Home Aktualitet Prezantuesja simpatike e lajmeve Daniela Kostandini drejt divorcit

Prezantuesja simpatike e lajmeve Daniela Kostandini drejt divorcit

1360
0

daniela-kostandiniDaniela Kostandini është një figurë dhe imazh shumë familjar për të gjithë ne. Ajo ka shumë vite që jep lajmet në televizionin “Klan”, duke lënë mbresa të mira te shikuesit për një lloj modestie dhe pamje të paqtë, ndërkohë që lajmet që ajo jep, mund të mos jenë të tilla.

Por, me sa duket, në jetën private të saj nuk ka edhe aq qetësi e paqe, shkruan ‘PanoramaPlus’. Suplementi roze mëson se ajo dhe bashkëshorti i saj, i cili punon si gazetar në televizionin ABC, kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre. Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, ata që të dy kanë paraqitur kërkesën për divorc, saktësisht më 13.11.2014. Kjo kërkesë nuk ka rënë shumë në sy të gazetarëve që mbulojnë lajmet e kronikës, pasi Daniela ka mbiemrin e bashkëshortit, Gjencaj, në dokumente. Fakti që të dy kanë depozituar të njëjtën padi, tregon se divorci bëhet me konsesus.

Deri tani janë bërë dy seanca gjyqësore me objekt “zgjidhje martese dhe rregullim pasojash pas zgjidhjes së saj”, por te seanca e fundit nuk u paraqit bashkëshorti i Danielës, Ergysi, kështu që seanca e radhës u la më 2 shkurt 2015. Kujtojmë që çifti ka shumë vite njohje dhe nga martesa kanë dy fëmijë, dy vajza.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here