Home Udhetim SmartWings fillon fluturimet nga Tirana ne Prage

SmartWings fillon fluturimet nga Tirana ne Prage

1525
0

Kompania “SmartWings” ka filluar te operoje ne linje direkte Tirane – Prage. Ajo ka hapur sezonin e verës këtë të enjte, kur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” mbërritën pasagjerët e parë të linjës direkte “SmartWings” nga Praga.

Shqipëria është kthyer në një destinacion shumë të preferuar, kryesisht për turistët çekë. Këta të fundit udhëtojnë individualisht për të eksplouar bregdetin, por edhe malet shqiptare.

Sipas statistikave, në vitin 2016 rreth 14.000 njerëz e vizituan vendin. Ndaj Ambasada Çeke po punon së bashku me partnerët shqiptarë për ta promovuar Shqipërinë si një destinacion të dëshiruar.

Kompania më e madhe ajrore çeke “Travel Service” operon udhëtime të rregullta nën markën e SmartWings. Për pasagjerët do të ketë dy fluturime direkte në javë, të hënën dhe të enjten, deri në fund të muajit shtator, ndërsa kompania synon që kjo linjë të kthehet vjetore për udhëtime të rregullta nga Praga në Tiranë dhe anasjelltas gjatë gjithë vitit. Lidhja direkte do të kontribuojë edhe në rritjen e numrit të vizitorëve shqiptarë në Republikën Çeke.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here