Home Aktualitet Rikthehen temperaturat e larta deri 40 grade

Rikthehen temperaturat e larta deri 40 grade

633
0

Shprehja e urtë ‘Gusht e gunë’ nuk përkon aspak me motin që po përjetohet këtë muaj. Nga sot, 20 Gusht nis një valë i nxehti që do të vijojë gjatë gjithë javës.
Sic bën të ditur parashikimi i motit në BalkanWeb, temperaturat më të larta do të shënohen 40 gradë në Berat, dhe 38-39 gradë Celsius në Elbasan, Tiranë, Durrës e disa qytete te tjera.

Të nxehtit nuk do t’i shpëtojnë as vendet e freskëta si Pogradeci e Korca ku në fundjavë gradët do të arrijnë 34-35, dhe as zonat malore si Kukësi ku e premtja do të shënojë 38 gradë Celsius.

I nxehti rikthehet sërish në vendin tonë pas rënies që pësuan temperaturat për rreth 1 javë në fillim të Gushtit.
I vetmi ngushëllim në këto ditë mbetet bregdeti, dhe më fatlumët janë ata që po shijojnë pushimet në këto ditë gushti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here