Home Aktualitet Klodi i “Big Brother” ankohet ne polici: Me mbroni nga fyerjet ne...

Klodi i “Big Brother” ankohet ne polici: Me mbroni nga fyerjet ne rruge

898
0
Klodian Çela pjesëmarrës i spektaklit “Big Brother 3” ankohet në policinë e Tiranës duke pretenduar se ndihet i kërcënuar.Ankesa në policinë e kryeqytetit është paraqitur tri ditë më parë kur Klodian Çela, i njohur si Klodi, finalisti i Big Brother 3, ka kërkuar ndihmën e efektivëve blu, pasi ndihet i kërcënuar. Çela, u bë personazh mediatik për shkak të pohimit publikisht të prirjeve homoseksuale. Debati mori përmasa për shkak të refuzimit të hapur nga opinioni të prirjeve të personazhit të reallity-show. Gjatë zhvillimit të spektaklit në Lezhë u organizuan dy protesta kundër Klodit dhe deklaratave të tij. Pas përfundimit të edicionit “Big Brother 3” Çela punon si menaxher në një disko verore në rrugën e Elbasanit, në periferi të Tiranës, bashkë me një tjetër ish-banor të këtij edicioni. Sipas burimeve nga policia e Tiranës, mësohet se Klodian Çela është paraqitur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku ka kontaktuar oficerët e seksionit të krimeve të rënda për të denoncuar disa kërcënime dhe fyerje që kishte marrë në telefonin e tij celular. Veç tjerash ai ka kallëzuar në polici se edhe në rrugë ndihet i kërcënuar dhe se qytetarë të shumtë, që siç duket nuk honepsin dot prirjet e tij prej homoseksuali, e injorojnë apo fyejnë pa shkak. Pasi kanë marrë denoncimin e Klodian Çelës, oficerët e policisë kanë këqyrur telefonin e tij për të verifikuar numrat nga të cilat ishin dërguar thirrjet telefonike si dhe bisedat që ai kishte bërë. Po kështu policia pohon se tashmë kanë nisur të kryhen verifikime rreth denoncimit të depozituar nga banori finalist i “Big Brother 3”. Policia pohoi se paraprakisht nuk ishte parë e arsyeshme që Klodi të merrej në mbrojtje nëpërmjet shërbimeve policore, si në banesën e tij dhe në vendin e punës. Kjo për faktin se kontaktet e tij në celular ishin konsideruar si fyerje dhe jo kërcënime të mirëfillta. Sipas policisë, dyshohet se këto kishin ardhur për shkak të prirjeve homoseksuale të Çelës, të cilat nuk suportohen lehtë nga ambienti shqiptar. Para se ta përcillnin, policët kryeqytetas i kanë dhënë atij kontaktet telefonike për të sinjalizuar në cilindo moment që do i rishfaqeshin fyerjet dhe kërcënimet, apo nëse nëpërmjet telefonit celular do të merrte kanosje serioze për jetën. Po kështu e njëjta gjë atij i është bërë e ditur edhe nëse kërcënimet dhe fyerjet do t’i vinin drejtpërdrejt atij apo familjarëve, apo nëpërmjet thirrjeve telefonike.
Ambasadat
Pas publikimit të prirjeve homoseksuale nga banori i “Big Brother 3” Klodian Çela, një sërë ambasadash të huaja në Tiranë, përfshi atë amerikane dhe ato të disa vendeve perëndimore i kanë ofruar atij mbështetje dhe ndihmë, duke pohuar se sjelljet e tij paragjykoheshin në ambientin shqiptar, ku ekziston ende një familje me baza të shëndosha.

Klodian Çela pjesëmarrës i spektaklit “Big Brother 3” ankohet në policinë e Tiranës duke pretenduar se ndihet i kërcënuar.Ankesa në policinë e kryeqytetit është paraqitur tri ditë më parë kur Klodian Çela, i njohur si Klodi, finalisti i Big Brother 3, ka kërkuar ndihmën e efektivëve blu, pasi ndihet i kërcënuar. Çela, u bë personazh mediatik për shkak të pohimit publikisht të prirjeve homoseksuale. Debati mori përmasa për shkak të refuzimit të hapur nga opinioni të prirjeve të personazhit të reallity-show. Gjatë zhvillimit të spektaklit në Lezhë u organizuan dy protesta kundër Klodit dhe deklaratave të tij. Pas përfundimit të edicionit “Big Brother 3” Çela punon si menaxher në një disko verore në rrugën e Elbasanit, në periferi të Tiranës, bashkë me një tjetër ish-banor të këtij edicioni. Sipas burimeve nga policia e Tiranës, mësohet se Klodian Çela është paraqitur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku ka kontaktuar oficerët e seksionit të krimeve të rënda për të denoncuar disa kërcënime dhe fyerje që kishte marrë në telefonin e tij celular. Veç tjerash ai ka kallëzuar në polici se edhe në rrugë ndihet i kërcënuar dhe se qytetarë të shumtë, që siç duket nuk honepsin dot prirjet e tij prej homoseksuali, e injorojnë apo fyejnë pa shkak. Pasi kanë marrë denoncimin e Klodian Çelës, oficerët e policisë kanë këqyrur telefonin e tij për të verifikuar numrat nga të cilat ishin dërguar thirrjet telefonike si dhe bisedat që ai kishte bërë. Po kështu policia pohon se tashmë kanë nisur të kryhen verifikime rreth denoncimit të depozituar nga banori finalist i “Big Brother 3”. Policia pohoi se paraprakisht nuk ishte parë e arsyeshme që Klodi të merrej në mbrojtje nëpërmjet shërbimeve policore, si në banesën e tij dhe në vendin e punës. Kjo për faktin se kontaktet e tij në celular ishin konsideruar si fyerje dhe jo kërcënime të mirëfillta. Sipas policisë, dyshohet se këto kishin ardhur për shkak të prirjeve homoseksuale të Çelës, të cilat nuk suportohen lehtë nga ambienti shqiptar. Para se ta përcillnin, policët kryeqytetas i kanë dhënë atij kontaktet telefonike për të sinjalizuar në cilindo moment që do i rishfaqeshin fyerjet dhe kërcënimet, apo nëse nëpërmjet telefonit celular do të merrte kanosje serioze për jetën. Po kështu e njëjta gjë atij i është bërë e ditur edhe nëse kërcënimet dhe fyerjet do t’i vinin drejtpërdrejt atij apo familjarëve, apo nëpërmjet thirrjeve telefonike.
AmbasadatPas publikimit të prirjeve homoseksuale nga banori i “Big Brother 3” Klodian Çela, një sërë ambasadash të huaja në Tiranë, përfshi atë amerikane dhe ato të disa vendeve perëndimore i kanë ofruar atij mbështetje dhe ndihmë, duke pohuar se sjelljet e tij paragjykoheshin në ambientin shqiptar, ku ekziston ende një familje me baza të shëndosha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here