Home Teknologji Veliaj prezanton aplikacionin “Tirana Ime”

Veliaj prezanton aplikacionin “Tirana Ime”

729
0

Veliaj-gjate-prezantimit-te-aplikacionitKreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka prezantuar dje aplikacionin “Tirana Ime”, përmes të cilit ai tha se çdo qytetar i Tiranës mund të bëhet virtualisht kryetar i bashkisë përmes raportimit të shqetësimeve dhe duke kërkuar llogari për zgjidhjen e tyre.

Ai i ftoi të raportojnë problemet që i shqetësojnë dhe tha se përgjigjen do ta marrin po përmes telefonit.

Gjatë prezantimit Veliaj përmes një telefoni Android tregoi se si mund të përdorej aplikacioni, pasi shkarkohet në celular. Teksa në një moment tha se nuk ishte mësuar të shkruante me një telefon të tillë.

“Sa më shumë qytetar të raportojnë aq më të lehtë e kemi për të siguruar që burimet tona njerëzore nuk shkartisen në terren kot por për të shkuar aty ku është vërtet problemi. E di që ky është vetëm një mjet nuk është zgjidhja e gjithë problemeve të bashkisë…vetëm kur secili jep kontributin e vet ka të drejtë të kërkojë llogari”,- tha Veliaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here