Federate Shqiptare e Futbollit nuk ka rinovuar kontratën me trajnerin Josip Kuzhe. Gjatë takimit mes presidentit të FSHF-së dhe trajnerit kroat të dyja palët janë ndarë me consensus të plotë që do të thotë se Josip Kuzhe zyrtarisht nuk do të jetë më trajneri i kombëtares shqiptare.
Ndërkohë FSHF i ka dhënë dritën jeshile edhe emërimit të trajnerit të ri i cili do të nisë punën me miqësoret e muajit nëntor. Sipas Federatës Shqiptare e Futbollit trajneri i ri do të drejtojë kombëtare në “Brazil 2014”.