Home Aktualitet Krujë, burri masakron gruan me sëpatë se i ktheu fjalën

Krujë, burri masakron gruan me sëpatë se i ktheu fjalën

582
0

E qara e fëmijës vetëm një vjeç, ka shmangur një tragjedi tjetër në Krujë. Bashkim Zogu, 34 vjeç, ka rrahur për 40 minuta me grushte e më pas e ka qëlluar me sëpatë bashkëshorten e tij, Fluturën, e cila ka përfunduar në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë për jetën, në sy të fëmijës së tyre, vetëm një vjeç.
Burime nga Policia e Krujës, bëjnë të ditur se kanë qenë fqinjët e çiftit, ata që kanë lajmëruar uniformat blu, pasi nuk kanë mundur të ndalojnë dhunën e burrit ndaj gruas së tij 21 vjeçe. Ndërsa 34-vjeçari ka dëshmuar për hetuesit, se grindjet e çastit me bashkëshorten dhe mënyra e përgjigjeve të saj, ka bërë që t’i humbasë kontrolli dhe të ushtrojë dhunë ekstreme ndaj saj, shkruan sot ‘Gazeta Shqiptare’.

Sipas policisë, mësohet se shkak për sherrin ka qenë xhelozia. Ky është rasti i dytë i krimit në familje brenda 48 orësh në Qarkun e Durrësit.

VRASJA NE DURRES
Ende pa u shuar jehona e krimit makabër në fshatin Xhafzotaj, ku 80-vjeçari Shaban Norja i preu kokën 18-vjeçares shtatzënë Ajshe Vata, një 48-vjeçar nga Durrësi i ka çarë kafkën me çekiç nënës së dy fëmijëve të tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen nr.8 në Durrës. Sipas hetuesve të çështjes, skena horror me protagonist Bujar Dedej ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të mitur të viktimës, Lime Dedej. Pas masakrimit të ish-bashkëshortes, autori i krimit makabër ka shkuar vetë në polici dhe ka deklaruar se ka vrarë të shoqen 42 vjeçe.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore ka rezultuar se çifti Dedej ishte divorcuar para disa kohësh dhe se vrasja ka ndodhur për motive xhelozie e për shkak të konflikteve të vazhdueshme në familje për gjendjen e mjeruar ekonomike. Bujar Dedej, i cili akuzohet për “Vrasje me dashje” ka përfunduar në prangat e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here