Home Shendetesi Mishi i huaj ne hunde dhe bajamet. Ja kur duhen operuar

Mishi i huaj ne hunde dhe bajamet. Ja kur duhen operuar

2896
0

Tonsillet e shendosha (apo bajamet sic I quajme) jane pothuajse te fshehta ne ne ate qe quhet llozhe tonsilare.Kur ato marin infeksion (tonsilit akut)bymehen,skuqen ,dhembin dhe japin temperature.Kur inflamacioni I tyre kalon ato kthehen ne gjendjen e tyre normale.Kur bajamet semuren shpesh nga infeksionet e ndryshme ndodhin demtime te pakorigjushme dhe si rezultat ndodhin ndryshime te perhershme ne indin limfatik te bajameve dhe nuk lejojne qe ato te kthehen ne gjendje normaledhe fiziologjike me rezikun e njohur te komplikacioneve ( ne kyce,veshka ,zemer etj) qe ato mund te shkaktojne.

Bajamet hypertrofike apo te medha pamvarsisht se ato nuk pesojne infeksione,shihen ne shume femije te shoqeruara edhe me zmadhimin e mishit te huaj ne hunde(apo hypertrofia e vegetatio adenoide) Ne shume raste zmadhimi i tepert i tyre , ben qe te bllokohet pjesa e pasme e hundes,dhe si rezultat i kesaj femija detyrohet te mari fryme me goje ,te gerhase dhe te mbaje koken mbrapsht ne menyre qe ajri te kaloje me lirshem nga goja.

Kjo frymemarje e tille mund te coje ne:
–Gjume te keq me episode te ndalimit te frymemarjes (sleep apnea syndrome) dhe gerhitje .
– Acarim te sistemit nervor dhe lodhje gjate dites.
– Anoreksi dhe per pasoje humbje ne peshe si dhe jo zhvillim normal i femijes.
– Otite te shpeshta
– Ulje degjimi per aresye te lengut qe grumbullohet ne vesh pas daulles (effusion tympanik).
– Rinite dhe infeksione te shpeshta ne ruget e siperme te frymemarjes.
– Veshtiresi ne te folur dhe mos perqendrim ne shkolle.
– Probleme me dhembet.

Vendosja e diagnoses dhe ndjekja e ketyre te semureve duhet te behet nga mjeku otorinolaringolog si specialist I mirefillte ne trajtimin e ketyre patologjive.

Nqs nga te dhenat na rezulton se femija semuret mbi dy ose tre here ne vit nga bajamet me temperature te larte, dhimbje koke,dhimbje fyty kycesh etj mire do te ishte qe keto bajame te hiqen kur ato qetesohen,duke parandaluar komplikacionet e ndryshme qe mund te ndodhin ne keto raste.
Metoda tjeter qe po gjen nje perdorim e me te madh ne raste te hypertrofise se bajameve, eshte ajo e zvogelimit dhe jo heqjes se plote nepermjet perdorimit te radiofrekuences.

Me kete menyre kemi mundesine ,ne rastet kur bajamet jane jo te semura por vetem te zmadhuara te shoqeruara edhe me mish te huaj ne hunde ,te bejme reduktimin e mases se tyre reth 40¬-50 perqind si dhe heqjen e mishit te huaj.Perparesia e kesaj metode eshte se ne mosha te medha mund te behet edhe me anestezi locale. Perdorimi I radiofrekuences ka gjetur nje perdorim te gjere me rezultate teper te kenaqshme ne te gjitha drejtimet
Operacioni i heqjes vetem te mishit te huaj ne hunde ne femije, per rivendosjen e frymemarjes, behet nga mjeku orl, pa dhimbje dhe shpejt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here