Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivan Mrkiç, ka paralajmëruar se do të zhvillojë sot një vizitë në Tiranë, e para vizitë kjo e një shefi të diplomacisë serbe në Shqipëri, pas shumë vitesh.
Pritet që ditën e martë Mrkiç të takohet me homologun e tij shqiptar, Edmond Panariti.
“Nesër do të shkoj në Tiranë. Shumë vjet atje nuk ka shkuar ministër serb i Jashtëm. Me siguri do të krijojmë bazat për bashkëpunim më të mirë”, tha Mrkiç, për gazetën serbe “Politika”.
Sipas medieve serbe, shefi i diplomacisë së Serbisë do të vizitojë gjatë këtyre ditëve shumicën e vendeve të rajonit.