Home Aktualitet Shqiperi-Kosove, nenshkruhet memorandumi per kontrollin kufitar

Shqiperi-Kosove, nenshkruhet memorandumi per kontrollin kufitar

674
0

1467904302cakooooDrejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës, Shpend Maxhuni kanë firmosur ditën e djeshme  Memorandumin për “Procedurën e përbashkët për organizimin e shërbimeve të kontrollit kufitar të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Policisë së Kosovës në PKK (Morinë-Vërmicë), në territoret respektive.

Mësohet se miratimi i këtij memorandumi ka përparësi në:

– Aplikimin e kontrollit kufitar të njerëzve dhe mjeteve në një pikë të përbashkët, duke minimizuar vonesat që mund të krijohen nga kontrolli i dyfishtë si nga pala shqiptare ashtu edhe ajo kosovare;

– Kontrollin e pasagjerëve në një pikë të përbashkët që mundëson përpunimin e qytetarëve pa ndalesa në dy anët e kufirit;

– Komunikimin dhe shkëmbimin e informacionit të drejtpërdrejtë ndërmjet punonjësve të Policisë kufitare, që do të ketë rezultate konkrete për mbarëvajtjen e punës dhe do të zgjidhë mosmarrëveshjet e mundshme;

– Lehtësimin e lëvizjes në dy anët e kufirit duke kontribuar pozitivisht në shkëmbimet kulturore, turistike, ekonomike, etj.;

– Lehtësimin e lëvizjes së pasagjerëve që do të mundësojë shtimin e numrit të qytetarëve të BE, të cilët hyjnë në vendin tonë duke përdorur linjat tokësore dhe ajrore të Kosovës.

Drejtorët e Policive të dy vendeve përkatëse , Z. MAXHUNI dhe Z. ÇAKO  kanë vlerësuar mjaft të suksesshëm bashkëpunimin mes Policisë Shqiptare dhe Policisë së Kosovës duke theksuar se të dy institucionet zbatojnë e do të zbatojnë  me korrektësi rekomandimet e BE-së për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, me qëllim parandalimin e krimit ndërkufitar dhe krijimin e një ambienti të sigurt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here