Home Politike Shqiperi-SHBA, marreveshja e pare ne rajon ndaj terrorizmit

Shqiperi-SHBA, marreveshja e pare ne rajon ndaj terrorizmit

631
0

Komisioni-i-Jashtem-2Shqipëria do të bëhet vendi i parë në rajon që do të ketë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkëmbimin e informacionit për verifikimin e terrorizimit.

Këtë gjë e ka bërë të ditur zv.ministri i Brendshëm, Stefan Çipa gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm.

“Këtë lloj marrëveshje Shtet e Bashkuara të Amerikës e kanë me disa shtete, ndërsa ne jemi të vetmit në rajon”, tha Çipa.

Marrëveshja në fjalë parashikon që do të jenë dy pika kontakti, Drejtoria Antiterror në Policinë e Shtetit dhe Qendra e Verifikimit të Terroristëve në SHBA, të cilat do të shkëmbejnë në kohë sa më të shpejtë informacione lidhur me individë të dyshuar që mund të jenë të përfshirë në aktivitete terroriste.

Sipas, zv.ministrit Çipa, angazhimi i SHBA-ve në këtë marrëveshje me vendin tonë, tregon besueshmërinë që ka fituar Shqipëria në luftën kundër terrorizmit.

I pyetur nga deputet, zv.ministri bëri të ditur se për vitin 2015, nga Shqipëria nuk është regjistruar asnjë “luftëtar i huaj”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here