Home Aktualitet Abuzuan me fondet e pastrimit te rrugeve, arrestohen 4 persona

Abuzuan me fondet e pastrimit te rrugeve, arrestohen 4 persona

202
0

kalimash-borePolicia e Shtetit dhe Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar ka arrestuar 4 persona, mes të cilëve 2 zyrtarë të shtetit dhe 2 punonjës të një kompanie e kontraktuar për mirëmbajtjen e aksit Qafë Thanë-Pogradec, pasi kanë abuzuar me fondet e dhëna nga ana e Ministrisë së Transportit për mirëmbajtjen e rrugëve në rastet e bllokimit të tyre nga reshjet.

Në kuadër të finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Dëbora” janë arrestuar Alban Abazi , 33 vjeç, banues në Pogradec, administrator i firmës “RD-2” për mirëmbajtien e rrugës Qafë Thanë-Pogradec, Arlint Berberi , 40 vjeç, punonjës pranë shoqërisë “RD-2 sh.p.k” i pa regjistruar, si dhe zyrtarët Artan Hoxha, 41 vjeç, me detyrë Supervizor pranë Drejtorsë së Rajonit Jugor, në sektorin Korçë, dhe Xhevdet Mulaj, 54 vjeç, me detyrë Specialist pranë Drejtorisë së Rajonit Jugor, po në sektorin Korçë.

Arrestimi i tyre është bërë mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00. Sipas policisë shoqëria “RD-2”, është përgjegjëse për mirmbajtien dhe pastrimin nga dëbora të aksit rrugor Pogradec – Qafë Thanë, për të cilën ajo ka lidhur kontratë me Drejtorinë e Rajonit Jugor Gjirokastër, ku një nga kushtet e kontratës është kriposja e rrugës në rastet e ngricave apo të rreshjeve të dëborës.

Por nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se më datën 29 dhe 30 Dhjetor 2014 , nga ana e kësaj kompanie , nuk është bërë kriposja e rrugës , pasi nuk disponon asnjë dokumentacion që të vërtetojë këtë fakt. Gjithashtu nuk është vendosur sinjalistika rrugore lidhur me shenjat paralajmëruese për rrëshqitje të automjeteve, si dhe shenjave detyruese për vendosjen e zinxhirëve nga drejtuesit e automjeteve.

Po ashtu nga ana e administratorit të kompanisë, është shmangur kryerja e veprimeve mbikqyrëse nga drejtuesja teknike e firmës.

Të gjitha këto veprime të kryera nga shoqëria “RD-2” , sipas policisë dyshohet se janë kryer me qëllim përvetësimin e pagesave në lekë nga autoriteti kontrakor pa kryer punimet sipas kontratës.

Gjithashtu nga hetimet e kryera ka rezultuar se kompania “RD-2” ka punësuar edhe persona të tjerë të pa regjistruar në organet përkatëse shtetërore për zbatimin e kontratës së sipërcituar.

Ndërkohë, krahas këtyre veprave penale, policia e shtetit ka nisur hetimet edhe ndaj personit juridik të kompanisë, pasi dyshohet se gjatë procesit të tenderimit, janë shkelur kushtet e barazisë së pjesëmarrjes në ankande dhe tendera publike.

Burime bëjnë të ditura se priten të kryhen edhe 4 arrestime të tjera për të njëjtat vepra penale, që kanë të bëjnë me mosmarrjen e masave për mirëmbajtjen e rrugëve.

Më herët gjatë festave të fundvitit, banorë të shumtë të kësaj zone denoncuan mos marrjen e masave në aksin Qafë Thanë-Pogradec, ku sipas tyre nuk ishte hedhur kripë për të bërë të mundur zhbllokimin e rrugës, e cila gjatë festave krijoi mjaft vështirësi për banorët dhe drejtuesit e automjeteve, për shkak të reshjeve të dëborës.

Nga ana e tij, edhe Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto, u shpreh se lidhur me situatën e krijuar, do të rishikoheshin kontratat e kompanive përgjegjëse, pasi kishte dyshime se shumë prej tyre nuk kishin respektuar kushtet, apo edhe nuk kishin treguar eksperiencën dhe standardin e kërkuar nga qeveria.

Vepra penale të kryera nga persona e arrestuar.
Sipas hetimeve të policisë, supervizori pranë Drejtorisë së Rajonit Jugor , në sektorin e Korçës, Artan Hoxha ka konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi gjatë ushtrimit të detyrës nuk ka kryer asnjë akt inspektim formal ndaj shoqrisë “RD-2”, me qëllim njoftimin e autoritetit më të lartë për pamundësinë e firmës kontraktore në përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq.

Nga ana tjetër, zyrtari tjetër i arrestuar, Xhevde Mulaj me detyrë specialisti pranë Drejtorsë së Rajonit Jugor , po në sektorin e Korçës, ka konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi gjatë ushtrimit të detyrës nuk ka kryer asnjë akt inspektimi formal ndaj shoqrisë “RD-2”, me qëllim njoftimin e autoritetit më të lartë për pamundësinë e firmës kontraktore në përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq.

Arlint Berberi, punonjës pranë shoqërisë “RD-2 shpk”, i pa regjistruar, ka konsumuar elemëntë të veprës penale “Fallsifikim të dokumentave “, pasi ka falsifikuar dy fatura tatimore në emër të subjektit “RD-2” me adminsitator shtetasin Aban Abazi.

Njëkohësisht kanë nisur hetimet për përgjegjësinë penale të personit juridik “Shoqëria RD-2 sh.p.k”, si dhe për proceduarat e tenderimit të drejtpërdrejtë të zhvilluara nga Drejtoria e Rajonit Jugor Gjirokastër për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesmarrjes në tendera apo ankande publike”.

Previous articleVideoskandali, një i ri në pranga, i arrestuar me pare per trafik droge
Next articleMinistrja serbe: “Duhet te njohim pavaresine e Kosoves”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here