Një telefonatë anonime në sallën operative të policisë së Vlorës se në qendër të Tiranës është vënë një bombë ka vënë në lëvizje urgjente policinë e kryeqytetit.
Me të marrë informacionin nga Vlora, forca të shumta policie kanë shkuar menjëherë tek Parku “Rinia”, vend ku sipas telefonatës ishte vendosur edhe bomba dhe kanë bërë evakuimin e njerëzve të pranishëm në këtë zonë.
Forcat speciale kanë nisur menjëherë punën për të bërë verifikimet e rastit, por u vërtua se bëhej fjalë për një alarm fals.
Menjëherë policia ka nisur hetimet për ngjarjen duke bërë të mundur edhe identifikimin dhe më pas arrestimin e telefonuesit anonim.Nuk bëhet ende i ditur identiteti i të arrestuarit dhe arsyet që e kanë çuar të telefonojë në polici për të dhënë një alarm fals.