Home Aktualitet Gjyqi ndaj Shullazit, deshmitari Beqja: Më kanë ofruar 7 milionë euro për...

Gjyqi ndaj Shullazit, deshmitari Beqja: Më kanë ofruar 7 milionë euro për t’u tërhequr

567
0

Pas dështimit të disa seancave gjyqësore, më në fund sot u realizua përballja gjyqësore e biznesmenit Ylvi Beqja me ata që ai i akuzon si gjobvënës ndaj bizneseve të tij, Emiljano Shullazi me shokë.

Beqja akuzoi Shullazin dhe anëtarët e tjerë të grupit se i kanë vënë gjoba si dhe e kanë kërcënuar. Madje kërcënimet sipas Ylbi Beqjat janë bërë dhe kur personi i tij ka qenë marrë në mbrojtje.

“Më kanë kërcënuar me pistoletë kur isha në mbrojtje”.

Më tej Beqja tha se autorët i kanë ofruar para që ai të tërheqë denoncimin që bëri në Polici.
“Më kanë ofruar 7 milionë euro për t’u tërhequr. 1 milionë në dorë, të tjerat brenda muajit”, tha Ylvi Beqja në sallën e gjyqit.

Të njëjtën deklaratë mbi kërcënimet, Ylvi Beqaj e ka bërë kohë më parë dhe para Prokurorisë së krimeve të Rënda.

Beqja pohon se me Shullazin është njohur në vitin 2014.

Por gjatë deklaratës së biznesmenit, ka pasur disa herë ndërhyrje nga të pandehurit që e kanë quajtur, ‘gënjeshtar’.

Më pas salla e gjyqit është përfshirë nga debate të ashpra mes biznesmenit dhe grupit Shullazi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here