Home Aktualitet Tragjedia e Himarës, 22 Maji shpallet ditë zie kombëtare

Tragjedia e Himarës, 22 Maji shpallet ditë zie kombëtare

450
0

Vetëm pak orë pas aksidentit Këshilli i Ministrave ka shpallur ditën e nesërme, 22 maj, ditë zië kombëtare.
“Shpalljen ditë zie kombëtare ditën e martë, datë 22.5.2012 , në nderim të viktimave , që, në lulen e rinisë së tyre, humbën jetën, për shkak të aksidentit tragjik, më 21.5.2012, në aksin rrugor, në afërsi të qytetit të Himarës”- thuhet në njoftimin e Këshillit të Ministrave.
Në bazë të këtij vendimi, në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë dhe në orën 12.00 të mbahet një minutë heshtje, Radio-Televizioni Publik Shqiptar gjatë ditës të transmetojë muzikë funebre, dhe ngarkohet Ministria e Brendshme të përballojë shpenzimet e varrimit të viktimave.

Previous articleAksident tragjik ne Himare, 13 të vdekur, 21 të plagosur
Next articleAlarm i rreme per bombe te Parku Rinia, arrestohet autori

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here