Home Teknologji Ja si i zgjedh Facebook kujtimet tona

Ja si i zgjedh Facebook kujtimet tona

139
0

E dini opsionin e Facebook, “Në këtë ditë” (On this day)? Sigurisht që po, pasi shumë prej nesh janë kurioze të dinë se çfarë kanë postuar në vitet e mëparshme në rrjetet sociale, që shpesh na bëjnë të qeshim apo edhe të kujtojmë.

Në këtë opsion tregohen fotot, videot, statuset nga kohët tuaja më të mira, si koha që keni kaluar me miq, një udhëtim, urimet e ditëlindjes etj.

Po sigurisht, ndodh edhe që në kujtime të të shfaqet edhe një foto me atë djalë apo vajzë që tashmë nuk jeni më bashkë. Epo, kjo ndodh. Fokusoheni tek kohët argëtuese.

Sigurisht që ka një metodë se si Facebook i zgjedh kujtimet tona për çdo ditë.

Sipas Tech Insider, Facebook ka anketuar përdoruesit të tregojnë se çfarë kujtimesh dëshirojnë apo jo të kujtojnë. Më pas ata kanë pyetur një grup të vogël njerëzish të rendisin se çfarë lloj kujtimesh duan të shikojnë më shumë.

Jeni më shumë të interesuar të shihni pushimet e vjetra të familjes, apo gëzimin kur keni nisur punë?

Sigurisht, sipas Tech Insider, këtu përjashtohen fotot e ushqimeve, fotot e papërshtatshme apo me përmbajtje seksuale.

Por nga ana tjetër ju mund të kontrolloni kujtimet tuaja duke përdorur “On this day preferences”, pra, faqen e filtrimit të preferencave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here