:20- Deputeti i PD-së, Eduard Halimi deklaron se në Kavajë ka tentativa për tu bllokuar procesi i zgjedhjeve. Sipas tij, “PS ka sjellë njerëzit e saj me makinat me xhama të zinj”.

ZBULOHET NJË RAST DUBILIMI NË LISTËN E VOTUESVE, DENONCOHET VËLLAI I KANIDIDATIT TË VAUT TË DEJËS

Ora: 16:07- Një tjetër rast dublimi është shënuar në Shkodër. Mësohet se një qytetar kishte shkuar të votonte, ndërsa rezultoi se ai kishte votuar. Ndërkohë, një tjetër denoncim u bë dhe ndaj vëllai i kandidatit, Zef Hila, Alfred Hila në Vaun e Dejës. Hila akuzohet se ka dashur të përplas me makinë Rrok Hejllin, simpatizant i PS-së. Ka qenë ky i fundit ai që ka bërë denoncimin në polici.

TEPELENË, VOTOJNË 40% E ZGJEDHËSVE

Ora 16:00- Në Tepelenë deri në orën 15:30 votuan 5100 qytetarë, rreth 40% e zgjedhësve.

KANDIDATËT E PAVARUR PËR BASHKINË E TIRANËS, TAFAJ DHE GURI: PROCES I QETË ZGJEDHOR, PJESËMARRJA E ULËT

Ora:15:58-Të dy kandidatët e pavarur për bashkinë e Tiranës, Sazan Guri dhe Arben Tafaj deklaruan sot për News24 se ky është një proces i qetë zgjedhor.

“Është një proces i qetë dhe do jetë dhe më mirë akoma. Nuk mendoj se do ndodh diçka, edhe pse është e ulët pjesëmarrja. Unë i bëj një mesazh thirrje qytetarëve, që janë duke u shulluar o në gjumë o në det”, tha Guri.

Ndërsa Tafaj pohoi se janë ulur tonet dhe flakët në radhët e politikanëve. “Në ndaj të eksperiencave që kam me votimet, situata është më e qetë. Tonet janë të ulura dhe jo të flakta në radhët e politikës.”, theksoi Tafaj.

AMBASADORI DANEZ DHE NJË PËRFAQËSUES I AMBASADËS SHBA NË VORË

Ora 15:52- Ambasadori danez Jensen ka shkuar për herë të dytë në qendrën e votimit 1555 në Vorë, duke e ndjekur situatën nga afër.

Jensen ka deklaruar se, “Nga vëzhgimet ka disa QV ku ka tensione”. Mësohet se në QV 1555 ka shkuar edhe një përfaqësues i Ambasadës Amerikane.

“VORA”, LUAN RAMA: ME PATOZIN NDËRHYMË PËR TË NORMALIZUAR SITUATËN

Ora 15:40- Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama ka reaguar sot për incidentin në Vorë duke sqaruar se ai bashkë me deputetin e PD-së, Astrit Patozi kanë ndërhyrë për të normalizuar situatën.

“Pati një reagim emocional nga simpatizantët. Ishin 5 persona nga Fieri ata që donin të votonin në Vorë. Bashkë me Patozin ndërhymë për të normalizuar situatën. Ne do të shmangim të gjitha incidentet që procesi të jetë normal.

KAVAJË, BLLOKOHET SËRISH PROCESI I VOTIMIT NË QV 2195

Ora:15:35– Është bllokuar sërish procesi i votimeve në qendrën nr.2195 në Kavajë. Mësohet se shkak i ndërprerjes janë bërë listat fiktive të cilat pretendohet nga prefekti i Partisë Demokratikë. Sakaq, bëhet e ditur se pjesëmarrja e deritanishme në këto zgjedhje për Kavajën, është 25 për qind.

PS, XHAÇKA APEL GRAVE: VOTONI, ZGJEDHJET MBAJNË SHENJËN TUAJ!

Ora 15:02- Në një deklaratë për media, deputetja e PS-së Olta Xhaçka, zëdhënëse e fushatës së Partisë Socialiste i bëri thirrje grave dhe vajzave të vendit të votojnë

“Dua t’ju bëj një thirrje të gjitha grave e vajzave, të gjitha zonjave, që ende nuk kanë pasur mundësi të votojnë që t’u drejtohen qendrave të votimit. Si kurrë më parë, këto zgjedhje mbajnë shenjën e grave shqiptare. Sot për herë të parë votohet për këshilla bashkiakë ku 50% e kandidateve janë gra e vajza. Sot më shumë gra e vajza se kurrë kandidojnë për kryetare të bashkive anembanë Shqipërisë. Sot, si kurrë më parë po konkurrohet me programe që në fokus të tyre kanë problemet e grave, nënave, kryefamiljareve, grave sipërmarrëse, vajzave të reja”,- tha ajo.

“Këto zgjedhje prekin drejtpërdrejtë jetën e secilës prej nesh. Nga vota jonë do të varet cilësia e jetesës në çdo qytet, fshat, lagje e komunitet. Nga vota jonë do të varet sa hapësira të gjelbëra do të ketë, si do të jenë kopshtet, çerdhet e shkollat e fëmijëve tanë, çfarë mundësish do të kemi ne, familjet e fëmijët tanë për një jetë më të mirë. Pavarësisht se për kë votoni, gratë dhe vajzat duhet të votojnë për mundësinë që u jepet për të qenë të përfaqësuara. Pavarësisht se për kë votojmë, ne, gratë dhe vajzat duhet të tregojmë se jemi vendimmarrëse dhe nëpërmjet votës tonë të fuqizojmë të gjitha ato gra e vajza që do të jenë përfaqësueset tona në këshilla bashkiake. Prandaj ju ftoj të votoni, sa më shumë, në mënyrë sa më masive. E rëndësishme është që mos të rrimë indiferente në këto zgjedhje që si kurrë më parë do të varen nga ne, gratë shqiptare”,-përfundon deklarata.

POLICIA E SHTETIT NË GATISHMËRI: DERI NË 14:00 NUK KA PASUR PROBLEME

Ora 15:50- Policia e Shtetit në të gjithë vendin është në gatishmëri të plotë për përmbushjen e detyrave që ligji i ngarkon në kuadër të procesit zgjedhor dhe për garantimin e rendit e të sigurisë publike.

Situata në të gjithë vendin paraqitet e qetë. Deri në orën 14:00 nuk janë evidentuar probleme lidhur me qëndrimin e policisë gjatë procesit zgjedhor.

Ndërkohë nga KQV-të gjatë kësaj periudhe është kërkuar ndërhyrja e policisë me vendim sipas përcaktimeve të bëra në aktet normative vetëm në 1 rast, ku policia ka ndërhyrë sipas vendimit të Komisionit të Qendrës së Votimit dhe ka kryer detyrën për rivendosjen e gjendjes. Konkretisht:

  • Në KZAZ Nr. 6, Qendra e Votimit Nr. 142, në orën 10:30, në Shkollën 9 – Vjeçare Koman, me Vendimin 7, datë 21. 06. 2015, Komisioni i QV, ka vendosur të kërkojë ndihmën e policisë për ndërhyrje në QV, pasi ka pasur një fluks shumë të madh të qytetarëve për të votuar. Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për rivendosjen e rregullit dhe pas normalizimit të situatës janë larguar me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit.

Gjatë procesit zgjedhor strukturat e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë dhe për disa incidente të vogla për të cilat Policia është thërritur nga Komisionet përkatëse të qendrave të votimit por që kanë gjetur zgjidhje pa ndërhyrjen e forcave të policisë dhe nuk është kërkuar më me vendim nga komisionet ndërhyrja e policisë.

Siç ju kemi bërë me dije në komunikimin e mëparshëm, me fillimin e punës nga Komisionet e Qendrave të Votimit punonjësit e Policisë së Shtetit sipas përcaktimeve të bëra në aktet normative janë larguar nga të gjitha Qendrat e Votimit, të cilat ishin marrë në ruajtje gjatë natës së mbrëmshme.

Policia e Shtetit është duke ndjekur në vazhdimësi procesin zgjedhor dhe është në gatishmëri të plotë për përmbushjen e detyrave për garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në respekt të plotë të ligjit.

VLORË, LESKAJ: ZGJEDHJET JANË ZHVILLUAR QETËSISHT, KA NJË FLUKS TË SHTUAR PËR KËTO 2 ORË

Ora 14:30- Deputetja socialiste e qarkut të Vlorës, Valentina Leskaj e ftuar në studion e Neës24 në Vlorë, tha se zgjedhjet në Vlorë janë zhvilluar qetësisht. Lidhur me pjesëmarrjen prej 24%, Leskaj deklaroi se nuk ka ndonjë diferencë të madhe me zgjedhjet e tjera, duke theksuar se këto 2 orët e fundit ka një fluks të shtuar.

“Këto zgjedhje janë zgjedhje për Bashkinë e re të Vlorës, deri tani janë zhvilluar qetësisht. Qytetarët e Vlorës kanë demonstruar qytetari, kulturë. Pjesëmarrja 24%, nuk ka diferencë të madhe nga zgjedhjet e tjera. Pak më e lartë në zgjedhjet e 2013. Ka një fluks të shtuar për këto 2 orë”, tha Leskaj.

KRUJË, NDËRPRITET VOTIMI RRETH NJË ORË NË QV 1266

Ora 14:25- Në Krujë, ndërpritet votimi rreth një orë në QV 1266, kjo për shkak se kreu i KZAZ dhe policia morën 150 fletë votimi, duke deklaruar se këto fletë votimi do t’u jepeshin të burgosurve.

BERAT, BLLOKOHET VOTIMI NË NJË QV, NJË SHTETASE FOTOGRAFOI VOTËN

Ora 14:20- Është bllokuar procesi i votimit në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara”, kjo pasi shtetasja me iniciale A.D. është kapur duke fotografuar votën. Në këtë qendër kanë shkuar përfaqësues të KZAZ-së së Beratit për të verifikuar

FRESSH APEL TË RINJVE: VOTONI, KËTO JNË ZGJEDHJET TONA

Ora 14:10- Në një deklaratë për shtyp nga selia e Partisë Socialiste, nënkryetarja e FRESSH Maria Myridinasi i bëri thirrje të rinjve që të votojnë.

“Dua t’ju bëj një thirrje të gjithë bashkëmoshatarëve të mi, të gjithë të rinjve e të rejave, në Tiranë, Durrës, Korçë, Elbasan, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Fier, Lushnje e kudo në 61 bashkitë anembanë Shqipërisë që të dalin të votojnë. Dita është akoma mjaftueshëm e gjatë që secili prej jush, të marrë me vete një shok a një shoqe, të kapë përdore një të afërm a një mik e t’i drejtohet qendrës së votimit. Këto janë zgjedhjet tona si kurrë më parë. Sot vendoset jo vetëm për komunitetet ku ne jetojmë, jo vetëm për familjet e prindërit tanë, por edhe për çështjet që prekin drejtpërdrejtë çdo të ri. Vota juaj sot është një votë që do të vendosë se çfarë mundësish do të ofrojnë nesër për të rinjtë bashkitë e reja. Vota juaj sot është një votë për gjithë ata të rinj që kandidojnë për bashkitë e reja e për këshillat bashkiake e që nesër do të jenë përfaqësuesit tuaj.

“Njerëzit që do të luftojnë për interesat e rinisë, për të vendosur sa kënde sportive, sa qendra rinore, sa mbështetje për sipërmarrjen rinore e për projektet e të rinjve do të ketë nesër. Prandaj votoni, votoni, votoni miqtë e mi. Mos e humbisni këtë rast. Ne jemi shumë dhe sa më shumë prej nesh të votojnë aq më e fortë do të jetë kauza jonë”.

LUKOVË, NXIRRET ME DHUNË FREDI BELERI NGA NJË QENDER VOTIM

Ora: 14:08- Një incident është regjistruar në Lukovë, ku kandidati i PBDNJ-së në Himarë, Fredi Beleri është nxjerr me dhunë nga një qendër votimi. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur konkretisht. Bejleri ishte shoqëruar nga disa persona, duke ushtruar presion në qendrat e votimit. Në rastin konkret ka bërë dhe presion dhe në Himare, Mësohet se komisionet nuk kanë reaguar, ndonëse u kërkuar që ai të largohen nga ambientet e qendrës së Votimit. Por vetëm Në Lukovë, u arrit që kandidati të largohej, me kërkesë të forcave politike.

GAIANI VËZHGON ZGJEDHJET NË TIRANË: VOTA SHPREHJE THEMELORE E DEMOKRACISË

Ora 14:06- Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani po vëzhgon procesin e votimit në Tiranë, Yzberisht, Vorë, Mëzez dhe Durrës.

“Jemi afër qytetarëve shqiptarë në një moment të rëndësishëm. Vota është një nga shprehjet themelore të demokracise. Zgjedhje të mbara”, ka deklaruar diplomati italian.

Ndërsa Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, ashtu sikurse e kishte paralajmëruar, së bashku me ekipin i saj janë ndalur në qendrat e votimit në Vorë, Durrës dhe Kavajë.

“Procesi i votimit duhet të jetë i lirë dhe i ndershëm”, është shprehur Znj. Vlahutin vëzhgimit në një qendër votimi në Vorë. Më pas ajo ka udhëtuar drejt Durrësit dhe Kavajës.

Ndërsa Ambasada Amerikane e ka përqëndruar vëmëndjen e saj, jo vetëm në Vorë por edhe në Lexhë. Qëndrat e votimit në lexzhë po vazhdohen nga Zv.ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Henry V. Jardine.

KSHH PUBLIKON RAPORTIN: RRETH 50% E QV-VE JANË HAPUR ME 15-40 MINUTA VONESË

Ora:13:58-Komiteti Shqiptar i Helsinkit‏ po monitoron ecurinë e procesit zgjedhor për Zgjedhjet vendore në 9 qarqe të vendit si Tirana, Durrësi, Kukësi, Shkodra, Elbasani, Fieri, Vlora, Korça dhe Gjirokastra.

“Kemi konstatuar se në rreth 50% te Qendrave të Votimit të monitoruara, procesi i votimit ka filluar me një vonesë nga 15 – 40 minuta. Arsyet janë te ndryshme si, mungesa e komisionereve, mungesa në bazën materiale, etj;”, citohet në njoftimin e KSHH.

MANGËSITË:

Janë vërejtur mangësi dhe probleme me materialet e votimit;

Janë vërtetuar tre raste të votimit familjar, në Bashkinë Tiranë QV 2041/1 dhe në një QV pranë Shkollës ”Bajram Curri” dhe një rast në QV nr. 4278, Bashkia Gjirokastër;

Janë vërejtur simbole të subjekteve politike në afërsi të QV si pranë Shkollës ”Bajram Curri”, Bashkia Tiranë;

Ka patur raste të vendosjes në kundërshtim me ligjin të gabuar të dhomës së fshehtësisë në dy QV në Bashkinë Tirane, konkretisht në QV nr. 1890 dhe QV nr. 1883/1;

Janë manifestuar sjellje në kundërshtim me ligjin nga anëtare të QV-ve, si p.sh në QV1853/1 ose anëtari i KQV nr. 4507/2, qarku Gjirokastër që mbante veshje me simbole partiake.

Janë konstatuar dy sjellje joligjore të votuesve në Tirane, një votues në QV nr. 1757 tentoi të marrë me vetë fletën e votimit dhe një votues tjetër që fotografoi votën e tij ne QV nr. 1728, Bashkia Tiranë.

PD, TABAKU: PARREGULLSI NË ZGJEDHJE, MINISTRA E DEPUTETË E KANË THYER KODIN

Ora 13:54- Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat tha se gjatë procesit të zgjedhjeve ka pasur parregullsi. Ajo tha se, “Përgjegjësit do mbajnë përgjegjësi. Kanë thyer kodin deputetë, ministra, sidomos të LSI. Janë futur në qendra votimi. I kemi të gjitha provat, me video dhe foto”.

Tabaku ndër të tjera bëri thirrje që qytetarët të votojnë. “Votoni, dita e votimit është dita e fuqisë sovrane”

INCIDENT NË VORË, NUK LEJOHEN TË VOTOJNË DY PERSONA, KONFLIKTOHEN MILITANTËT E LSI-PD

Ora 13:50- Në Qendrën e Votimit 1555 janë paraqitur dy persona me kartë identiteti, por nuk janë lejuar nga komisionerët e majtë, pasi nuk janë banorë të zonës. Por janë sjellë muajt e fundit. Për këtë arsye është krijuar tension. Jashtë QV militantët e LSI-së dhe PD-së kanë bërë debat, duke sjellë rritje të tensionit. Dy personat nuk kanë votuar. Komisioni pretendon se nuk mund të votonin në Vorë. Pas debateve, të gjitha palët kanë pranuar këtë propozim, tensioni është shuar. Ka një prani të madhe të forcave të policisë.

LUZI: PJESËMARRJA PËR 711 QENDRA VOTIMI 27,09%

Ora 13:48- Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi njoftoi për pjesëmarrjen e votuesve në rang vendi dhe qarqesh deri në orën 13:00.

Sipas saj deri në orën 13:00 janë llogaritur vetëm 711 qendra votimi, ndërkohë që theksoi se tani janë hapur të gjitha qendrat e votimit dhe votimi po shkon normalisht. Në rang vendi kanë votuar 27,09%.

“Shifrat janë relative, ndryshon nga momenti në moment”,tha Luzi ndër të tjera.

QARKU DIBËR 30,89%

QARKU DURRËS 24,94%

QARKU ELBASAN 28%

QARKU FIER 25,4%

QARKU GJIROKASTËR 29%

QARKU KORCË 23%

QARKU KUKËS 34%

QARKU SHKODËR 24%

QARKU TIRANË 28%

QARKU VLORË 24%

VLORË, ZHBLLOKOHET SITUATA NË ZONËN E DUKATIT

Ora: 13:43- Është zhbllokuar situata në zonën e Dukatit. Procesi ishte bllokuar për të paktën 1 orë. Kjo situatë erdhi për shkak se banorët nuk po gjenin emrat e tyre në listë.

VORË, PJESËMARRJA NË VORTIME 35-40%

Ora 13:40- Në Vorë shënohet edhe pjesëmarrja më e lartë ndoshta në rang vendi, ku kanë votuar rreth 35-40% e zgjedhësve. Sipas gazetares Klodiana Lala, fluksi është normal dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë incident.

NGJARJET NË FINIQ, PBDNJ: KEQARDHJE PËR NDËRHYRJEN JO KOMODE TË DEPUTETIT MARTO

Ora:13:37- Ka reaguar sërish PBDNJ në lidhje me incidentin e ndodhur në Finiq. Kjo forcë ka shprehur keqardhje për atë që ata e quajnë ‘ndërhyrjen aspak komode, jashtë etikës dhe kuadrit ligjor të procesit të votimit të deputetit të PS-së, Andrea Marto. ‘.

“Zgjedhjet nuk fitohen me sajesa. Referenca tek personi I cili është sot në gjykimin e votës së sovranit përbën shkelje të kodit elektoral duke synuar ndikimin e votës.

Nuk është në traditën e popullit të zonës dhe në veçanti të elektoratit të PBDNJ-OMONIA, akuzë të cilën ngarkon deputeti në fjalë. Keqardhje e thellë që në defiçitin e tij elektoral tenton të stigmatizojë organizatën e cila e promovoi politikisht.”, citohet në reagimin e PBDNJ-së.

PS, XHAÇKA: KOMISIONERËT E QV-VE TË ZGJIDHIN PROBLEMET SIPAS LIGJIT, MBARËVAJTJA E PROCESIT MË SHUMË RËNDËSI SE REZULTATI

Ora 13:35- Deputetja e PS-së, Olta Xhaçka në një deklaratë për mediat ka falënderuar qytetarët që kanë votuar dhe komisionerët që janë angazhuar në procesin zgjedhor. Ajo ka apeluar për zgjidhjen e problemeve sipas ligjit, duke e vënë theksin në rëndësinë e procesit dhe jo të rezultatit.

“Falenderojmë të gjithë qytetarët shqiptarë anembanë vendit që kanë votuar deri në këtë moment. Falenderojmë të gjithë komisionerët dhe të gjithë ata burra e gra që janë angazhuar për të mundësuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Falë punës dhe ndjenjës së tyre të përgjegjësisë procesi deri tani ka ecur mirë dhe pa probleme të theksuara.

E po ashtu, një falenderim i shkon dhe të gjithë strukturave të shtetit për sjelljen e tyre profesionale e në respekt të ligjit.

Shfrytëzojmë këtë moment për të ftuar të gjithë komisionerët e qendrave të votimit në ato vende ku janë vënë re problematika sporadike e të izoluara, që t’i zgjidhin ato duke respektuar rreptësishtë ligjin dhe duke mbajtur parasysh se në këtë ushtrim të demokracisë, mbarëvajtja e procesit ka shumë më tepër rëndësi sesa rezultati. Është ky parim themelor që duhet të udhëheqë punën e tyre në çdo moment të procesit të zgjedhjeve. Dëshirojmë t’u bëjmë një thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk kanë votuar, që në këto orë që kanë mbetur të dalin e t’u drejtohen qendrave të tyre të votimit, të ftojnë familjarët, miqtë e kolegët e tyre që të bëjnë të njëjtën gjë. Vota është jo vetëm një e drejtë themelore e çdo qytetari në një demokraci, por edhe një përgjegjësi e madhe që çdo qytetar ka ndaj vetes dhe komunitetit ku jeton. Në këto zgjedhje kjo është më e vërtetë se kurrë pasi ato prekin në mënyrën më të drejtpërdrejtë jetën dhe të ardhmen e gjithsecilit prej tyre, të çdo familje, të çdo rruge e rrugice, të çdo lagje”, tha Xhaçka.

TENSIONE NË NJË KZAZ NË RROGOZHINË

Ora: 13:30- Shënohen tensione në një KZAZ në Rrogozhinë. Mësohet se anëtarët e komisionit të PD dhe PS janë konfliktuar mes tyre pasi nuk kanë rënë dakord për hapjen e qendrës së votimit në ambientet e burgut të këtij qyteti.

Sipas anëtarëve , materialet zgjedhore janë me mungesë, mungojnë proces-verbali, dhe dokumentet e nevojshëm. 4 anëtarët e PD nuk kanë firmosur që të hapin qendrën e votimit në burgun e Rrogozhinës, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e KQZ-së. Anëtarët e PS-së kanë shkuar në ambientet e burgut dhe kanë nisur nga puna për hapjen e qendrës së votimit.

PBDNJ: PROBLEME NË DISA QENDRA VOTIMI

Ora:13:24- PBDNJ ka denoncuar sot një disa incidente të ndodhura sot në disa qendra të votimit. “Sot në datën 21.06.2015 me hapjen e qendrave te votimit fatkeqësisht u konstatuan shume problem serioze të cilat ndikojnë negativisht për zvillimin normal të procesit zgjedhor njëkohësisht me këto veprime bëhen përpjekje të vazhdueshme për manipulimin e rezultatit në favor te kandidatit te Partisë Socialiste, Jorgo Goro.”, citohet në reagimin e PBDNJ-së.

RASTET E SHKELJEVE SIPAS PBDNJ-SË:

Ora 07:10

Ne Q.V. N 4594 (Kallarat) nuk jane paraqitur komisioneret si rezultat nuk eshte hapur qendra e votimit.

Ora 07:20

Jonian Duni ne Q.V. 4584 (Gjilek) vezhgues I P.B.D.NJnuk lejohet te hyje ne kete Q.V. per te kryer detyren edhe pse ka autorizim e KZΑZ

Ora 07:30

Ne Q.V. 4581/1 (Qeparo Fushe)mbyllen kutit e votimit duke u ndryshuar ka paket e kutive.

Ora 07:35

Ne Q.V. 4600dhe 4599 (Kuc) nuk jane paraqitur komisioneret e koalicionit te djathte.

Ora 07:45

Ne Q.V. 4592 (Vranisht) nuk lejohet te hyje ne Q.V.vezhguesi I P.B.D.NJ me gιthese disponon nga autorizimi e KZΑZ

Ora 08:10

Ne Q.V. 4591 (Himare) nuk e janë paraqitur komisioneret e koalicionit te djathte dhe nuk pafilluar procesi zgjedhor

Ora 08:15

Ne Q.V. 4594 (Bolene) jane ngatërruar kapaket e kutive nje koheshit dhe vulat e mbylljes e kutive.

Ora 08:30

Ne Q.V. 4588/1 (Himare Fshat) fletet e votimit vulose jashtë kuadratit perkates ne menyre te per dalluese

Ora 09:25

Ne Q.V. 4588 dhe 4588/1 (Himare Fshat) punonjesi I Bashkise dhe militant I A.SH.E Arqile Bollano po shoqeron ne menyre te perseritur te dhunshem te moshuarit per te votuar. Veprim qe nuk lejohet nga Komisionii Q.V.

Ne Q.V. 4590 (Himare Shkolle) militant I A.SH.E Artan Duka nuk lejonte moshuareti shoqeroje per tevotuar personin e përzgjedhur nga vet imoshuari.

Ora 09:30

Ne Q.V. 4591 (Himare Kopesht) militantja e A.SH.E Mirka Gjicali pengon te moshuarit te shoqerohen nga njerzit e perzgjethur prej tyre per te votuar. Ne te njejten Q.V. Irini Lloi dhe Ersida Nini militan te te A.SH.E lejohen ne menyre te perseritur te shoqërojnë te moshuar.

Ora 09:30

Ne Q.V. 4584 dhe 4584/1 (Gjilek) punonjesit e BashkiseThodhori Beja Sekretari Bashkise dhe Jerasimo Bashi Drejtor I Kadastres kercenojnë njerëzit jashte Q.V. dhe i orientojnë dhunshem duke i shoqeruar per te votuar.

Ora 10:00

Ne Q.V. 4592 (Vranisht) u konstatua rast qe komisioni Q.V. i jep votuesit fletëvotimi te plotesuar. Qytetari nuk pranonte mare flete votimit e plotësuar dhe kërkon flete te pa plotësuar, komisioni nuk i jep.

Ora 10:25

Ne Q.V. 4591 (Himare Kopesht) lista përfundimtare qe disponon komisioni nuk janë te plota duke u krahasuar me listën përfundimtare të afishuar jashtë qendrës së votimit.

Ora 10:30

Ne Q.V. 4591 (Himare Kopesht)militantja e ASHE Mirka Gjicali vazhdon te pengoj shoqeruesit e personave te moshuar nga njerezit e familjes per votimin,kjo me kundershtim me nenin 108 te kodit zgjedhor.

DURRËS, QYTETARI: MË KANË VJEDHUR VOTËN, DUA TË VOTOJ

13:08- Një qytetar i moshuar dhe invalid i lagjes 18 në Durrës ka denoncuar në Neës24, vjedhjen e votës. Ai nuk ka mundur të votojë, pasi në emrin e tij kishte votuar dikush tjetër.

“Në orën 9 me gjithë bashkëshorten shkova tek QV 1440 tek shkolla “Naim Frashëri”, paraqes kartën e identitetit kur shikoj tek lista emërore në emrin tim ishte firmosur jo firma ime. Numri i kartës nuk ishte ai i imi. Kërkova nga komisioni sqarime. Më thanë që është bërë një gabim. më thanë do paraqitesh pas dy orësh që të rregullojmë gabimin. Shkova pas dy orësh nuk ishte bërë asgjë. Prita sërish, dhe sërish asgjë. Pretendoj se vota ime është vjedhur. E kam verifikuar emrin. Para dy javësh edhe tek lagjja edhe nëpërmjet internetit. U informuam edhe për vendin e Qendrës së Votimit.

Kërkoj të votoj që vota ime të mos vidhet”, ka thënë Shabani.

KRYEMINISTRI EDI RAMA MBËRRIN NË SELINË E PS-SË

Ora: 12:58- Kryeministri Edi Rama mbërrin në selinë e PS-së, së bashku me shumë deputet të kësaj force. Mësohet se aty ndodhet dhe kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.

LSI THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË VOTIME, KJEDI MEHMETAJ-TË RINJVE: VOTONI SOT, PËR NJË TË ARDHME TË SIGURT NESËR

Ora: 12:57- Të rinjtë e LSI-së, me në krye deputeten më të re të Kuvendit të Shqipërisë, Kjedi Mehmetaj i ka bërë thirrje të gjithë atyre që votojnë për herë të parë ti drejtohen kutive të votimit. Gjatë fjalës së saj para mediave, Mehmetaj theksoi se këto janë zgjedhje për të menduar për të ardhmen nesër.

“Ne votuam dhe duam të inkurajomë të rinjtë shqiptarë të votojnë. Me votën tuaj sot ndërtoni një të ardhme më të mirë nesër. Nëse kërkoni një të ardhme më të mirë votoni sot. Përpara se të dilni për ditën tuaj, sot është e rëndësime të votoni.”, tha Kjedi Mehmetaj.

KURBIN, HIDHEN ‘TRAKTE’ POSHTË DERËS SË QYTETARËVE: MOS DILNI NË VOTIME!

Ora 13:00-Fletushka ku bëhet thirrje për mospjesëmarrje në zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë së Kurbinit janë hedhur këtë paradite në shtëpitë e kurbinasve. Mëngjesin e sotëm banorët e Laçit sapo janë zgjuar kanë gjetur poshtë dyerve letra me thirrje për bojkot të votimit. Denoncimi është bërë nga vetë qytetarët në polici dhe pranë komisariatit

dixhital.

“Dyshja Rama­Meta po na kujtojnë kohën e komunizmit, ku ishte vetëm një kandidaturë, ata vendosën që ta lejnë Kurbinin vetëm me një kandidat, me kandidatin e PS­së, i cili mbetet kryetari më I dështuar në 25 vjet, pasi për 4 vite nën drejtimin e tij në qytetin e Lacit nuk bëri asgjë”­ thuhet në mesazhin

e shpërndarë.

Policia pas marrjes së njoftimit procedimin penal dhe bën me dije se po punohet për gjetjen e autorit të hartimit dhe shpërndarjes.

PJESËMARRJA NË VOTIME DERI NË ORËN 12:00

Tirana në rang Qarku, 13.71%

Bashkia Patos 12%

Bashkia Belsh 30%

Bashkia Elbasan: 18%

Bashkia Cërrik 15%

Bashkia Peqin 23%

Bashkia Gramsh 12%

Bashkia Kolonjë 12%

Bashkia Ballsh, 30%

Bashkia Pogradec, 15%

Bashkia Maliq, 21%

Bashkia E Krujës, 28%

Bashkia e Shijakut, 20%

Bashkia e Durrësit, 20%

Bashkia e Kukësit, 17%

Bashkia e Librazhdit, 23%

Bashkia e Prrenjasit, 20%

Bashkia e Vlorës, 15%

Bashkia Fier 28%

Dy KZAZ në Fier

-Në KZAZ numër 57 pjesëmarrja në nivelin 28%

-Në KZAZ numër 58, pjesëmarrja në nivelin 15%

PBDNJ: DENONCOJMË INCIDENTET ME FYERJE NË 3 QENDRA VOTIMI NË KONISPOL

Ora:12:24- Partia Bashkia për të Drejtat e Njeriut ka denoncuar sot incidentet me fyrje dhe sharje që sipas saj kanë ndodhur në ambientet e qendrës së votimit nr. 4731, QV 4731/1 dhe QV 4731/2 (Xarrë) në Bashkinë e Konispolit.

“Partia Bashkia për të Drejtat e Njeriut dhe kandidati saj për Bashkinë e Konispolit, z. Anastas Guda kërkojnë të merren masa për parandalimin e incidentit dhe zhvillimin e procesit të votimit në ambiente të qeta.”, citohet në reagimin e PBDNJ-së.

FINIQ, KANDIDATI I PBDNJ: DUAN TË MANIPULOJNË ZGJEDHJET, MË KANË SHOQËRUAR VËLLAIN NË POLICI

Ora:12:20- Kandidati i PBDNJ-së, Jani Babi për Bashkinë e Finiqit ka deklaruar për News24 se po tentohet të manipulohen zgjedhjet. Ai ka thënë se prej 3-4 orësh vëllai i tij është shoqëruar në polici me pretendimin se ka kërcënuar deputetin e PS-së Andrea Marto.

Votimet kanë shkuar normalisht deri tani, por maxhoranca kërkon të manipulojë votimet. Vëllai im është shoqëruar në polici. Ne i themi të ndalojnë revanshin se ne do ta ruajmë votën me forcë dhe fitorja është e vdekur. U them të mos merren më këtë punë. Vëllai im ka 3-4 orë në polici. Ne jemi komunitet paqedashës”, tha Babi.

POLICIA E VLORËS: DEPUTETI MARTO DENONCOI SOT VËLLAIN E KANDIDATIT TË PBDNJ-SË, JANI BABI

Ora:12:17- Policia e Vlorës ka publikuar sot fakte të reja në lidhje me një incident të ndodhur dje në Finiq. Sipas bluve, mësohet se ditën e sotme është paraqitur në komisariat deputeti i Himarës Andrea Marto, i cili ka kallëzuar penalisht vëllain e kandidatit të PBDNJ-së për bashkinë e Finiqit, Jani Babi.

“Sarandë, më datë 21.06.2015, në Komisariatin e Policisë është paraqitur shtetasi Andrea Marto, vjeç 58, banues në Tiranë me detyre Deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i cili ka kallëzuar faktin se rreth orës 00:20 të ditës së sotme është telefonuar nga një shtetas i cili i është prezantuar si shtetasi me emrin: Timoleo Babi, vjeç 48, banues në Sarandë, vëllai i shtetasit Jani Babi-kandidat i subjektit politik PBDNJ për Bashkinë Finiq, duke e kanosur për vrasje.

Policia e Sarandës sqaron se ka bërë të mundur shoqërimin e shtetasit Timoleo Babi për ta marrë në pyetje dhe po kryen të gjitha verifikimet në lidhje me këtë rast”, citohet në njoftimin e policisë.

SHKARKIMI I 4 ANËTAREVE NË KURBIN, IVI KASO: VENDIMI I KQZ-SË ANTILIGJOR

ORA 12:05- Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso deklaroi se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkarkimin e katër anëtarëve të Kurbinit ishte i paligjshëm. Gjatë një deklarate për mediat, Kaso theksoi se këto janë shkelje të rënda dhe të paprecedenta.

“Sot procesi ka nisur me një paligjshmëri të theksuar nga ana e KQZ, duke ndërhyrë në mënyrë të dhunshme, duke dhunuar procesin. Mbas shkarkimit të anëtarëve në Kurbin ishte i paligjshëm. Ndaj vendimi ishte i padrejtë. Kjo për të gjetur një shkak për ti shkarkuar. Çdo hap i kësaj procedurë ka nisur që dje me paligjshmëri. Është një proces antiligjor. Anëtarët ishin në krye të detyrës në atë kohë.”, tha Kaso.

KONISPOL, SITUATË TENSIONI NË DISA QV NË XARRË

ORA 11:50– Në Bashkinë e Konispolit situata është tensionuar në korridoret e QV-ve numër 47311 dhe 47312. Militantët e dy forcave kryesore, PD dhe PS janë përplasur verbalisht, me sharje dhe fyerje.

FIER, PJESËMARRJA NË VOTIME 28%, NË DIBËR 6%

Ora 11:48- Deri më tani pjesëmarrja në votime në Qarkun e Fierit në nivelin 28%. Pjesëmarrja më e ulët deri në mesditë është shënuar në Dibër, në nivelin 6%.

MALËSI E MADHE, BLLOKOHET VOTIMI NË GRUEMIRË

Ora:11:47- Është bllokuar votimi në Guremirë në Malësinë e Madhe. Mësohet se shkak është bërë një debat mes sekretarit dhe kreut të qendrës së votimit.

DUMA: JANË VËREJTUR PARREGULLSI NË PROCES

Ora: 11:33- Kandidatja e PD-së për Bashkinë e Durrësit i është drejtuar sot qendrës së saj të votimit për të votuar. Gjatë fjalës së saj, Duma theksoi se në procesin e votimit janë vërejtur parregullsi. Nga ana tjetër, kandidatja e djathtë pohoi se durrsakët kanë shumë arsye që të votojnë. “Probleme me votuesit fiktiv në 17 qendra votimi. Jemi duke i verifikuar të gjithë këto persona”, tha Duma.

VLORË, NDËRROHET BOJA RIFILLON VOTIMI

Ora 11:29- Në Vlorë është konstatuar një problem me fshirjen e bojës në një Qendër Votimi. Boja në gisht tek zgjedhësit fshihej në moment. Por pasi është konstatuar është ndërprerë procesi dhe është ndërruar boja. Procesi rifilloi dhe po vijon normalisht.

ZHBLLOKOHET PROCESI I VOTIMIT NË RROSKOVEC

Ora: 11:22- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të zhbllokohet procesi i votimit në Rroskovec. Pas bllokimit të procesit, për shkak të probleme me fletën e votimit të kandidatëve, të cilët ishin shënuar nën siglën e një koalicioni, ASHE-së.

LLALLA: KA KANDIDATË TË INKRIMINUAR, EMRAT IA KEMI ÇUAR INSTITUCIONEVE DHE NDËRKOMBËTARËVE

Ora 11:20- Kryeprokurori Adriatik Llalla në një takim me prokurorët e gatshëm ka deklaruar se në listat e kandidatëve për kryetarë ka persona me precedentë penalë, të inkriminuar, të cilat u janë dërguar si ndërkombëtarëve ashtu edhe partive politike. “Lidhur me përfshirjen e këtyre individëve në procesin zgjedhor kemi dhënë përgjigjet e kërkuara gjithë institucioneve shtetërore. Ligji penal nuk pengon individët të kandidojnë si subjekte në procesin e zgjedhor. Mendoj se me dekriminalizimin edhe ky problem do të marrë zgjidhje. Ka emra konkretë dhe janë dërguar institucioneve”, tha Llalla. Gjithashtu kryeprokurori sqaroi se deri më tani nuk ka asnjë kallëzim dhe hetim të ndërmarrë nga ana e Prokurorisë për incidentet në këto zgjedhje.

“Prokuroria është organizuar e gatshme për të ndjekur procesin zgjedhor. Lidhur me problematikat e hasura në zgjedhjet e kaluara janë parashikuar një sërë veprash penale dhe legjislacionin i parashikon të gjitha rastet. Përveç informacioneve të bëra publike nuk ka asnjë kallëzim të paraqitur në prokurori. Prokurorët si në Prokurorinë e Tiranës, ashtu edhe në të gjithë Shqipërinë do të ndjekin me vëmendjen gjithë situatën zgjedhore”, tha Llalla.

ZHBLLOKOHET PAS 4 ORESH PROCESI I VOTIMIT NË TEPELENË

Ora:11:02- Është zhbllokuar procesi i votimit në Tepelenë, fill pas vendimit të marr nga KZAZ, ndërsa nuk është hasur me kundërshti nga ana e KQZ-së dhe palët.

VLORË, BLLOKOHET VOTIMI NË QENDRËN ME NUMËR 4498

Ora 11:09- Procesi i votimit është bllokuar në Qendrën e Votimit numër 4498. Mësohet se komisionerët kanë konstatuar se fshihet boja me të cilën shënohet shenja në gishtat e votuesve.

PRESIDENTI NISHANI NË QENDRËN E VOTIMIT

Ora:11:01- Presidenti Bujar Nishani, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Odeta Nishani i është drejtuar sot kutive të votimit, ku do të jap kontributin e tij me votë.

ADRIATIK LLALLA PËRFUNDON TAKIMIN ME PROKURORËT E GATSHËM

Ora 11:00- Adriatik Llalla ka përfunduar takimin me prokurorët e gatshëm. Gjatë fjalës së tij, Llalla theksoi se nuk ka asnjë kallëzim penal për zgjedhjet.

“Nuk kemi asnjë kallëzim penal për zgjedhjet. I kam dërguar listë me kandidatë të inkriminuar institucioneve. Nuk është dita që të bëj publike emrat”, tha Llalla.

DEPUTETI FUFI: KËRKOJMË MOS TË KETË ZGJEDHJE NË KURBIN, KRYETARJA E KQZ PO MERR VENDIME POLITIKE

Ora 10:48- Deputeti Mhill Fufi kërkoi pezullimin e zgjedhjeve për Bashkinë e Kurbinit duke denoncuar një sërë problematikash. Ai akuzoi kryetaren e KQZ, Lefterie Luzi se po merr vendime politike. “KQZ ka marrë një vendim të padrejtë për KZAZ e Laçit, të gjithë anëtarët ishin në punë dhe i zëvendësuan me 4 të tjerë pa asnjë arsye. Kryetarja e KQZ po merr vendime politike kundër Kurbinit. Filloi me çregjistrimin e kandidatit, me probleme të tjera dhe tashmë me anëtarët e KZAZ 15. Ata që u zgjodhën ishin 3 të PD dhe një i PR. Kryetari i ri që u zgjodh, Fran Lezha është anëtar i PS, ish-prefekt, ne nuk kemi përfaqësim, PD nuk ka komisionerë fare dhe kutitë e votimit i kanë shpërndarë në mënyrë të padrejtë, nuk ka procesverbale. Kërkojmë mos të ketë zgjedhje në Kurbin”, tha Fufi.

KAVAJË, LARGOHEN NGA QV, ELVIS RROSHI DHE ENGJËLL CARA

Ora:10:40- Janë larguar nga qendra e votimit, dy kandidatët e bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi dhe Engjëll Cara. Ndërkohë, për të verifikuar situatën nga afër në qendrën e votimit me nr. 2193 dhe 2194 janë 2 vëzhgues të OSBE-ODIR.

AMBASADORI LU NË NJË QENDËR VOTIMI NË VORË: JEMI KËTU PËR TË MBËSHTETUR QYTETARËT SHQIPTARË

Ora 10:37- Ambasadori Donald Lu viziton një Qendër Votimi në Vorë. Ambasadori bisedoi me komisionerë dhe votues për procesin e votimit dhe tha se “unë jam njëri prej pothuajse 300 vëzhguesve ndërkombëtarë, së bashku me qindra vëzhgues të tjerë vendorë, të cilët po i monitorojnë këto zgjedhje nga afër. Ne jemi këtu për të mbështetur qytetarët shqiptarë dhe të drejtën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhje të mbara qytetarëve shqiptarë!”

META: DISTANCOHUNI NGA AKTET E DHUNËS, ME RËNDËSI STANDARDI

Ora 10:35: Kreu i LSI-së, Ilir Meta, së bashku me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, votoi sot në njësinë nr.5 në kryeqytet. Sapo la qendrën e votimit, Meta para mediave deklaroi se kjo është ditë është një festë për të gjithë shqiptarët, që sipas tij kjo është dita e demokracisë.

“Ishte kënaqësi që të merrja pjesë në këtë festë të demokracisë. Është ditë historike ndaj do ti ftoja të gjithë ata që nuk kanë vendosur të marrin pjesë në këto zgjedhje, mos të humbasin mundësi. Nuk janë zgjedhje të zakonshme, pasi nga nesër do kemi një tjetër Shqipëri me organizim të ri. Do kemi një Shqipëri me ndarje të re territoriale. Ecuria është pozitive, situata e qetë dhe kështu duhet të vazhdojë.”, tha Meta. Nga ana tjetër, ai shtoi se duhet standard në këto zgjedhje, ndërsa iu drejtua të pavendosurve se ata duhet të votojnë, në mënyrë që nesër të kërkojnë llogari.

“Të gjithë duhet të vazhdojmë të sigurojmë zgjedhje me standard europian. U bëjmë thirrje të gjithëve të distancohemi nga akte të tilla dhune. U bëj thirrje qytetareve të që të distancohen nga këto akte dhe ti çojmë qytetarët që të drejtohen qendrave të votimit. Do tu mbetet merak nëse nuk votojmë sot. Zgjedhje do ketë dhe pas katër vitesh, por nesër nuk votojnë sot, nuk kanë shumë të drejtë për tu ankuar nesër.”, përfundoi Meta.

KRYEMINISTRI RAMA VOTON NE SURREL

Ora: 10:27- Kryeministri, Edi Rama ka votuar për herë të parë në Qendrën e Votimit “Ymer Lala” në Surrel, ku është regjistruar vetëm pak ditë më parë. Ashtu siç edhe pritej ai nuk ka dhënë asnjë mesazh politik por u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votime.

“Unë i bëj thirrje të gjithë që të dalin dhe votojnë, duke votuar sot marrin pjesë në një proces historik të vulosjes së një procesi historik për Shqipërinë, reformën administrative- territoriale dhe pavarësisht se për kë votojnë të gjithë ata që votojnë janë qytetarë të mirë dhe që meritojnë respekt. Kush nuk voton nuk ka të drejtë të ankohet”, deklaroi Rama.

LEZHË, GODITET ME SENDE TË FORTA NJË PERSON, TEK LAGJJA ROMËVE

Ora:10:25- Një incident është regjistruar sot në Lezhë, në një lagje të komunitetit rom. Mësohet se një person është goditur me sende të forta. Sakaq, drejtori i Policisë së Lezhës, Ajet Zyberi tha se ngjarja ka lidhje me zgjedhjet.

KAVAJË, KZAZ 42 KËRKON LARGIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKË NGA DY QV

Ora 10:21- KZAZ 42 në Kavajë kërkon largimin e subjekteve politikë nga QV, 2193 dhe 2194. Këto dy qendra janë në ambientet e stadiumit “Besa”. Në këtë bashki përballen Elvis Rroshi i PS-së dhe Ëngjëll Cara i PD-së.

BLLOKOHET VOTIMI PËR KËSHILLIN BASHKIAK NË DEVOLL

Ora 10:20- Bllokohet votimi për këshillin bashkiak në Devoll, për shkak të emërtimit të dy koalicioneve me të njëjtin emër. Në fletë dy koalicionet janë shënuar APPD.

KURBIN, PD: KRYETARI I KZAZ, JO PËRFAQËSUESI YNË

Ora:10:20- Partia Demokratike në Kurbin ka deklaruar sot se kryetari i KZAZ që është zgjedhur nga KQZ nuk është përfaqësuesi i tyre. “Kryetari i KZAZ është përfaqësues i së majtës. Kryetari i KZAZ, i pranishëm në çdo miting të PD”, citohet në reagimin e PD-së së Kurbinit.

DEBATE NË KQZ PËR ROSKOVECIN

Ora 10:18- Përfaqësuesit ligjorë të PD-së dhe PS-së janë përplasur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për rastin e Roskovecit, ku të dy kandidatët janë shënuar në fletën e votimit në një sigël koalicioni, atë të ASHE-së.

Kosovrasti ka kërkuar pezullim të votimit duke e arsyetuar këtë gjë me ngatërrimin që i bëhet zgjedhësve, ndërsa Eridian Salianji ka kërkuar që procesi të vijojë.

INSPEKTOR RAJONAL I KQZ, GJON VOCI: DY KOMISIONERËT JANË ZËVENDËSUAR NGA PD E PS

Ora:10:15-Ndërkohë, inspektori Rajonal i KQZ-së, Gjon Voci në lidhje me incidentin e ndodhur sot në Bardhaj të Shkodrës, theksoi se situata është tensionuar qëllimisht. Sipas Vucit, dy komisionerët janë zëvendësuar nga PD dhe PS. Mësohet se dy komisionerët u rrahën për motive të dobëta.

MARIKAJ, VËLLAI I KANDIDATIT TË PD-SË PËR VORËN, NË NJË QENDËR VOTIMI

Ora:10:10- Vëllai i kanididatit të PD-së për bashkinë e Vorës, Fiqiri Ismaili, mësohet se ndodhet në një nga qendrat e votimit.

ERJON VELIAJ PAS VOTIMIT SHKON NË SELINË E PS

Ora 10:05-Kandidati për Tiranën, Erjon Veliaj pasi ka votuar sëbashku me bashkëshorten Ajola Xoxe, i është drejtuar selisë së Partisë Socialiste.

KONFLIKTI NË BARDHAJ, FLET PËR NEWS24 KOMISIONERI I LSI: SITUATA PO PROVOKOHET QËLLIMISHT

Ora: 10:01-Komisioneri i LSI-së, Lulëzim Hysenaj në një prononcim për News24 ka deklaruar se votimi në qendrën e fshatit Bardhaj është ndërprerë 3 herë. Mësohet se Kolë Ndre Papaj është goditur me grushta, ndërsa sipas Hysenajt, situata po provokohet qëllimisht.

GJICI: FTOJ QYTETARËT QË TË VOTOJNË MASIVISHT

Ora 10:00- Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, për bashkinë Kamzë, Safet Gjici ka hedhur votën e tij në një nga Qendrat e Votimit, konkretisht në qendrën nr 15/67, në qendër të qytetit të Kamzës. Ai ka votuar rreth orës 10.00 ndërkohë që në një deklaratë të shkurtër për mediat, nisjen e procesit të votimit ai e ka konsideruar si të rregullt, ndërkohë që ka ftuar të gjithë qytetarët e Kamzës e Paskuqanit që të gjithë të dalin në votime.

VOTON HALIM KOSOVA: QYTETARËT TË USHTROJNË PUSHTETIN E TYRE

Ora 10:00- Kandidati i APPD, Halim Kosova ka votuar në qendrën e Votimit të vendosur në konsultoren e Njësisë 5, pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Edhe Kosova u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë.

“Këtu kam votuar gjatë gjithë jetës sime sepse këtu banoj. Mund të jetë një koincidencë shumë e bukur. Ftoj të gjithë banorët të respektojnë standardet të ushtrojnë pushtetin e tyre dhe të votojnë. Këto nuk janë zgjedhje politike, janë zgjedhje për menaxhimin e qytetit”, tha Kosova.

PEZULLOHET PROCESI I VOTIMIT NË BASHKINË E TEPELENËS

Ora: 09:58- Pezullohet i gjithë procesi i votimit në Bashkinë e Tepelenës. Mësohet se pritet një vendim nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me këtë situatë.

PROCESI I VOTIMIT, VËZHGUESIT VENDORË: JA PROBLEMET NË GJITHË VENDIN

Ora 09:45- Koalicioni i Vëzhguesve vendorë ka dalë me një deklaratë për shtyp ku ka parashtruar problematikat që janë hasur në të gjithë vendin në procesin e votimit që ka nisur prej orës 7 të mëngjesit. Problematikat janë kryesisht për çështje teknike ose nga ndërrimi i komisionerëve në minutat e fundit.

Përfaqësuesit e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë (KVV) deklarojnë se janë vendosur në të gjitha KZAZ-të për të monitoruar të gjithë procesin. Sipas KVV, ka pasur probleme në Kurbin. Probleme me disa vendimmarrje në qendrat e procesit të votimit pranë burgjeve.

Në Sarandë, 3 qendra votimi nuk janë hapur në kohë për shkak të mos paraqitjes së anëtarëve të komisionit. Në Konispol ka pasur ndërrim komisionesh. Në Dropull është ndërruar kryetari i Komisionit. Në një qendër kanë humbur vulën, në një tjetër nuk janë paraqitur për të marrë në dorëzim qendrën.

Në Librazhd, 3 QV të hapura pas orës 7 për probleme teknike. Dy QV u hapën me vonësë sepse mungonin komisionerët e PD. 20% e komisionerëve nuk janë të trajnuar sepse janë ndërruar në momentin e fundit.

Në Shkodër, KZAZ 3 ka Qendra Votimi të pahapura sepse mungojnë komisionerët. Në Mirditë janë ndërruar sërish komisionerët.

VELIAJ THIRRJE VOTUESVE PËR HERË TË PARË: VOTONI, JEPNI KONTRIBUTIN TUAJ PËR DEMOKRACI

Ora: 09:41- Kanididati i majtë për bashkinë e Tiranës, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij i është drejtuar kutisë së votimit në qendrën e shkollën “Fan Noli”. Gjatë një deklarate për mediat, Veliaj i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ti drejtohen kutive të votimit. Nga ana tjetër, ai u bëri thirrje të gjithë votuesve të rinj, të japin kontributin e tyre për demokracinë.

“Shkoj qetë, ishte efecientë. Dua të falënderoje së pari komisionerët. Dua ti falënderoi që janë çuar pa gdhirë. Dua të falenderojë ata që votojnë për herë të parë, pasi bëhen kontribuues të demokracisë. Dua që të ti bëjë thirrje qytetarëve, që të votojnë. Ne ankohemi e shqetësohemi, por duhet të dimë se çfarë drejtohemi duhet t’i japim vendit. Unë besoj se kjo fushatë meriton të vlerësohet. 4 vite më parë, votat u vodhën dhe ndaj duhet të sigurojmë rezultatin dhe le ti futemi punës për Tiranën. Tirana do vihet ashtu siç e meriton”, tha Veliaj.

KURBIN, PD: KRYETARI I KZAZ, JO PËRFAQËSUESI YNË

Ora 09:40- Në Qarkun e Lezhës deri në këto momente ka pasur probleme dhe vonesa në bashkinë e Kurbinit. Pasi KQZ shkarkoi 4 anëtarët e PD-së për KZAZ 15 në Kurbin, në orën 23:00 janë emëruar 4 të rinjtë. Por për shkak edhe të problematikës edhe këta janë shkarkuar gjatë natës. Më pas është vendosur një tjetër kryesisht nga ana e KQZ-së, në këtë KZAZ, ndërsa 3 janë të PS. Kryetari i KZAZ nr. 15 është Fran Lezha. Por Partia Demokratike ka deklaruar se kryetari i KZAZ nuk është përfaqësuesi i kësaj force.

POGRADEC, NUK KA SHABLLONE PËR PERSONAT E VERBËR

Ora: 09:34- Një problem është regjistruar në qendrat e votimit në Pogradec, ndërsa mësohet se ka mungesë të bazës materiale për personat me aftësi të kufizuar. Bëhet e ditur se nuk ka shabllone për personat e verbër.

PROKURORI ADRIATIK LLALLA TAKIM ME PROKURORËT

Ora: 09:31- Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla do të takohet sot me prokurorët e gatshëm. Takimi po mbahet rreth orës 10:30 në prokurorinë e Tiranës, ndërsa në qendër të diskutimit do të jenë procesi zgjedhor. Sakaq, pritet që Llalla të jap dhe një deklaratë për mediat.

POLICIA E SHTETIT: NË TË GJITHË VENDIN U MORËN NË RUAJTJE 5301 Qendra Votimi

09:11- Nga shërbimet e policisë u morën në ruajtje në të gjithë vendin: 5301 Qendra Votimit, 90 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor. Për ruajtjen e KZAZ-ve dhe Qendrave të Votimit Policia e Shtetit angazhoi gjithsej 5.960 punonjës policie. Nga shërbimet e policisë gjatë natës nuk janë evidentuar probleme që lidhen me përmbushjen e detyrave në kuadër të procesit zgjedhor.

Krahas përmbushjes së detyrave në kuadër të procesit zgjedhor, strukturat policore gjatë natës së mbrëmshme kanë qenë totalisht të angazhuara për garantimin e rendit e të sigurisë publike dhe kanë kryer detyrat në përmbushje të misionit të Policisë së Shtetit.

Dorëzimi i objekteve zgjedhore të marra në ruajtje është bërë konform rregullave të përcaktuara dhe punonjësit e policisë tashmë janë larguar nga Qendrat e Votimit dhe KZAZ-të e janë vendosur në Komisariate, stacione policore dhe në ambientet e përcaktuara. (përjashto qendrat ku vijon procesi)

Gjatë gjithë kohës lëvizja e punonjësve të policisë në zbatim të akteve normative do të bëhet me automjete me mbishkrimin “automjet i Policisë së Shtetit i angazhuar me detyra zgjedhore” dhe vendosja e forcave të policisë do të bëhet në Komisariate/Stacione Policie dhe në ambientet e përcaktuara, ku do të jetë i vendosur mbishkrimi “vendqëndrim i policisë për zgjedhjet”.

Në çdo rast ndërhyrja e forcave të policisë për rivendosjen e rregullit brenda Qendrës së Votimit do të bëhet me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit e të sigurisë gjatë gjithë procesit zgjedhor. Situata në të gjithë vendit deri tani paraqitet e qetë.

PROBLEME ME FLETËN E VOTIMIT TË KANIDIDATIT NË ROSKOVEC, ENDE NUK KA NISUR PROCESI I VOTIMIT

Ora: 09:10- Në Roskovec nuk ka nisur ende procesi i votimit. Ka mberritur dy herë e njëjta fletë votimi për kandidatin për kryetar bashkie, ndaj komisionerët kanë logjikuar që nuk mund të nis procesi i votimit. KZAZ nr.60 ka marrë vendimin që mos të nis procesin e votimit. Gabimi evidentohet ne fleten e votimit ku kandidatet votojne me te njejten sigel.

PROBLEME NË QENDRËN E VOTIMIT KUR PRITET TË VOTOJË KRYEMINISTRI RAMA

Ora 09:13- Ka pasur probleme në Surrel, në qendrën e shkollës “Ymer Lala” ku pritet që të votojë dhe kryeministri Edi Rama, ndërsa mësohet se bllokimi pak çaste është bllokuar procesi i votimit.

POLICIA E GJIROKASTRËS: JANË DORËZUAR TË GJITHA QENDRAT E VOTIMIT

Ora 09:00- Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, gjatë kryerjes se shërbimit për ruajtjen e qëndrave të votimit, nuk kanë konstatuar asnjë problem.

Dorëzimi i qëndrave të votimit nga strukturat e policisë Gjirokastër ka filluar që prej orës 06:00, të mëngjesit të datës 21.06.2015 sipas të gjitha kërkesave ligjore, me proces-verbalet përkatëse të komisionit të votimit.

Procesi i dorëzimit ka përfunduar në të gjithë qarkun në 233 qendra votimi rreth orës 09:00, përjashtuar dy qendra votimi përkatësisht në fshatin Kakavi dhe Selo ku tani po shkojnë materialet zgjedhore.Të gjitha qëndrat e votimit sëbashku me materialet zgjedhore janë dorëzuar në rregull nga ana e punonjësve të policisë Gjirokastër.

Të gjithë punonjësit e policisë, pasi kanë dorëzuar qendrat e votimit, janë grumbulluar në ambjenete e përcaktuara për punonjësit e policisë gjatë procesit zgjedhor. Strukturat e policisë gjatë gjithë procesit do të zbatojnë me përpikmëri ligjin dhe do të jenë të angazhuar për garantimin e rendit.

PEZULLOHET PROCESI I VOTIMIT NË TEPELENË

Ora 08:55- Në Tepelenë procesi i votimit është pezulluar për shkak të një gabimi në fletën e votimit. Për këtë bashki kandidojnë, Tërmet Peçi i ASHE-së, Veip Çela i APPD-së dhe kandidati i pavarur Dritan Memushaj. Por në fletën e votimit ka vetëm dy numra. I pari është Memushaj me numrin 1 dhe në numrin 2 janë dy kandidatë, ai i ASHE-së dhe i APPD-së. Po bashkëpunohet mes KZAZ dhe KQZ-së për të zgjidhur këtë problem dhe deri në arritjen e një konkluzioni zgjedhjet janë pezulluar.

MALËSI E MADHE, THYHET KUTIA E VOTIMIT NË FSHATIN VUKPALAJ

Ora: 08:54- Një incident i pazakontë ka ndodhur në fshatin Vukpalaj në Malësinë e Madhe. Mësohet se është thyer kutia e votimit. Sakaq, nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur.

ZHBLLOKOHET PROCESI I VOTIMIT NË KURBIN

Ora:08:51- Vetëm pas më shumë se një ore është zhbllokuar procesi i votimit në Kurbin. Mësohet se situata është normalizuar dhe ka nisur procesi i votimit, ku qytetarët do ti drejtohen qendrave të votimit.

POLICIA E TIRANËS: KA PËRFUNDUAR DORËZIMI I QENDRAVE TË VOTIMIT

Ora 08:45- Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, gjatë kryerjes se shërbimit për ruajtjen e qëndrave të votimit, nuk kanë konstatuar asnjë problem. Dorëzimi i qendrave të votimit nga efektivët e policisë Tiranë ka filluar që prej orës 06:00, të mëngjesit të datës 21.06.2015 dhe ka përfunduar në orën 08:15 në të gjitha qëndrat e votimit sipas të gjitha kërkesave ligjore, me proces-verbalet përkatëse të komisionit të votimit.Të gjithë punonjësit e policisë, pasi kanë dorëzuar qendrat e votimit, janë grumbulluar në ambientet e përcaktuara për punonjësit e policisë gjatë procesit zgjedhor. Strukturat e policisë gjatë gjithë procesit do të zbatojnë me përpikmëri ligjin dhe do të jenë të angazhuar për garantimin e rendit. Gjatë ruajties së qendrave të votimit gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, nuk është konstatuar asnjë problem.

BASHA APEL QYTETARËVE: VOTONI MASIVISHT, VOTA JUAJ ËSHTË FUQIA JUAJ

ORA 08:37- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka votuar 8 e 30 në Qendrën e Votimit numër 13 në Njësinë 8, në rrugën “Riza Cerova”. Ai ka qenë bashkë më prindërit dhe vëllain e tij. Pasi ka votuar, Basha u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të votojnë masivisht.

“Dua ti bëj thirrje qytetarëve në këtë ditë të madhe të marrin masivisht pjesë në votime. Ti bëj thirrje qytetarëve të Tiranës dhe anembanë Shqipërisë të ndajnë pak minuta nga koha e tyre të vijnë në qendrat e votimit, të hedhin votën. Vota juaj është fuqia juaj, vendimet merren nga ata që votojnë. Zoti e bekoftë Shqipërinë!

VLORË, NË 8 QV KA PASUR PROBLEME, JANË HAPUR ME VONESË

Ora: 08:36- Probleme janë hasur dhe në qytetin e Vlorës, ndërsa procesi i hapjes së qendrave të votimit është shoqëruar me vonesë. Në 8 Qendra Votimit ka pasur probleme.

VORË, HAPEN QENDRAT E VOTIMIT, PROCESI NORMAL

Ora 08:35- Në Vorë, një prej Bashkive që gjatë fushatës elektorale ka paraqitur probleme procesi i votimit ka filluar normalisht dhe deri tanë nuk ka pasur ndonjë problematikë. Në Vorë janë mbi 27 mijë zgjedhës, 42 qendra votimi. Në garë janë, nga ASHE, Luan Sallaku i LSI-së dhe nga APPD, Fiqiri Ismaili i PD-së.

KAVAJË, MOMENTE TENSIONI E BLLOKIMI NË QV 2196/1

Ora:08:34- Në QV 2196/1 në Kavajë ka pasur momente tensioni dhe bllokimi. Mësohet se 3 persona nuk janë lejuar të votojnë, kjo me pretendimin se nuk kanë qenë banorë të kësaj qendre. Sipas përfaqësuesit të PS-së, mësohet se emrat e tre personave kanë qenë në listë. Mësohet se këta persona janë nxjerrë jashtë qendrave të votimit. Aty kanë shkuar dhe anëtar të KZAZ-së 42, të cilët janë dhe administruesit e këtyre zgjedhjeve. PD ka vendosur që mos ti njoh këta persona.

NË KAMZË PROCESI I VOTIMIT NORMAL

Ora 08:32- Nuk ka patur probleme deri tani dhe çdo gjë po shkon normalisht, megjithëse edhe për të është folur si një zonë e nxehtë, procesi i votimit ka filluar në kohë. Në garë janë Kandidatët Safet Gjici i ASHE-së dhe Xhelal Mziu i APPD-së. Në 25 vite kjo bashki është dominuar nga e djathta. në zgjedhjet e kaluara rezultat i ngushtë. Janë thirrur të votojnë mbi 18 mijë zgjedhës.

SHKODËR, NDËRPRITET PROCESI I VOTIMIT NË FSHATIN BARDHAJ

Ora: 08:30- Është ndërprerë procesi i votimit në fshatin Bardhaj. Shkak i kësaj ndërprerje mësohet se është bërë pasi është tentuar të votohet familjarisht.

NË BURGUN E RROGOZHINËS DHE PEQINIT NUK KA NISUR ENDE PROCESI I VOTIMIT

Ora 08:25- Gazetarja Klodiana Lala raportoi se në 2 burgje të Peqinit dhe Rrogozhinës nuk ka nisur procesi i votimit pasi ka patur problem me materialet zgjedhore që s’kanë mbërritur ende. Në 19 burgjet e tjera procesi normal, deri tani pjesëmarrje e ulët. Ky është një proces specifik dhe çdo person që do futet në këto ambiente duhet të kontrollohet dhe monitorohet.

4 QENDRA VOTIMI NË DURRËS NUK JANË HAPUR ENDE

Ora:08:22- 4 qendra votimi në Durrës nuk janë hapur ende. Shkak i kësaj situate është bërë ngatërrimi i kodeve të kutive të votimit. Sakaq, pritet që të vinë nga KQZ materiale për të ndryshuar kodet.

DROPULL, NË 4 QENDRA VOTIMI NUK JANË SHPËRNDARË MATERIALET

Ora 08:14- 4 qendra votimi në Dropull nuk janë shpërndarë ende materialet e votimit. Sakaq, mësohet se është ndërruar në momentin e fundit kryetari i KZAZ-së.

LEZHË, NIS PROCESI I VOTIMIT PËR BASHKITË RRËSHEN DHE LEZHË

Në Lezhë votimi ka nisur për dy bashkitë e Lezhës dhe Rrëshenit. Ndërsa në Kurbin nuk ka nisur ende, për shkak se ende nuk ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore. Janë 163 mijë votues që votojnë në qarkun e Lezhës.

Ora 07:40- Në qendrën e votimit pranë fakultetit të Mjekësisë ka pasur disa vonesa por më pas ka vijuar procesi normal.

TË BLLOKUARA DY QENDRA VOTIMI NË KORÇË

Ora 07:30- Dy qendra votimi në Korçë janë të bllokuara. Bëhet fjalët për QV 3648 dhe 3648/1. Sipas të dhënave shkak i bllokimit janë bërë posterat në këto qendra votimi. Në Korçë janë përballë Sotiraq Filo i ASHE-së dhe Gjergji Mero i APPD-së.

LUZI: VOTONI, ZGJEDHJET ME RËNDËSI HISTORIKE PËR TË ARDHMEN E SHQIPËRISË

Ora 07:12- Kryetarja e KQZ, Lefterie Luzi voton në ZAZ numër 35 të vendosur tek Akademia e Arteve. Luzi ka qenë qytetarja e parë që ka votuar në këtë qendër votimi. Fill pas hedhjes së votës së saj në kutinë e votimit, Luzi i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve, që të votojnë. Gjatë një deklarate para mediave, Luzi theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve.

“Sikurse ju e kemi ndjekur KQZ ka punuar nderi në orët e para të mëngjesit për të bërë të mundur që sot ditën e zgjedhjeve çdo qytetar të votoje. Nuk kemi informacion nëse janë hapur të gjitha qendrat, do marrin informacionet e nevojshme pak më vonë. Baza materiale për të cilat ishte problematike në Kurbin është shpërndarë.”, tha Luzi.

Teksa u ndal tek deklaratat e opozitës për Kavajën dhe Kurbinin, Luzi theksoi se të gjitha pretendimet e një subjekti politik duhet të respektohen. “Kjo është një deklaratë e subjektit zgjedhor dhe vendimmarrja e saj Sot shkoni të gjithë në qendrat e votimit, pasi siç e dini këto zgjedhje janë test i radhës për këto votime. Dua ti bëj thirrje dhe grave, se vota e tyre ka rëndësi, pasi vota e tyre është deri në 50 për qind. Ndaj ju ftoj dhe të rinjt që votojnë për herë të parë që ti drejtohen qendrave të votimit. I bëj thirrje gjithë shqiptareve që ti drejtohen qendrave të votimit, pasi këto janë zgjedhje me rëndësi, për të ardhmen e Shqipërisë. Duhet të ruajmë qetësi dhe të zhvillojmë zgjedhje të qeta“, përfundoi Luzi.

HAPEN QENDRAT E VOTIMIT

Ora 07:00- Ka nisur zyrtarisht procesi i votimit. Gazetarët e News24 kanë raportuar nga dy qendra votimi në kryeqytet: ajo tek Akademia e Arteve, ku pritet të votojë edhe kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi si dhe tek shkolla “Ismail Qemali”. Edhe në Durrës janë hapur qendrat e votimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here