Jo të gjithë shqiptarët arritën t’i mbijetonin tragjedisë në anijen “Norman Atlantic”, e cila u përfshi nga flakët 6 ditë më parë, në afërsi të Korfuzit. Mes 11 trupave të pajetë të gjetur nga grupet e shpëtimit, është edhe15-vjeçarja me origjinë shqiptare, R Sherifi, e cila ishte e pajisur me leje qëndrimi gjermane.
Ekspertët e institutit mjeko-ligjor në Bari kanë arritur të identifikojnë 9 trupat e pajetë që ndodhen në morg, duke konfirmuar se njëri prej tyre i përket vajzës së mitur me origjinë shqiptare.