Home Aktualitet Berisha:Vrasja e Gadafit, ngushëllim për Libinë

Berisha:Vrasja e Gadafit, ngushëllim për Libinë

538
0

Kryeministri i Shqipërsisë Sali Berisha ka përshëndetur nëpërmjet një mesazhi lajmin e eliminimit të ish dikatorit libian Muammar Gaddaf.
Në këtë mesazh kryeministri shprehet:
“Këshilli Kombëtar i Tranzicionit u dha sot libianëve dhe mbarë botës lajmin e shumëpritur të daljes nga skena njëherë e përgjithmonë të ish diktatorit libian Muammar Gaddaf.
Ky kriminel, më i madhi në historinë moderne të Libisë, meritonte ndëshkimin më të madh sipas ligjit ndërkombëtar për krimet e rënda kundër njerëzimit që kreu ndaj popullit të tij.
Por le të urojmë që vrasja e tij të jetë një ngushëllim për familjarët e mijëra e mijëra burrave dhe grave, fëmijëve e të moshuarve libianë që ranë në pranverën arabe nga barbaritë e tij.
Më herët edhe kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, tha se kryeministri i Libisë, Mahmud Xhibril, ka konfirmuar se kolonel Gadafi ka vdekur.
Më tej ai theksoi se “sot është dita për t`i kujtuar të gjitha viktimat që vdiqën në duart e këtij diktatori brutal dhe regjimit të tij”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here