Tragjike ka rezultuar festa e pashkeve për familjen Lula nga Talja e Lezhes, teksa në një aksident rrugor në superstradën Laç– Lezhë ka gjetur vdekjen djali dhjetëvjeçar I kësaj familjeje dhe kanë mbetur të plagosur, katër anëtarët e tjerë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të Fushë Milotit, ku automjeti tip “Ford”, brenda të cilit ndodheshin pjestarët e familjes Lula, është përplasur me një “Fuoriostradë” që drejtohej nga shtetasja Elona Caushaj.
Përplasja ka rezultuar tragjike pasi viktimë e këtij aksidenti të rëndë ka mbetur 10-vjeçari Alesio Lula, ndërsa të plagosur kanë mbetur prindërit e tij Viktor dhe Luljeta Lula, motra Klaudia Lula dhe vëllai Renato Lula.
Të palgosurit janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak nga makina të rastit,ndërsa nuk ka të dhëna për gjëndjen e tyrë shëndetësore.
Policia rrugore dhe ajo e rendit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndaluar drejtuesin e mjetit tip Fouristradë. Ky aks rrugor vijon të mbetet problematik sa i takon numrit të lartë të aksidenteve rrugore me pasojë humbjen e jetëve.