Home Teknologji Youtube Connect në shërbimin “live” së shpejti

Youtube Connect në shërbimin “live” së shpejti

585
0

1459178114youtubeeeeNë tregun e rrjeteve sociale që ofrojnë shërbimin e transmetimit të videove të drejtpërdrejta ndodhen dy kompani dhe një e tretë synon të hyjë fuqishëm.

Bëhet fjalë për Youtube që kërkon të ofrojë shërbimin “direkt” për çdo përdorues të vetin.

Një formë e tillë e transmetimit direkt bëhet nga Periscope dhe Facebook Live, por për një numër të kufizuar personash.

Periscope është në fazë eksperimentimi akoma, ndërsa Facebook Live ofrohet për një kategori të caktuar personash VIP dhe jo për përdorues të zakonshëm.

Youtube, që ofron prej pak vitesh shërbimin “Live” për kanalet informative, edukuese apo muzikore që kanë një numër të caktuar ndjekësish, kërkon të masivizojë këtë treg.

Nëpër forumet teknologjike në internet bëhet me dije se kompania e zotëruar nga Google ka ngritur këto muaj “Youtube Connect”, që brenda pak kohësh të mbërrijë si aplikacion për shkarkim dhe instalim në dyqanet online iOS dhe Android.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here