Home Politike Vasili: Meta nuk do të japë dorëheqjen. Do dalin fakte tronditese

Vasili: Meta nuk do të japë dorëheqjen. Do dalin fakte tronditese

485
0

Petrit-Vasili-kuvendiKreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili theksoi sot se kreu i Kuvendit Ilir Meta nuk do të japë dorëheqjen dhe ka paralajmëruar se gjatë 24 orëve në vijim do të ketë fakte të reja tronditëse.

Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se çdo parti është e lirë të bëjjë protesta dhe PD-ja është e lirë të bëjë protesta për llogari të krimit të organizuar.

“Çdo parti është e lirë të bëjë protesta në Shqipëri edhe Partia Demokratike është e lirë të bëjë protesta për llogari të krimit të organizuar dhe të mbajë flamurin e tij. P-ja është e lirë të përdorë dhe të mbështesë të sëmurët psikikë. Kreu i Kuvendit Ilir Meta nuk do të japë kurrsesi dorëheqjen për llogari të krimit të organizuar. Lufta e maxhorancës me krimin e organizuar nuk do të ndalet. Fakte të reja tronditëse do të bëhen publike gjatë 24 orëve në vijim”, deklaroi Vasili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here