Home Aktualitet Perplaset eskorta e burgjeve, 12 efektive te plagosur

Perplaset eskorta e burgjeve, 12 efektive te plagosur

695
0

policia-naten-shiDy furgonë të Policisë së Burgjeve dhe një fuoristradë policie, janë përplasur me njëri-tjetrin në Vlorë. Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë lokale.

Sipas tyre, në këtë aksident kanë mbetur të plagosur 12 efektivë të policisë së burgjeve, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Sipas mjekëve të Spitalit të Vlorës, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën, por do të dërgohen në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Në Vlorë ka shkuar edhe Drejtori i Policisë së Burgjeve, i shoqëruar nga Drejtori i burgut të Vlorës dhe Drejtori i Policissë së këtij qarku.

ORA 22:35 DY POLICE TE PLAGOSUR NISEN DREJT TIRANES
Dy efektivët e policisë janë nisur drejt Spitalit të Traumës për ndihmë të specializuar. Njëri prej efektivëve të policisë është plagosur në veshka dhe do të niset për në Tiranë për kurim të mëtejshëm. Ndërkaq, i aksidentuari tjetër ka dëmtime në kokë.

Sipas mjekëve, të plagosuri janë jashtë rrezikut për jetën, por për një mjekim të më specializuar dhe për të evituar komplikacionet e mëvonshme do të dërgohen në Tiranë për tu kuruar.

Në Vlorë ka shkuar edhe Drejtori i Policisë së Burgjeve, i shoqëruar nga Drejtori i burgut të Vlorës dhe Drejtori i Policissë së këtij qarku.

ORA 21:05 PERPLASEN TRE MJETE TE POLICISE SE BURGJEVE, 12 TE PLAGOSUR
Dy furgonë të Policisë së Burgjeve dhe një fuoristradë policie, janë përplasur me njëri-tjetrin në Vlorë.  Sipas tyre, në këtë aksident kanë mbetur të plagosur 12 efektivë të policisë së burgjeve, ndërsa disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Gazetari i A1 Report dhe Shqiptarja.com, Armand Xhelili raporton nga vendi i ngjarjes në Novoselë se, makinat e Policisë së Burgjeve, ishin duke udhëtuar në rrugën nga Fieri në drejtim të Vlorës kur janë përplasur me njëra-tjetrën.

Efektivët e plagosur, ishin nisur nga Tirana dhe po shkonin për inspektim në burgun e Vlorës.

Shkak për aksidentin mendohet të jetë një manovrim i gabuar i makinës që ishte në krye të kolonës, duke sjellë edhe përplasjen.

Disa prej tyre janë dërguar në spitalin e Vlorës, 5 ndodhen në sallën e reanimacionit, ndërsa të tjerët kanë marrë plagë të rënda.

Dy prej efektivëve kanë marrë dëmtime më të rënda, kanë disa fraktura në kokë dhe janë duke u bërë gati që të sillen në drejtim të Tiranës, për në spitalin e Traumës ku do të marrin edhe ndihmë më të specializuar mjekësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here