Home Aktualitet Videoskandali, një i ri në pranga, i arrestuar me pare per trafik...

Videoskandali, një i ri në pranga, i arrestuar me pare per trafik droge

548
0

evarist-pashaDëshmi dhe fakte të reja zbulohen për videoskandalin në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku një paciente është ngacmuar seksualisht nga 3 të rinj në momentin që ajo ka qenë pa ndjenja.

Vajza që shfaqet në video është vetëm 17 vjeç dhe në dëshminë e dhënë prej saj ajo ka treguar se nuk mban mend asgjë nga ajo natë, pasi në spital ishte dërguar në gjendje të dehur. Minorenja ka pranuar se ka qenë në lokal me djemtë, ndërsa ka kërkuar dënimin e tyre për këtë akt të rëndë.

Nga ana e saj, Prokuroria në hetimet e kryera deri më tani, rezulton se tre djemtë e përfshirë në ngjarje nuk janë anëtarë të një grupi të strukturuar, por janë bashkuar në Urgjencën e spitalit në rrethana të ndryshme.

Ditën e djeshme, policia arrestoi njërin prej protagonistëve të videoskandalit. Në pranga të uniformave blu ka rënë Evarist Pasha, 24 vjeç nga Tepelena, ish-student infermierie.

24-vjeçari është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku ka rrëfyer emrat e dy të rinjve të tjerë, protagonistë të ngjarjes, të cilët besohet se ndodhen në Tiranë, por ende nuk janë arrestuar.

Nga verfikimiet e kryera nga ana e policisë, rezulton se Evarist Pasha është një person me precedentë të mëparshëm penalë, i dënuar më 2009 për trafik droge, kohë kur edhe ka ndërprerë studimet e larta për infermieri. A1 Report siguron vendimin e dënimit të 24 vjeçarit në vitin 2010, me 6 vjet e 8 muaj burgim. Ai është arrestuar në 2009 gjatë një tentative për të trafikuar drejt Greqisë 100 kg kanabis sativa.

Sipas të dhënave, Pasha ka qëndruar mbi një vit në qelitë e paraburgimit, nën akuzën e “Trafikim të lëndëve narkotike të mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Personi tjetër në video, punonjës në agjensi funerale, video e xhiruar në shkurt 2014
Në videoskandalin që ka tronditur opinionin publik, shfaqet edhe një tjetër i ri, i cili duke parë situatën, edhe ai bëhet pjesë e ngacmimit seksual ndaj 17 vjeçares. Sipas hetimeve të kryera, ai punon në një agjenci funerale dhe është paraqitur në urgjencë për t’u interesuar për ndonjë klient që mund të kishte ndërruar jetë, dhe teksa ka parë të rinjtë që ngacmonin vajzën, është bërë pjesë e tyre. Atij pritet që t’i komunikohet akuza dhe të arrestohet brenda orëve të ardhshme.

Ndërkaq, në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, një tjetër person është shoqëruar mbrëmjen e djeshme, por ai është lënë i lirë, pasi nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Siç duket edhe në video, djemtë gjenden në një dhomë të QSUT, ku në shtrat ndodhet si paciente vajza 17 vjeçare, në gjendje të pavetëdijshme. Ata abuzojnë me të duke i zbuluar pjesët intime dhe duke ia prekur ato.

Nga hetimet e policisë, dyshohet se video është xhiruar nga të rinjtë në shkurt të vitit 2014, në QSUT. Gjithashtu bëhet e ditur se për policinë nuk ka qenë e lehtë identifikimi i të rinjve nga video e publikuar prej tyre, por në ndihmë u kanë ardhur edhe kamerat e sigurisë të Qendrës Spitalore në kryeqytet.

Mbrëmjen e së dielës, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dënoi videon në fjalë, ndërsa njoftoi ngritjen e grupit të posaçëm të punës për verifikimin nëse video ishte regjistruar tek spitali “Nënë Tereza”. Beqaj: Video e rëndë, grup pune pë verifikim

Ndërkohë që e kontaktuar nga A1 Report drejtoresha e QSUT Ogerta Manastirliu, tha në dispozicion të policisë, janë vënë të gjitha materialet e kërkuara dhe se po bashkëpunohet për zbardhjen e ngjarjes. Manastirliu shtoi se “është policia dhe Prokuroria ajo që po vepron për momentin pasi të kemi të dhënat e sakta do te merren masat administrative”

Po në mbrëmjen e së dielës, edhe policia e Tiranës në një komunikim zyrtar, bëri të ditur nisjen e hetimeve, për veprën penale “Ngacmim seksual i kryer në bashkëpunim”.

Evarist Pasha, i arrestuar më 2009 për trafik drejt Greqisë të 100 kg kanabis sativa
Evarist Pasha 24 vjeç, i arrestuar ditën e sotme si një nga protagonistët e videos së regjistruar në QSUT, ku 3 të rinj abuzojnë seksualisht me një vajzë të re pa ndjenja, rezulton një person me precendetë të mëparshëm penalë.

Nga verifikimet e kryera, rezulton se 24 vjeçari është arrestuar në vitin 2009 nga policia e Gjirokastrës, ku i janë sekuestruar 100 kilogramë kanabis sativa, dhe një armë zjarri kallashnikov në posedim të tij.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë në vitin 2009, krahas tij u shpallën në kërkim edhe tre persona të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në trafikun e narkotikëve. Hetimet e kryera pas përfundimit të operacionit kanë treguar se sasia e lëndës narkotike ishte marrë në fshatin Lazarat dhe si destinacion përfundimtar kishte Greqinë.

“Pas një ndjekjeje të gjatë në një terren tepër të vështirë, rreth mesnatës, në vendin e quajtur “Manastiri” fare pranë vijës së kufirit, u bë e mundur kapja e njërit prej këtyre shtetasve, i cili ishte i armatosur me një armë zjarri tip kallashnikov me fishekë në gojë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë që bënë bllokimin e tij. Më konkretisht, ai është Evarist Pasha, 19 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Memaliaj, student në Universitetin “Eqerem Çabej” Gjirokastër, në vitin e parë, dega Infermieri. Bashkë me këtë person u bllokua dhe lënda narkotike, e cila ishte e ambalazhuar në pako cilindrike të mbështjella me letër natriban të futura në katër çanta të mëdha, gjithsej rreth 100 kilogramë. Personat e tjerë mundën të largoheshin duke përfituar nga errësira dhe terreni tepër i vështirë.” thuhej në komunikatën për shtyp të policisë.

Ja se çfarë përmban video e regjistruar në QSUT
Video e publikuar në rrjetet sociale, e cila zgjat rreth 50 sekonda, ka të bëjë me një skandal që pretendohet të ketë ndodhur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku tregohen tre djem që ngacmojnë seksualisht një vajzë të re e cila është pa ndjenja.

Ata gjenden në një dhomë ku në shtrat ndodhet si paciente vajza e re, në gjendje të pavetëdijshme. Djemtë abuzojnë me të duke i zbuluar pjesët intime dhe duke ia prekur ato.

Gjatë videos një nga të rinjtë, shprehet: Jemi në spitalin Nënë Tereza ndërsa i vajzës pa ndjenja: Si je rrushi? Në video veç djemve shfaqet edhe një tjetër mashkull, i dyshuar si roje private i spitalit, i cili edhe ai nis të ngacmojë dhe të prekë pjesët intime të vajzës

Video u çensurua mbrëmjen e së shtunës së 3 janarit nga vetë You Tube, për shkak të përmbajtjes seksuale dhe lakuriqësisë.

Policia e Tiranës nis hetimet: Ngacmim seksual i kryer në bashkëpunim
Policia e Tiranës ka reaguar pas publikimit të videos në QSUT, duke thkesuar nisjen e hetimeve për të rinjtë për veprën penale të “Ngacmim seksual e kryer në bashkëpunim”.

“Në vijim të publikimeve në mediat sociale të një video e cila prezantonte se disa persona manifestojnë sjellje me natyrë seksuale, ndaj një shtetaseje të pa identifikuar, veprime aktive të cilat dyshohet se mund të kenë ndodhur në ambjentet e Qëndrës Spitalore “Nënë Tereza”, në Tiranë, Policia e Tiranës ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe të të dëmtuarës nga kjo vepër penale. Hetimet kanë nisur për veprën penale “Ngacmim seksual e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 108/a paragrafi II-te i Kodit Penal. Materialet do t`i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë” thuhet në komunikatën e policisë

Ministria e Shëndetësisë ngre grup të posaçëm pune për verfikimin e videos
Edhe Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për publikimin e videos, duke nënvizuar ngritjen e grupit të posaçëm të punës, për verifikimin nëse video është regjistruar në QSUT ose jo.

“Ministria e Shëndetësisë dëshiron të bëj me dije për opinionin publik, se menjëherë pas njohjes me videon e publikuar sot (03/01/2015) pasdite në disa rrjete sociale dhe portale online të medieve shqiptare, ku aludohet për abuzim seksual nga disa të rinj me një paciente, – një akt i cili supozohet të ketë ndodhur në mjediset e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, – me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, është ngritur një grup i posaçëm pune për verifikimin e vërtetësisë së kësaj videoje dhe marrjen e masave ndaj autorëve dhe përgjegjësve të kësaj ngjarje të dënueshme, nëse vërtetohet diçka e tillë. Ky grup pune kryesohet nga Zëvendësministrja znj. Milva Ekonomi, ndërkohë që Ministri Beqaj ka kërkuar menjëherë ekspertizën e Institucionit të Prokurisë për zbardhjen e ngjarjes dhe kryerjen e ekspertizës së nevojshme hetimore. Ministria e Shëndetësisë do të informojë në vijimësi për ecurinë e punës për verifikimin e vërtetësisë së kësaj videoje dhe masat e mëtejshme në këtë drejtim.” thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here