Home Udhetim Turizem ne Sazan, ishulli hapet ne 1 maj

Turizem ne Sazan, ishulli hapet ne 1 maj

1542
0

Ishulli që dikur synonte të zmbrapste pushtuesit, sot hap dyert për pushuesit që duan të vizitojnë Shqipërinë. Për gjashtë muaj, operatorët turistikë do të mund të përfshijnë në paketat e tyre turistike udhëtimin në të shkuarën historike dhe natyrën bujare të Ishullit të Sazanit.

Milva Ekonomi, ministre e Turizmit, tha: “Ishulli hapet më 1 maj dhe përfundon aksesi në të në fund të tetorit, më 31 tetor. Shumë shpejt do të ketë edhe një kalendar aktivitetesh”.

Ndërsa ministrja e Mbrojtes, Mimi Kodheli u shpreh: “Ishulli i Sazanit ka qenë dikur i banueshëm, por duke qenë në administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes nuk ka investime të mirëfillta turistike, por mendoj se është pikërisht ajo që tërheq më shumë”.

Qeveria synon të rrisë ditëqëndrimin mesatar të turistëve, duke ofruar një varietet sa më të gjerë të të bërit turizëm në Shqipëri. Në vitin 2016 ky tregues u rrit në 6.4 ditë mesatare nga 5.6 që ishte në vitin 2015. Në vitin që lamë pas, turizmi u rrit me 15%, duke çuar numrin e vizitorëve në 4 milionë e 700 mijë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here